E marte, 19.03.2024, 04:31 AM (GMT)

Mendime » Radovani

Fritz Radovani: Prof. Nikoll Dakaj, viktimë e 'revolucionit'

E premte, 08.09.2017, 07:22 PM


Nga Fritz RADOVANI:

PROF. NIKOLL  DAKAJ

VIKTIMË  E  “REVOLUCIONIT  KULTURAL”

(1920? – 1988)

1967 – Një Shqipni aq e vogel me aq shumë trazime, gati e pabesueshme!

Frenat e shtetit gjithmonë nder duertë e vrasësve injorantë. Po Europa, shka thotë?

– Shkoni në Shqipni e shikoni modelin e “harmonisë fetare”, si aty askund tjeter!

Hapja e Dosjes së Prof. Nikollë Dakës, asht një tregues i saktë i atij “Revolucioni” që ende sot nuk e njeh jo vetem Europa, po perveç Kinës, vështirë se din kush shka u ba?

Në Dosjen e Tij  shumë shkodranë do të gjejnë “shumë sekrete” që nuk i mendojnë!!

Perpara arrestimit të dytë kur po zhvillohej “Revolucioni Kultural i 1967” edhe unë e kam njohë Profesor Nikollen, vetem per paraqitje. Një Burrë i heshtun, me një paraqitje të kujdesëshme dhe gjithmonë i gatshem me të pershndetë me perzemersi. Fliste me za të lehtë dhe t’ jepte pershtypjen se nuk e flet një fjalë pa e mendue mirë perpara...

Atë ditë kur asht hapë fjala per arrestimin e Tij, jam kthye me i tregue atë lajm edhe Prof. Gasper Ugashit, i cili u mpij dhe ju mbushen sytë me lot... Nuk e dijshe se janë njoh në Normalen e Elbasanit, ku e kishte drejtue Prof. Karlo Gurakuqi, porsa asht kthye nga Italia dhe e rekomandonte Prof. Gasprin me e ndihmue se asht një “djalë i ri, po me një

përgatitje të admirueshme në fushen e Gjuhësisë dhe si perkthyes nga italishtja...”

Prof. Gaspri filloi me dyshue per ndonjë “informacion” të dhanun per perkthimet e Tij dhe, per disa punime që kishte fillue qyshë i rij në Elbasan, po, që ishin të ruejtuna nga Prof. Nikoll Dakaj teper sekret, mbasi nuk perputheshin me zhvillimet e kohës. Ishte në dijeni edhe per konsideraten e Prof. Joklit, kur Prof. Nikolla, ishte 21 apo 22 vjeç i rij...

Nga Profesorët Guljelm Deda, Arshi Pipa dhe Gasper Pali dinte prirjen e Prof. Nikollës në folklor, histori dhe dramaturg me prirje shumë moderne. Shkruente po thuej në të gjitha revistat e kohës me disa pseudonime: Melibeu, Basho Jona, NI, N.D., etj., se

landa që botonte ishte e shumtë dhe e njëkohëshme mbrenda Atdheut. Autorë të mëdhaj të letërsisë antike greko e latine dhe asaj italiane prej Homerit, Virgjilit, Horaci, Dante, Petrarka, Leopardi, Karduçi, Manzoni, të gjithë i gjenë në përkthimin mjeshtror të Prof. Nikoll Dakaj, me një gjuhë të pastër e të gjallë e me atë tingullin akustik të Maleve që kanë në origjinal, ku ruhet struktura e vargut, rrima dhe figuracioni i pasun.

***

Poema "Koineja e gjuhës shqipe", u shkrue me një frymë Burrash, me çiltërsi, me vrullin e një shperthimi të mbrendshem, kur “kazma dhe pushka” i rrenonin thëmelet...

Nuk ecën para gjuha me ligje e dekrete,

as me vendime gjuhëtarësh gjysmakë,

që vetë të zbehtë fjalën e kanë të pakë

e s'u shkon as proza, as vargu nuk u vete.

Mjeshtria e fjalës, zotësi më vete,

thithet në vogëli nga gjyshja plakë,

merr turr e rritet, digjet zjarr e flakë

e n'gojë të poetit buron si mjaltë blete.

Fatkeqsisht disa nga veprat e Prof. Dakaj janë zhdukë. Barbari Ramiz Alia, kur po i vente kazmen kulturës Veriut, ngarkoi skilen Jup Kastrati me detyren e njohun tashma: “Kryetar i Komisionit Përzgjedhjes Leteratyrës Fetare Kishtare”, mbasi ia kishte marrë doren asaj punë që në vitet 1950, me shkenctarin At Justin Rrota...

Prof. Nikolla asht e vertetë se studjoi në shkollat e Klerit Katolik, po Prift nuk ishte...

Atëherë pse u arrestue? – Ishte e mjaftueshme kenja Katolik. Kaq i duhej drejtuesit të “Revolucionit” Ramiz Alia në Shkoder, mandej Xhemal Dinat e Musa Krajat plotsonin dokumentacionin dhe zhdukej ajka e kulturës së Veriut perjetsisht. Ndonse, Profesor Nikolla, plotsonte edhe një kusht ma shumë “me kenjen nxanës i At Gjergj Fishtës”!

At Gjergj Fishta, mbasi kishte lexue poezinë "5 Maj" të A. Manzonit të përkthyeme nga nxanësi i vet i apasionuem tek artet e bukura, në mencë gjatë ngranjes së mëngjezit i asht drejtue para të gjithëve i entuziazmuem: "O Nikollë, ma ke kalue!"

Po, Prof. Nikoll Dakaj i këndon Dedë Gjo’ Lulit dhe, asnjëherë nuk harroi At Fishten:

- Sa Osja bashkë e Marash Ucit t'kndohen –

Gjithmon Atmes do t'i rrijë parzmore,

Gjithmotin FISHTËN gjallë e ruen ndër ne,

Valët e Drinit sa t'dynden rrotullore.

Prof. Nikoll Dakaj asht Burri i Hotit, që mbeti deri diten e fundit të jetës Atdhetar!

Madhështia e Tij qendron në paften e bronxit që Trimit i ngjeshej per parzem...



(Vota: 11 . Mesatare: 2/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora