E premte, 26.04.2024, 08:16 AM (GMT+1)

Mendime

Demir Krasniqi: Faik Ajroja – kërçovarë

E merkure, 20.07.2016, 06:22 PM


FAIK AJROJA –  KËRÇOVARË

 

Çiftelinë n’ dorë e kam marrë –

Do t’ këndoj një mërgimtarë ,

Atdhetarë e veprimtarë ,

Faik Ajroja –  kërçovarë !

 

Padrejtësi  t’ mëdha  historike –

Mbi  shqiptarë n’ trojet etnike !...

Veprimtarin e   Kërçovës –

E sollën rrugëve t’  Evropës !...

 

Veç prej zorit , jo prej frikës –

Shkoi n’ Çikago t’ Amerikës !

Krah i fortë n’ diasporë  shqiptare –

Për kauzën  tonë kombëtare !

 

Gjatë tërë kohës së rrugëtimit ,

Nëpër udhët e mërgimit ,

Faik Ajroja , ai burrë  trim –

Kishte n’ zemër  pikësynim !...

 

Angazhimin e tij  kombëtarë –

Për të drejta t’ popullit shqiptarë ,

Gjithandej trojeve mbarë ,

Kah kem pas trungun e parë !...

 

T’ kenë liri e barazi ,

Shtet  sovran  e pavarësi –

Në Kosovë, Maqedoni,

Në Serbi e Mal të Zi ...

 

Preshevë , Medvegjë , Çamëri –

Një shtet amë , që i thonë Shqipëri !

Kështu  biri i Kërçovës –

Shpeshherë  thoshte me thellësi t’ loçkës ...

 

-Padrejtësitë historike ,

Përmes luftërave armike ,

Fqinjët tanë na kanë përça –

N’ shumë kufij ne na kanë nda !...

 

Veprimtari  nga  Çikagoja ,

Bir Kërçove -  Faik Ajroja ,

Që në moshë kur ishte fëmijë –

Mbet jetim  pa babanë e tij !...

N’ Luftë t’ Kërçovës , Dyzet e Katër –

Pa Zot shpie mbet një vatër !

N’ atë Luftë , baba  iu kishte vra –

Mbet  Faiku   pa baba !

 

Nga  armiku  i  zi famëkeq –

Mbet  Faiku jetim  pesë vjeç !

U rritë me mall si fëmijë –

S’ dinë  si dukej babai i tij !

 

-Kujtoj t’ këqijat , kujtoj kohën –

Kur  lashë vendin tim , Kërçovën !

Lash Kërçovën time t’ bukur –

Dhe u nisa n’ rrugë të  duhur !...

 

Kohë të këqija shumë kritike ,

Gjendje e rëndë  politike ,

Gjendje e rëndë  ekonomike ,

Shtypje t’ rënda , dhunë etnike !...

 

Shpeshherë fliste me mërgimtarë –

Dëgjoni mirë , vëllezër shqiptarë ,

Nëpër trungun  tonë  kombëtarë ,

Nuk mbajë mend një gjë të mbarë !...

 

Flet Faiku –  mërgimtari ,

Mish e shpirt  prej veprimtari –

Kam dëshirë  popullin shqiptarë ,

Që ta  shohë t’ bashkuar  mbarë !

 

Gjithë kah janë trojet  etnike –

Në një shtet – Shqipëri  unike !

Gjithandej ku flitet shqip –

Bukës – bukë  e  kripës – krip !

 

Faik Ajroja  nuk  harrohet –

Ndër shumë breza do t’ kujtohet !

Shëmbëlltyrë  do t’ jetë n’ mbarë globin –

Si  ta duam  atdheun ,  kombin !...

 

Gjilan, më 18.07.2016.        Demir KRASNIQI



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora