E premte, 26.04.2024, 01:28 PM (GMT+1)

Mendime

Dedë Preqi: Arrestimi nuk e ndalon rrugën e Haradinajt

E shtune, 07.01.2017, 11:58 AM


ARRESTËT E TILLA TË SERBO-REGJIMIT, NUK DO TA NDALIN  RRUGËN E RAMUSH HARADINAJT

Nga Dedë Preqi

Ky teatër që po luhet me njerëzit e Luftës Çlirimtare të Kosovës, është një absurditet dhe diç më tepër, që ngjallin ndjenja patetike, apo një gllabërim i pa parë i të vërtetës që shfaqët në emër të gënjeshtrave dhe urrejtjes, e ngritur me turp kundër figurave dhe vlerave të popullit të Kosovës. Kurthat e Serbisë, ndaj Kosovës edhe pas sa vitetëve të çlirimit të saj, ato ngrehen në çdo lëvizje të qytetarëve të saj, sidomos ndaj njerëzve më më peshë, apo njerëzve çlirimtarë, sikur që është edhe rasti i z.Haradinaj dhe shumë luftëtarëve të tjerë të lirisë së Kosovës.

Serbia me mjeshtërinë e vet propaganduese dhe me ngjyrime nacionalshofeniste, përditë e më shumë po ndërton dhe përgadit kurtha dhe metoda të ndryshme dhe  qesharake për shqiptarët, duke vjellë helm kundër këtij populli, e cila përmes kësaj politike tenton ta shdërroj Kosovën në arenë ndërkombëtare me dëshmi të propaganduara dhe krimet që i ka bërë vetë, ti kthejë ne anën e viktimës, si çpikje dhe traditë e saj e kahmotshme për t’a  degradue në këtë mënyrë rregullimin dhe të ardhmën e Kosovës.

Ky është rasti i dytë i z.Haradinaj që po ballafaqohet  me këto ndalesa të pa drejta dhe malltertime në vendkalimet europiane, por Kosovës po i ndalen dhe po i arrestohen edhe qytetarët e rëndomtë nga urdhëresat e Serbisë, prandaj qeverisë së Kosovës duhet ti del gjumi nga këto probleme dhe të ngritë zërin e saj si shtet, jo për ta vetëdijësue Serbinë, por të shtojë trysninë në Bruksel dhe më gjërë, se qytetarët e saj duhet të lirohen njëherë e përgjithmonë nga këto akuza të padrejta, të cilat nuk i meriton dhe nuk i takojnë qytetërimit dhe civilizimit europian, dhe nuk janë njerëz që kanë mentalitet të dhunës dhe urrejtjes .

Me këto lojra të ndyta që i luan Serbia, janë vërshime tërbuese ndaj Kosovës dhe popullit të saj, e cila Kosovën po e propagandon si vatër të krizave në mes të Europës, dhe përmes « Kosovës jostabile » , në këtë mënyrë tenton ti shfrytëzojë metodat e veta shofeniste kundër shqiptarëve, dhe sipas këtij diskursi serb mendon ti nënshtrojë në këtë mënyrë shqiptarët dhe të bojkotoj shtetin e tyre të pavarur. Por, quditërisht se, pse disa vende europiane po i besojnë kësaj politike, e cila është ndërtuar në bazë të mashtrimëve dhe falsifikimeve historike, duke vazhduar edhe sot me të njëjtën politikë, prej së cilës do ti shtojë ngarkesë jo vetëm Kosovës dhe rajonit, por edhe  tërë BE-së, e cila  në një mënyrë fare pak ia tërheq vërejtjen ndaj politikave të tilla  represive dhe destruktive.

Dhe Europa për të pasur një interes të përbashkët dhe në plotni me interesat e gjithë popujve dhe të drejtat e tyre në këtë hapësirë, duhet të tregojë qëndrimet e saj politike në mënyrë korekte, që ta disiplinojë Serbinë, nëse dëshirohet të ketë paqë dhe stabilitet në këtë rajon dhe në këtë pjesë të botës demokratike, sepse, duke ditur se me logjikën e kësaj politike që ndjek Serbia me udhëheqjen e saj, nuk ka ndryshuar aspak nga e kaluara e Millosheviqit, vetëm mund të thellojë krizat dhe hendekun ndërnacional dhe gjithë  dinjitetin njerëzor në botë.

Për faktin se pak ka bërë gjenocidi serb nda popullit të Kosovës, ky regjim mundohet me çdo kusht ta poshtëroj dhe nënshtrojë Luftën Çlirimtare të Kosovës, duke i arrestuar, apo futur në listën e vet, gjithë luftëtarët e lirisë së Kosovës, sikur që është edhe ndalesa e fundit e Komandantit legjendar z.Ramush Haradinaj, në kufi të Francës. Familja Haradinaj, është një familje atdhetarësh dhe luftëtarësh të denjë, të cilët nuk e duruan qizmën dhe regjimin e Millosheviqit, duke mos kursyer edhe djemtë e saj, që ka dhënë për çlirimin Kosovës nga kjo robëri shekullore, prandaj, përshkak të parimëve të tilla parimore dhe atdhetare, sigurisht që armiqtë e tyre i kanë në shënjestër dhe  nuk pushojnë, duke u munduar edhe sot në çdo hap ti përgjojnë.

Ish kryeministrin e Kosovës, z. Haradinaj, e liroi edhe Gjykata Ndërkombëtare e Hagës, duke dëshmuar pafajësinë tij dhe është e kotë të lodhin mendjen gjithë ata se mendojnë të kundërtën, apo të luhet ajo loja e ndytë me procese të montuara nga Serbia dhe dashamirët e saj, që trillojnë kurtha, apo ndërtojnë plane dhune dhe manipulimi me njerëzit më të çmuar të kombit dhe lirisë së Kosovës.

Të vërtetën lakuriqe për Kosovën, nuk mund ta mohojë askush dhe të gjithë e dinë historinë e saj, por ai që s’dëshiron ta dijë është diçka tjetër, prandaj, kopetencat e gjithë asaj që Kosova mund të stabilohet dhe qetësohet nga këto marrëzira që i shkakëton shteti dhe regjimi i Serbisë, Bashkësia Europiane, e ka një pjesë të madhe të përgjegjësisë, sepse është njëra ndër dëshmitarët e gjitha këtyre ngjarjeve makabre dhe është njëra që mund të jep një kontribut më të sinqertë, apo më të fuqishëm se çdokush tjetër në përmirësimin dhe zbutjen e situatës në mes këtyre dy vendeve, apo të këtij rajoni.

Përgjegjësinë tjetër dhe shumë me peshë e ka edhe vetë qeveria e Kosovës, e cila në kohën e fundit tregohet shumë e pa aftë dhe e pa fuqishme, e epur më shumë pas lavdatave kozmike dhe jashtë realitetit dhe veprave që bëjnë, apo e favorizojnë vendin dhe popullatën, duke e lënë Kosovën, si një teren të hapur, ku mund të veprojë dhe manipulojë sëcili sipas ëndjeve të veta. Dhe atë që po bënë regjimi i  Beogradit sot ndaj Kosovës, është e njohur edhe më herët, prandaj Kosova ka mjaftë përvoja të hidhura, që të ndjek rrugën e saj në mënyrë të « reciprocitetit » ndaj Serbisë, duke mos lëshuar pe ndaj as çështjeve më të vogla dhe mos të lejojë së paku të fyhen figurat historike dhe liria e fituar me gjakun e tyre që nuk kursyen asgjë nga vetja, për këtë tokë dhe për këtë popull.



(Vota: 6 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora