Kulturë
Kalosh Çeliku: Varrimi i kufomave politike
E marte, 20.06.2017, 06:52 PM
VARRIMI I KUFOMAVE POLITIKE NË BIBLIOTEKËN KOMBËTARE
NGA KALOSH ÇELIKU
(E gdhiva Veten
në Ëndërr)
Pasmesnate, ende i pagjumë. Djersë
Djalit Vogël, nesër t’ia siguroj bukën.
Shteti “përbashkët” e kishite hudhë në rrugë
Shkaku shkrimeve të mia publicistike?!
Dy djemtë tjerë e kishin shaluar Atin
Dhe, nuk kishin nevojë në kët luftë me penë.
Fushëbetejë, ku pak veta kthehen në Shtëpi.
Edhe lëmsh shkoj në shtratin e drurit plepit
Cilit mik t’i huazoj para. “Armë” politike?!
Gjumi më merr pak para Agimit Madh:
Para të paluara dengje-dengje rreth meje si Poet
Posa, kishin dalë të “freskëta” nga shtypshkronja.
E dija se, nuk është shenjë e mirë mistike
Unë e prisja Veten ta shoh në një tjetër Ëndërr.
Ditën e nesërme u dhash ushqim maceve
Hisen time, në frigorifer: Dy vezë të ziera.
Edhe, dy të tjera për Djalin e Vogël. Viktimë
Veten, e gostita me dy gota raki rrushi.
Ushqimi im i përditshëm, në Bit - Pazar
Mes dudumëve. Dhe, ferexheve të zeza...
(Sot u zgjova në shtrat
me Natën)
Pak poetë e ngatërrojnë Ditën me Natën
E, Unë e ngatërrova Ditën me Natën?!
U zgjova pasmenate me Natën. E diel.
E kisha kaluar të shtunën mes Mutit Madh
Lakuriq, në një kabinë banjoje, në dy kate
Përpiqesha me ujë ta laj Veten nga Muti!
Telefoni celular mbi kokë ma bëri me dije:
Sot është e diel. Dita e djeshme iku në gjumë.
Askush, herët në mëngjes nuk kishte ardhë
Gaçi me bishtin mbi shpinë. As Djali Vogël.
E kishin parë me sy, se: jam harruar në gjumë
Përçudi, i kisha ngatërruar Ditën me Natën?!
Ditën e shtunë e kalova fundekrye në gjumë
Ditën e diel, syhapur i zgjuar mes librave. Lugat.
Shenja çmendurie, do të thoshte Nëna ime Plakë
Imzot! E ngatërrova të Shtunën me të Dielën?!
Gjithë jetën kisha fjetur me Ditën mes Poezive
Sot, papritmas u zgjova në shtrat me Natën...
(Edhe kur t’u teket
e vrasin një varg)
I ndalin dritat kur t’u teket hadumët
Vetëm poetëve. Por, jo politikanëve.
Edhe të lënë pa bukë. Drita. Diell.
Nuk ka problem. Ti ke lind në errësirë
Luftë bën me Penë të dalësh në Dritë.
I ndalin dritat, kur t’u teket hadumët
Papritur të lënë pa bukë në errëzirë.
Dhe, e vrasin një varg rrebel Poeti.
Dudumët, që nuk e dinë ende Sot
Se, Poeti hakmirret edhe më keq
Sesa, partizanët e Rrospive politike...
(Përgjigje Gjenerales
në Luftën paqësore)
Pasdite marr Letër t’i shkruaj Gjenerales
Përmes internetit që ma ka rritur çmimin:
5.000000 dollarë. Paqësore që kërkonte Sot
Një Jetë të Re: Pa krime. Dhe, Luftë.
Jetë të lirë Katundi. Që, Unë s’e kam si Poet
Edhe Sot e kësaj Dite, nën Rrap e Qytet.
Dhe, kur vendos t’i përgjigjem Gjenerales
Mundet. Vetëmse, pa ato Çmime dashurie.
Papritmas, ndalen dritat. E vrasin një përgjigje
Mesdite, keq një varg. Çmim Poeti Shqiptar.
Ditën e Nesërme, e përcjell Natën Nuse
Edhe Ditën. Edhe netët një javë me koçi.
Nevojë kam për Vetmi. Dashuri. Dhe, Liri
Përditë, më vrisni me plumba kaq të “lirë”?!...
(Varrimi i kufomave politike
në Bibliotekën Kombëtare)
Edhe, m’i morët gati të gjitha pasuritë:
Arat e gjata. Livadhet. Pyellin e Babait.
Gruan azgane. Edhe Miket besnike
Honoraret e librave mi të “rrezikshëm”.
SHGB “ASDRENI”. Paratë në Bankë
Vetëm jo, edhe Penën time rrebele!
Dje, e Sot krah për krahu në Luftë
Ndez zjarre nëpër shkolla. Biblioteka.
Po. Gati m’i morët të gjitha. Plaçkitët
Pasurinë e Babait. Gratë e mia besnike.
SHGB “ASDRENI”. Paratë e librave
Jo, edhe Penën me të cilën hapa shtigje.
Edhe, luftë keni bërë të hyni në Libra
Pavetëdije se, Unë e shkrepi Penën.
U palojë kufoma në Bibliotekën Kombëtare...
(Katundin e solla Sot
në Kryeqytet)
Një javë plot ika nga Kryeqyteti
U ktheva në Katund pa drita.
Qytetërim. Pothuajse, në Mesjetë
Shkaku, se: Kryeqyteti m’i ndali dritat
Katundi ndezi Qiririn e Xhaxhit Naim.
Vërtetë, jetë e bukur në Kryeqytet
Pa drita. Pa shporet elektrik. Frigorifer.
Radio. Televizor. Internet. Facebook
Katundin, sot e solla në Kryqeqytet:
Macet e mia burra. Gra e fëmijë të prapë
Shtëpinë ma pastrojnë nga gjarpërinjtë...