Mendime » Radovani
Fritz Radovani: Varrimi i dialektit geg
E shtune, 24.06.2017, 05:16 PM
Nga Fritz RADOVANI: Pjesa e XVII.
45 VJETORI I VORRIMIT GJUHES GEGNISHTE
1462: KËSHTU FILLOI “GJUHA E KRISHTIT” !
POPULL SHQIPTAR! VETEM TI FILLOVE ME SHKRUE I BEKUEM !
1972: 20 – 25 Nandor, në prag të 60 vjetorit të shpalljes së Pavarsisë Kombtare, u thirr Kongresi që do të mbyllte diskutimet per drejtshkrimin, që kishin fillue në vitin 1967 njëheri me “Revolucionin Ideologjik e kultural” të tipit kinez, atëherë kur u caktuen edhe parimet themelore të hartimit të drejtshkrimit të gjuhës letrare kombtare.
87 Delegatët që i moren ata vendime ishin mbledhë me “kambë të kalit” nga trojet e “shqiptarëve” të Jugosllavisë, Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi dhe Arbëreshët e Italisë që “asnjeni”, as sot nuk di me shkrue pa gabime Gjuhen Shqipe, sepse “të gjithë bashkë ishin pa përgatitje kulturore”, per me marrë vendime të tilla per Gjuhen Letrare Shqipe.
Në 87 delegatët “ndoshta” Prof. Eqrem Çabej e Prof. Kolë Ashta, banin perjashtim, per të tjerët mund të thohet pa frikë shprehja e vjeter: “I kishin dalë zot si magjypi Dinit...”
Rezoluta pohon, për herë të parë se “populli shqiptar ka teshmë një gjuhë letrare të njësuar”. Kështu Kongresi mbylli periudhën kur gjuha letrare shqipe funksiononte në dy a më shumë variante dhe hapi një periudhë të re, periudhën e një gjuhe letrare të vetme, të njësuar.” (Fjalori Enciklopedik Shqiptar, 1985, fq. 510. Tiranë).
Referati qendror i Kongresit u mbajt nga Androkli Kostallari. Edhe Fjalori Enciklopedik e ka vue emnin e tij pa asnjë titull... Mbas Kongresit 1972 dekorohet me Urdhërin "Naim Frashëri" të Klasit të Parë, dhe ka vdekë “Mësues i Popullit” me disa tituj.., shperblim!
Epitafi mbi vorrin e Gjuhës Gegnishte mbyllet me këto fjalë: “Kongresi i Drejtshkrimit ishte një fitore e vijës marksiste – leniniste të PPSH për zgjidhjen e drejtë të problemit të gjuhës sonë letrare kombtare. Ai ishte shprehje e dashurisë së thellë të gjithë popullit shqiptar për gjuhën e vet amtare dhe e kujdesit të tij të pandërprerë për zhvillimin e lulëzimin e saj.’ (Po aty fq 510). “Kongresi i drejtshkrimit i vitit 1972”, ishte vula me të cilen Enver Hoxha ka nenshkrue zyrtarisht me djallzinë e një “ateistit” të 1967 se:
“Shqiptarët duhet t’i përshtaten Kur’anit!” (Enver Hoxha “Shenime për Lindjen e Mesme”) Një mendim që sot ka pushtue edhe Akademinë e Shkencave Antishqiptare!
E per fatin e keq të Shqipnisë, me këta tradhtarë kanë bashkpunue edhe shumë të tjerë nga diaspora Shqiptare prej Amerikës dhe deri këtu n’ Australi. Këte fakt e provojnë sot programet shkollore që kanë perjashtue ajken e kultures sonë kombtare, e që janë:
Imz. Pal Engjulli, Don Gjon Buzukun... Don Aleksandër SIRDANI, At Anton HARAPI, Anton LOGORECI, At Anton ZANONI, Arshi PIPA, At Bernardin PALAJ, At Benedikt DEMA, Branko MERXHANI, At Daniel GJEÇAJ, Dedë GAJTANI, Engjëll RADOJA, Ernest KOLIQI, Et’hem HAXHIADEMI, Elena LULI, Faik KONICA, Frano ALKAJ, At Gjergj FISHTA, Gjergj PEKMEZI, Gjon SINISHTA, Guljelm DEDA, Ilo Mitkë QAFËZEZI, At Justin RROTA, Don Kolec PRENNUSHI (Pseudonim Mujs POLEMI), Karl GURAKUQI, Kolë Bib MIRAKAJ, Kolë THAÇI, Konstantin KOTE, Kostë A. ÇEKREZI, At Konrrad GJOLAJ, Krist MALOKI, Kristo FLOQI, Don Lazër SHANTOJA (Pseudonim Y...), Lef NOSI, Imz. Luigj BUMÇI, At Luigj MARLEKAJ, Luigj THAÇI, Lumo SKËNDO (Mit’hat FRASHËRI), At Marin SIRDANI, At Mark HARAPI, Mark DEMA, Martin CAMAJ, Mati LOGORECI, Mehdi FRASHËRI, Musine KOKALARI, Mustafa KRUJA – MERLIKA (Pseudonim Shpend BARDHI), Namik RESSULI, Ndoc VASIJA, Don Ndre ZADEJA, Don Nikoll GAZULLI, Nikoll DAKA, Don Nikoll MAZRREKU, At Pashko BARDHI, At Pjeter MËSHKALLA, Imzot Preng DOÇI, Qemal DRAÇINI, Sami REPISHTI, Simon SHUTERIQI, Stavro SKENDI, Tajar ZAVALANI, Vangjel KOÇA, Vasil ALARUPI (Bendo Shapërdani), Imzot Vinçenc PRENNUSHI, Zef M. HARAPI, Zef SCHIRO Jr. (I riu), Zef ZORBA, Zoj XOXA, At Zef VALENTINI, etj...
?Shkrimtarët dhe “Akademikët” tanë sot thonë: “Ata që u shemben... U shemben...!”
Dhe, shembja e plotë u perfundue me “Revolucionin Ideologjik e Kultural të 1967”!
SHQIPNIA E GJERGJ KASTRIOTIT me “Kushtetuten e vitit 1975 u shpall ‘Shteti i parë ateist në Botë !”, vetem per të fshij perfundimisht Historinë e lavdishme të Skenderbeut, per të shkëputë perfundimisht lidhjet mijvjeçare me Europen dhe, me justifikue botnisht “Gjenocidin sllavokomunist anadollak kunder Klerit Katolik Shqiptar të vitit 1944 – 1991”. Po inteligjenca e përgatitun në Europen Përendimore!?
Ndoshta, edhe mbeti ndonjë deri vonë tue veshtrue se shka po ngjanë mbas 1991?!
Boll pak e ma pak se askush prej Atyne Burrave që njiheshin per të dijtun dhe të fortë per kah trimnia. Ishte një brez që nuk persëritet kurrma! Pa shkolla e njerzë të dijtun Trima, asht vështirë me u mendue se mund të bahet prap Shqipnia!
PO DEDA I GJO’ LULIT PSE DHA JETEN PER SHQIPNI?
Dha jeten e me Te u vranë djelmët e far’ e fisi, e askush nuk kujtohet per veprat e Tyne!
Po, po, bash Ai Burrë, që sot nuk ka as vorr!.. Gati askush nuk e di të vërtetën se në qelën e At Mati Prennushit, në Gerçë, shkon Imzot Lazër Mjedja e organizojnë takimin historik ku përpilohet një dokument i randësishëm: “Memorandumi i Gerçës”, më 23 qershor 1911, që i prinë ngjarjes së madhe të Pavarësisë Kombtare në Vlonë, më 28 nandor 1912. Ky Memorandum u shkrue në gjuhën frenge nga dora e atdhetarit Luigj Gurakuqi dhe u përpilue nga Imzot Lazër Mjedja, Luigj Gurakuqi, At Mati Prennushi, At Buon Gjeçaj, dhe asht nenshkrue nga: Sokol Baci i Grudës, Ded Gjon Luli i Traboinit të Hotit, Dedë Nika Bajraktar i Grudës; Dodë Preçi Bajraktar i Kastratit; Tomë Nika i Shkrelit, Col Dedi i Selcës Këlmendit; Lul Rrapuka i Vuklit të Këlmendit; Llesh Gjergji, Bajraktar i Nikçit; Gjeto Marku i Hotit; Mehmet Shpendi, i pari i Djelmënisë së Shalës; Martin Preka i Shkrelit; Prelë Marku, Bajraktari i Shalës, Avdi Kola Bajraktar i Gimaj, Nik Mëhilli i Shllakut, Pup Çuni Prekalor, Binak Lulashi Toplanas; Bash Bajrami Bajraktar i Nikajve dhe Bec Delia. (Marrë nga libri “Dedë Gjo’ Luli”, autor F.R., 2011)
***
1944 Dikund, nder faqet e “Hyllit të Dritës” e kam lexue shumë kohë perpara një nga thanjet e paharrueshme të At Gjon Shllakut O.F.M., i cili u torturue derisa u pushkatue:
“Shka i fali Françeskani nder kohët e mbrame Shqipnísë?
I fali vehten, i fali jeten e vet. Janoshi e Zymbi janë stërklatë e lá me gjak fretensh të vrámë. I fali, i pasqyroi Shqypnísë edhè vehten e Saj. I këndoi më Lahutë Kangët e Kreshnikëve, Besën e Burrninë, i ruejti “Kanunin e Lek Dukagjinit”. Prrallat e lojët kombtare, gojëdhanen e Skenderbegut. Pse e pat gjithmonë per zêmer Visarin Kombtar. Françeskanët i falen Shqipnísë Poetin e fisit, të rracës.
Shka u ká detyrë Shqipnia Françeskanvet? – Kurrgjâ.
Pse Françeskanët janë të Shqipnísë.”
E pra, edhe duheshin “zhdukë por, dhe harrue”!
Po, “Visaret Shpirtnore”, jo, jo! Edhe Ata janë Gegnisht !!
Lutjet e permbledhuna në libretin e vogel nga Don Kolec Prennushi nuk zehen me gojë!
Se shka do të bahet me Shqipninë mbas vitit 1950, Don Koleci, e ka thanë haptas dhe “me shkronja të mëdha” në mbledhjen e Klerit Katolik Shqiptar, kur diskutohej prej Tyne “Projekt – Statuti i Kishës Katolike Shqiptare” i propozuem nga Enver Hoxha...
Ata që mbas vdekjes së Don Kolecit e aprovuen Statutin në vitin 1951, u zhduken nga vetë diktatori Enver Hoxha, dhe shumë prej tyne besoj se, “u penduen”, por vonë!
Kumbonët bijnë per me i ndigjue!
Mohuesit e “Visarit Shpirtnuer” të Shqiptarëve, janë vetem tradhtarë të Atdheut e Fesë!
E “Visari Shpirtnuer” i shumicës së Popullit Shqiptar asht pikrisht Gegnishtja!
Pjesa e XVII.
Melbourne, 16 Qershor 2017.