E premte, 26.04.2024, 12:02 PM (GMT+1)

Kulturë

Demir Krasniqi: Kosova - Serbisë ia ktheu trenin

E hene, 16.01.2017, 08:44 PM


KOSOVA – SERBISË IA  KTHEU TRENIN MBRAPSHTË

 

14 Janar ,  2017 

Atë ditë n’ Kosovë ndodhi ngjarja e vërtetë !

Shkruan shumë  gazeta edhe  “Nju Jork Tajms” –

Kosova – Serbisë ia  ktheu trenin mbrapshtë !

 

Në këtë datë të kobshme , këta  gjarpinj të gjakut –

Na e patën bërë Masakrën e Reçakut !

Në këtë datë me tren  prapë deshën t’ provokojnë –

“Vitin e Ri Serbë “ në Kosovë  ta festojnë !

 

Kështu  po mendonin kasapët e Serbisë –

Atë ditë për Kosovë, trenin e  kanë nisë !

Për të gjitha krimet  që i banë shqiptarisë –

T’i  festojnë Krishtlindjet mu  në Mitrovicë !

 

Por , ky tren  i zi , sa shpejt u ndalua –

Për të hyrë  n’ Kosovë , nuk  ishte lejua !

Nga  Presidenti  i Kosovës , kështu urdhërohet –

Që sovraniteti të  mos na cenohet !

 

Kasapët  e Ballkanit , kështu kanë vepruar –

Mirë e mirë një tren e kanë dekoruar ,

Mbi te kishin shkruar  slogane  nacionaliste ,

E kishin stolisur me fotografi fashiste !...

 

E  kishin pagëzuar : “Treni i Rusisë” –

Që do të udhëtojë nga Beogradi i  Serbisë !

Dhe të  Shtunën herët , atë e kanë nisë –

Për  festa t’ Krishtlindjeve me mbërri  n’ Mitrovicë !

 

T’ i  festojnë Krishtlindjet n’ Mitrovicë  Veriore –

T’ nxisin tensione  ndaj shqiptarëve  prore !

Sa ma shumë të nxisin tensione ndëretnike –

Kështu  veprojnë  prore  këto  forca çetnike !

 

Por , ky tren i nisur  me qëllim të  zi –

Me kohë u ndalua që të hyjë  n’ kufi !

Me një  përshkallëzim të lartë demokratik –

Me qëllim që t’ shmangët  konflikti ndëretnik !

 

Për këtë rrugë të  krimit të planifikuar –

Zyrtarët  e  Kosovës  kishin protestuar !

Zyrtarët fuqishëm t’ gjithë ishin zotuar –

Këtë rrugëtim të  trenit  kanë për t’ a ndaluar !

Forcat e Sigurisë “ROSU” i kanë mobilizuar –

Shpejtë  e shpejtë n’ kufi, n’ Jarinë i kanë dërguar !

  hyjë n’ Kosovë  treni , nuk e kanë lejuar –

Që sovranitetin tonë për ta cenuar !

 

Kryeministri  Serbë , e  kishte kuptuar –

Se shqiptarët ashpër kanë  për t’ reaguar !

Prandaj , menjëherë  ai ka urdhëruar –

Që treni në Rashkë , ka  për t’u ndaluar !

 

Treni për Kosovë , s’ ka  për të vazhduar –

Se shqiptarët  ashpër kanë  për të vepruar !

Ata hekurudhën e kishin minuar –

Kështu trenin tonë , kanë  për ta shkatërruar !

 

Kështu “Nju Jork Tajmsi” , kishte  raportuar –

Se si treni serb,  ishte  zbukuruar !

Treni për Kosovë , para se me u nisë –

Se si është ngjyrosë edhe  është stolisë !...

 

Anë e mbanë ky  tren , seç ishte ngjyrosë –

Me skena të forta  t’ krishterimit ortodoks !

N’ 20 gjuhë  të huaja  me mbishkrim t’ zi :

Shkruante në çdo cep : “Kosova është Serbi!”

 

Gjilan, më 15.01.2017.    Demir KRASNIQI



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora