E premte, 26.04.2024, 02:37 AM (GMT+1)

Kulturë

Faruk Tasholli: Blerim Destani po e vë këmbën në Hollywood

E merkure, 03.09.2008, 07:50 PM


Blerim Destani
TAKIME

 

BLERIM DESTANI PO E VË KËMBËN NË HOLLIVOOD

 

Nga Faruk Tasholli

 

Pasditë verore. Takimin e lëmë në kafenenë e vogël La Cosa Del Habano në pjesën më prestigjioze të Dyseldorfit ku më së shumti frekuentojnë aktorë, modelistë, këngëtarë, sportistë. Në këndin e kafenesë, me një cigare kubaneze të ndezur, na pret Blerim Destani, djaloshi që tashmë po hyn në arenën e artit filmik. Ai është paksa i heshtur, i dashur, fisnik dhe mbi të gjitha i afërt.  I lindur në Gjermani, me fëmijëri të kaluar në Tetovë, dhe që nga mosha 16-vjeçare sërish i kthyer po në Gjermani, synon portat e Holliëood-it. I pasionuar pas filmit, mbaron një kurs aktrimi në Londër, pastaj vazhdon studimin për këtë fushë në Köln, derisa  triumfalisht shfaqet ne ekran. Me blerimin flasim për gjithçka nga pak, duke dashur për pak kohë, ta sjellim portretin e tij para lexuesve.

 

Po e nisim bisedën për hapin e parë në aktrim?

 

-Po bën. NË vitin 1993 në Tetovë xhirohej filmi televiziv “Aty ku nuk lind dielli”. Isha fëmijë e, rastësisht më fton një aktor që luante aty për një rol episodik. Shkova, luajta dhe mbeta i lidhur me këtë punë.

 

Pastaj erdhe në Gjermani?

 

-Në Gjermani erdha si 16-vjeçar. Po në qytetin ku kisha lindur, në Stolberg afër Ahenit, prej nga si foshnjë dyjavëshe më kishin çuar në Tetovë. Edhe pse kisha familje e farefis, në fillim hyja vështirë në këtë boto krejtësisht të re. Duhej mësuar gjuhën, duhej vazhduar shkollimin etj. Këto kërkonin kohë e mund. U inkuadrova në shoqata futbolli dhe në karate që këtu ka mjaft. Më ndihmuan shumë që të kem shoqëri të re, të fitoj shkathtësi dhe dije vazhdimisht.

 

Cili është ai film që të përcjell vazhdimisht, që më së shumti të ka lënë përshtypje dhe që ndikon  vizionin tënd aktoresk?

 

-Është filmi Once upon a time in Amerika (Na ishte një kohë në Amerikë). Ky është ende film favorit ku vazhdimisht mësoj nga diçka të re. Janë të përpikta dhe harmonike, si regjia, ashtu kamera dhe loja e aktorëve.

 

Mos të harrojmë angazhimet e para që bëre në film?

 

-Nga viti 2000 u angazhova në një rol në filmin Metropolet ndërsa më vonë në atë “Etjet e Kosovës” të rëgjisorit Sunaj Raça. Në këtë film luaj rolin e një vullnetari të UÇK-së që është një dramë e thellë personale.

 

Si duket, angazhimi më serioz deri tash është ai në filmin Koha e kometës të regjisorit Fatmir Koçi, ku skenari bazohet në romanin “Viti i mbrapshtë” të I.Kadaresë?

 

-Aty luaj rolin e Shestan Verdhës, një përsonazh mjaft karakteristik dhe interesat në botën shqiptare të gati para një shekulli. Shestani vazhdimisht kërkon të luftojë diku dhe për çudi, ditën kur ai martohet, nis Lufta e dytë botërore. Filmi është shfaqur në Berlin, pra në festivalin Berlinalie dhe është pritur shumë mirë. Pos aktorëve shqiptarë, aty luajnë edhe të tjerë, si Ralf Müller e Thomas Heinze, ndërsa premiera para publikut shqiptar në Tiranë pritet të mbahet së shpejti.

 

Filmi dhe festivalet, sigurisht, të kanë dhënë elan, nxitje dhe mbi të gjitha, keni krijuar miqësi me shumë aktorë.

 

-Kjo është e vërtetë. Deri tash kam pasur vështirësi të ndryshme. Po ta kisha babin regjisor do ta kisha më lehtë. Por falë punës dhe talentit dhe shfaqjes së tij në kohën e duhur, më në fund triumfova. Në fillim ia kam frikësuar shumë kamerës. Tash më pak. Vetëm për rolin e Shestan Verdhës më janë dashur tre muaj të përgatitem. Pra, të vijë roli te unë. Ndërsa tash  po përgatitem për dy role të reja, njërin për një projekt hollivudian dhe tjetri në në film gjerman, me Verona Pot. Tashmë kontratat janë kryer dhe xhirimet fillojnë në shtator. Të shtoj se angazhimi në film ka bërë të kem shumë miq, si Ralf Müller, Ralf Schumacher, Verona Pot, Marina Lusha, Denin Haper, Mark Kened  e deri te Eliza Dushku e Arnold Schëarzeneger. Ndërkaq për rolin e Shestan Verdhës më ka përgëzuar edhe aktori ynë i madh Bekim Fehmiu. Kjo ishte një kurajo e madhe për mua.

 

Ku je në planet tjera, sidomos në jetën private?

 

-Ha-ha-ha! Ende jam beqar, sado që nëna përditë më bën presion të bëhem me nuse. UNË nënën e dua shumë dhe një telefonatë e saj, më bën ta ndërpres çdo mbledhje, çdo takim të rëndësishëm, derisa me të ta kryej bisedën.  Por kur është fjala te nusja, ende po i eskivoj dëshirës së saj, derisa të vijë vetë momenti kur unë bindem. Ndërkaq me familjen jam shumë i lidhur. Emrat e vajzave të vëllezërve i kam të tetovuar. (Në çast shpalon llërën ku lexohen: Medina, Lara). Të shtoj këtu se unë jam adhurues I flaktë i motorëve. Kam motorin Harli Dejvid Don. Shpesh me të shkoj nga Gjermania deri në bregdetin francez, atje krejt poshtë. Mos të harroj se tash së voni kam bërë një kontratë edhe për reklamimin e tipit më të ri të veturës Audi.

 

Blerim Destani vazhdon të punojë dhe t’u gëzohet sukseseve. Derisa babai i tij Lazimi  është një nga personalitet më të njohur të biznesit, jo vetëm te shqiptarët, ku bëjnë pjesë edhe dy djemtë e tij të tjerë Nazifi e Selimi, Blerimi i është qasur ekranit. Hapat e tij premtojnë një të ardhme të ndritshme.                     



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora