E marte, 30.04.2024, 06:03 AM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

BE dhe Rusia, a mund të jenë miq?

E diele, 07.09.2008, 02:31 AM


Qeveria franceze deklaroi në fillim të kësaj jave se BE i konsideron marrëdhëniet e tij me Rusinë në udhëkryq, për shkak të krizës në Gjeorgji. Ky paralajmërim, nxjerr në pah mënyrën se si 27 liderët e BE-së mbërritën në Bruksel për një samit urgjent njëditor, që u mbajt në lidhje me krizën dhe luftimet në Kaukaz. Ky paralajmërim, që duket mjaft i ashpër, por bosh në brendësi, nxjerr në pah edhe mënyrën se si 27 liderët e BE-së mbërritën në Bruksel për një samit urgjent njëditor, që u mbajt në lidhje me krizën dhe luftimet në Kaukaz. Samite të tilla janë të rralla: i fundit u thirr në vitin 2003, për të debatuar në lidhje me luftën në Irak. Organizatori i samitit, presidenti Nikolas Sarkozi, sugjeroi se këndvështrimi i liderëve në lidhje me marrëdhëniet me Rusinë ishte një sinjal i fortë. Gjëja më e çuditshme është se ai mund të ketë të drejtë. Kur mbaroi takimi, pas katër orësh bisedime të mbyllura, 27 liderët e vendeve anëtare të BE-së kishin marrë një vendim të rëndësishëm, atë të pezullimit të bisedimeve për një marrëveshje partnershipi mes Europës dhe Rusisë, derisa trupat ruse të tërhiqeshin nga zonat e nxehta, të largoheshin nga Gjeorgjia dhe të ktheheshin në pozicionet ku ndodheshin para se të nisnin luftimet më 7 gusht.
Masat u shoqëruan nga një afat i rreptë. Sarkozi, vendi i të cilit mban presidencën e radhës së BE-së deri në fund të vitit, do të shkojë në Moskë më 8 shtator për të diskutuar lidhur me tërheqjen e trupave, si dhe masat e tjera të nevojshme, në mënyrë që Rusia të jetë në përputhje të plotë me marrëveshjen e armëpushimit prej pesë pikash të nënshkruar nga presidenti francez, Nikolas Sarkozi si dhe homologu i tij rus, Dimitri Medvedev. E vërtetë, kishte një element të errët në këtë marrëveshje. BE kërkon një marrëveshje të re partnershipi më shumë sesa rusët. Për më tepër, e njëjta marrëveshje është ngrirë dy herë para se të nisnin konfliktet mes Rusisë dhe Polonisë dhe Rusisë dhe Lituanisë, pa i çuar marrëdhëniet në krizë, sidoqoftë.
Angela Merkel, kancelarja gjermane, deklaroi gjithashtu se Rusia kishte rënë dakord privatisht të tërhiqte të gjitha trupat e saj duke i çuar ato në pozicionet e 7 gushtit, në një telefonatë mes presidentit francez dhe atij rus. Të 27 vendet anëtare arritën një marrëveshje unanime, duke deklaruar se në lidhje me Gjeorgjinë, Rusia e kishte kaluar vijën e padukshme dhe se qeveritë europiane nuk mund të vazhdonin më ashtu si më parë.
Duke pasur parasysh mënyrën se si u tha, natyra e saktë e kërcënimit që iu dha Rusisë kishte më pak rëndësi sesa fakti që ky kërcënim u bë. Edhe koha e samitit ishte domethënëse.
Më pak se 24 orë më parë, Medvedev kishte hapur një sfidë ndaj pjesës tjetër të botës, duke u bërë të ditur të gjithëve se si i sheh Rusia interesat e saj përtej detit, përfshi këtu edhe të drejtën për të mbrojtur jetën dhe dinjitetin e qytetarëve rusë, kudo që ndodhen. Medvedev shtoi se Rusia ka ndër mend të vazhdojë të mbrojë interesat e saj në “qoshet” e preferuara të botës, pranë kufijve apo në sferën historike të influencës. Nuk ishte i pranueshëm kthimi në ide të tilla si “sferat e influencës”, - tha Sarkozi në fund të samitit. “Jalta është histori e mbyllur”, - shtoi ai duke iu referuar marrëveshjeve pas Luftës së Dytë Botërore, që ndanë Europën më dysh, mes aleatëve fitimtarë të kampit perëndimor dhe Bashkimit Sovjetik. Bisedimet e vështira janë thjesht bisedime, por ato shënojnë një hap para për BE-në. Konkluzionet e para të samitit, të qarkulluara nga Franca, ishin të dobëta deri në pikën e parodisë. BE-së iu kërkua vetëm të ishte dakord që të tregohej vigjilente në lidhje me sjelljen e Rusisë që nga ky moment, deri në takimin e planifikuar muajin nëntor. Nëse Rusia nuk do të pranojë marrëveshjen e paqes, kjo mund të çojë në vendimet për të vazhduar diskutimin për rishikimin e marrëdhënieve. Edhe përçarja në bllok është e mundshme tani. Polonia, Britania dhe vendet baltike kërkuan masa konkrete ndëshkimi ndaj Rusisë. Shumë të tjera, si Italia, për shembull, hodhi poshtë bisedimet për sanksione. Në mënyrë melodramatike, Berluskoni e quajti Rusinë, një vend të pasur me fuqi bërthamore, që mund të vrasë këdo në këtë botë. Nuk ka asnjë garanci se Rusia do të ndryshojë qëndrim nën presion. “Momenti i sanksioneve mund të jetë afër”, - tha Sarkozi. Nëse ai nuk vjen, BE sidoqoftë tregoi se ishte e bashkuar. Koha do të tregojë me pas gjithçka. Por, një herë të vetme ama, BE provoi veten duke u bashkuar në kritikat ndaj agresionit rus. Kjo është një gjë e re dhe e mirëpritur.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora