E premte, 26.04.2024, 04:29 AM (GMT+1)

Kulturë

Pilo Zyba: Poetit Azem Shkreli

E hene, 13.03.2017, 02:04 PM


PILO ZYBA

 

Nga libri..."Këngëtarët e Kombit"

 

SHQIPONJAT KTHEHEN NË FOLE

 

- poetit Azem Shkreli –

 

Në Grykën e Rugovës

Oshëtijnë lisat,

Rrjedhin ujvara ëndërrash,

Lëshohen si flokë të larë vajzash

Mbi supet e ashpra të shkëmbinjve,

Jehona, futet në lahuta,

Dhe thellë në fyejt e barinjve...

 

Një blegërimë në formën e notës,

I flet shurdhërisë së kohës.

Liria kërkon të ngjitet,

I bien, plagoset, por nuk mund të vritet.

 

Unë i njoh, dhe i deshifroj meloditë,

Sepse në glob, gjuhën time kanë perënditë...

I njoh sinfonitë nëpërmjet erës,

Dhe trokëllimës në pentagrame dhe vargje,

Kanë lëkundjen e djepave nëpër pragje...

 

Hesht, pyes shoqëruesen time:

- Enxhi, dëgjoj që fryn erë me ligjërime?

 

- Nuk janë erëra, më thotë,

Me diksionin e saj të plotë,

Kalojnë ushtritë me kuaj,

Karvanë të gjatë, të mëdhej,

Shkojnë në malet e larta, përtej - përtej,

Janë të ngarkuar me hejbe mendimesh,

Marrur nëpër shekuj gjëmimesh.

 

Qëndroj, dëgjoj...

Vë dorën te veshi për një këngë majë krahu,

Jo për të kënduar vetë,

Por për të dëgjuar sinfoninë që bien retë.

Trokëllimë, ritëm dhe muzikalitet,

Koncert në tokë, në qiell dhe në det...

Enxhi më thotë:

-Azemi po thërret!

 

Azemi ka vite që ditën e lirisë

E mbolli në këto anë,

Dhe malet, krismat, thirrjet, jehonat,

E mbajtën, dhe të vritej nuk e lanë...

 

Enxhi, mërr pamjen e bukur të një ujvare,

Flokët mbi supe si derdhja e një Niagare,

Më tej një zog nga maja e një shtogu,

Cicërin, “Ma ktheni lirikën e një zogu”,*

Fjala pa përgjigje më ngeli,

Pranë nesh kishte ardhur Azem Shkreli.

 

- Azem...Azem...sa munda thërrita,

Zëri im u ngjit, u kacavjer nëpër prita,

Azemin nuk e pashë,

Vetëm krahët e një Shqiponje nga vinte drita...

 

“Ëngjejt e rrugëve”* na dolën përpara,

Legjione të tëra mendimi,

Legjione nga gjithmonë vjen agimi...

 

“E di një fjalë prej guri”,*

Është besa e një burri...

Është baruti në kutinë e duhanit,

Që i jepet mikut për vdekje e gëzime,

Që i jepet trimit për flijime...

 

Vë veshin, dëgjoj ngadalë,

Pranë, “Pagëzohet një fjalë”,*

Në vaskën e madhe të natyrës.

Pagëzohet vetë fjala,

Nga thellësia,

Del mendimi nga vala.

Dielli hedh mbi të larushi,

Malet e pagëzojnë, ILIRI...

 

Lisat tundin krahët,

Zogjtë lënë foletë,

Janë lajmëtarët që marrin retë...

 

Krahët ngjyer me dritë,

Lart, larg me Perënditë,

Flasin dhe këndojnë trimëritë...

 

Gjethet fërshellejnë tingull,

Malet thikat - kreshta ngrejnë lart,

Vargjet e Azemit ngjiten në art...

 

Mbi male ka vetëm qiell,

Karvane resh ngarkuar,

Mes tyre zëri i poetit

Kohët duke orkestruar...

 

Flasin ujrat dhe blerimet,

Ylberë, ngjyra dhe harqe,

Mendimi i poetit kthyer në vargje...

 

Thërras:

“Azem Shkreli, a pret miq”?

Oshëtin thellë lugina,

Më pas në sfond dy vetëtima.

Dy fjalë nga Azem Shkreli,

Që ligjet e artit kurrë si perkedheli,

Me majën e penës i pikturoi, shkeli...

U ngrit mbi botën e poezisë,

Dhe i këndoi ndryshe Ilirisë...

 

Marrim rrugën andej nga drita na foli,

Krushku i fjalës përpara na doli,

Krushk të tillë nuk pashë kurrë,

“Zogj dhe gurë” “zogj dhe gurë”*...

 

Zogj të gdhendur në Sfinksa

Maleve të Rugovës,

Gdhëndur nga gleta e poetit,

Me mendimin e dallgës së detit...

 

Çdo shkëmb një përmendore

Ku fjala na mërr për dore,

Na end shpateve

Për të parë se, fjala e bukur,

Ku fshihet, ku është e futur?

Ku vajti poeti Azem dhe e gjeti,

Ku e mori, e çojë akoma më lart,

Për kalanë e të bukurit art?

 

Një mal ul kryet, kur na sheh pranë,

Na flet si plak i moçëm,

I ulur në sofër, në muranë:

 

“Azemi i vogël

Më hipte shpesh mbi supe,

Sepse në shpatullat e mia mbjellë,

Folenë kishte një shqiponjë në shpellë...

Azemi nuk kërkonte kosheret,

Ku bletët zukasin me poteret,

Dhe pse brënda ato kanë mjalt’,

Por ai më hipte mbi supe, ngjitej lart...

 

Kërkonte folenë e Shqiponjës,

Që prej hapave të tij dhe jehonës,

Mërrte fluturimet mbi malet,

Dhe Azemi i fliste që të ndalet...

 

Dhe mbetej me fytyrë nga qielli,

Deri sa në horizont perëndonte dielli,

Kthehej në shtëpi i mërzitur,

Pse, dhe me lart akoma nuk ishte ngjitur...

Ndonse shpend i ri, lart, shumë lart,

Kërkonte të ngrinte çerdhen në art...

 

Priste, priste të kthehej Shqiponja në fole,

Mbi krahë qiejsh nëpër re,

Por kurrë e plagosur dhe nën fre...

Dhe Azemit i vinte mirë:

“Fjala është zog i lirë”.*

 

Linte në folezë vargje, poezi si vezë,

Dhe ikte,

Zbriste rrugës për në Pejë,

Për artin e bukur, në tjetër betejë...

 

Vargjet zogj të vegjël,

Shqiponja i mbulonte natën me krah,

U jepte ëndërra për fluturime të mëdha...

 

Azemi çdo ditë në supe më ngjitej,

Herë gervishtej dhe herë vritej,

Me Shqiponjën, vargju rritej – rritej...

 

Vargjet në poezi e prozë të gjatë,

Me zogjtë e shqiponjës,

Morën krahët, fluturimet e jehonës...

Pushtuan qiejt, malet, luginat,

U përplasën me vetëtimat,

Morën prej tyre dritën,

Dhe më lart si flakë Olimpi e ngjitën,

Me forcën e Zeusit,

Për të përballuar dhunën e pushtuesit...

 

Një ditë Shqiponja më nuk u kthye,

Në qiell sytë e saj lanë dy yje,

Ishin ditët kur pushtuesi u thye...

 

Por shqiponja nuk kishte vdekur,

Dhe pse gjithë jetën ishte e përndjekur,

Në fole kishte lënë dhjetra,

Mijra krahë me vargje dhe fletë,

Që pushtonin çdo ditë retë...

 

Keto ishin Shqiponjat e Azemit,

Që ngritën fole mbi supin tim,

Dhe u ngritën çdo ditë në fluturim...

Shikonte Luginën e thellë të Rugovës,

Ku kalonin karvanet ngarkuar të Kosovës...

 

Ato karvane Shqiponja në vargje,

Që fluturonin në kresha dhe pragje,

Kërkonin, fluturonin për liri dhe paqe...

Dhe ngjalli shpirtin Shqiponjë,

Që mbi supin tim ngrohu dhe rriti,

Me vështrimin, forcën e një zog Petriti...

Por që Azemi,

Më larg se foleja ku e gjeti e ngriti...

 

Në çast, oshëtimë, erë,

Qielli përmbi ne nis të bjerë,

Nata zbret, mbi malet e pemët të flerë...

 

Shkëmbi uli lehtë supet,

Me kokën lart fillojë që të lutet...

Na flet:

-Shikoni lart në ato re,

Ja...ja...ja...atjeeeeeeeeeeeeeeee...atjeeeeeeeeeeeeeeeeee

Azemi Shqiponjë

Po kthehet në foleeeeeeeeeeeeeeee...

**********************************

 

Fjalët me shenjen e lules...janë disa nga veprat e Azem Shkrelit.......



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora