Mendime
Dedë Preqi: Gishti i Lazarit në drejtim të gabuar
E enjte, 14.07.2016, 07:48 PM
GISHTI I CAR
LAZARIT NË DREJTIM TË GABUAR
Nga Dedë Preqi
Pjesa dërmuese e politikës së sotme e Serbisë karshi Kosovës, është e njejtë sikur edhe më herët, ku përveq të tjerave, provokimet e hapura ndaj shqiptarëve dhe Kosovës nuk ndërpritën. Serbia nuk ka ndryshuar fare ndaj Kosovës, edhe pas luftrave që revanshoi me fqinjët e saj, ajo mbetët e njejtë. Sa do që Europa po e përgëdhel Kosovën me fjalë të mira, në realitet planet për të mirën e saj janë shumë largë, ndërsa ato po i realizon Serbia, të cilat plane për shtetin e Kosovës janë me pasoja të rrezikshme.
Është shumë interesant në këtë rast, se si ky raport në këtë mes të brishtë politik, përkatësisht subjektet tona politike në krye me Thaqin dhe Mustafën, pothuaj se kanë krijuar një ambient të shurdhur dhe nuk u intereson më shumë se kariera e tyre, duke parë se ç’farë lojrash të rrezikshme po bënë shteti serb brenda teritorit të Kosovës, që do të duhej t’ia sëndërtonte Beogradit ëndërrën e lashtë mitike, apo risllavizimin e Kosovës së re dhe mbylljen e çështjes së saj në një epokë tjetër të harruar të historisë.
Prandaj, është koha e fundit që Serbia duhet të pranojë mëkatët e saj para botës ndaj Kosovës dhe popullit shqiptarë, duke pranuar publikisht padrejtësitë që i ka bërë me shekuj dhe predentimet për të vazhduar hegjemonizmin e saj akoma, e që njëherë e përgjithmonë duhet t’i ndalojë dhe menjanojë devijimet e tilla politike, njëkohësisht të heqë barierat që ka ngritur në veri të Mitrovicës për ta ndarë këtë pjesë të Kosovës nga bashkëkombëtarët dhe teritori i tyre.
Përkundër përpjekjeve që po bënë Serbia për ta ndarë Kosovën, populli shumicë i Kosovës nuk e pranon këtë ndarje të pa drejtë të teritorit të vet, dhe Europa e bota duhet ta ketë të qartë një gjë të tillë, duke ditur se ky teritor nuk ka pasur kufinj gjeografik dhe as historik përmes lumit Ibër, siq predentojnë zhurmagjinjtë dhe kriminelët e Serbisë . Ndarja e sotme e përkohëshme e Mitrovicës së Kosovës, është bërë e pa arsyeshme me dredhi të njohura politike dhe një ndarje e tillë artificiale paraqet konflikt të ri në mes dy popujve dhe një rrezik të madh për rajonin.
Kosova nuk ka se çka pret prej Serbisë, kjo vetë duhet ta ngritë zërin e arsyes dhe vetëbesimit për një Kosovë të re dhe të avansuar, dhe për gjitha këto padrejtësi dhe të këqia , që mohuan plotësisht identitetin kombëtar të shqiptarëve, t’ia lëmë faqës së zezë tëhistorisë së njerëzimit .
Fatin e Kosovës e përcjellin edhe politikat e gabuara me njerëz shkurtpamës në krye të saj, të cilët nuk janë të aftë të menagjojnë mjaftueshëm për të ndryshuar apo përmirësuar gjendjen dhe jetën e qytetarëve të vet, dhe mungesa e kapacitetëve të tilla e ka thelluar shtetin në krizë politike dhe sociale, pasojat e sëcilës po i vuan vetë populli i saj.
Programet dhe planet e Serbisë në veriun e Kosovës dhe teritoret tjera të vendit, janë më shumë se cinike, të cilat nuk paraqesin paqë dhe stabilitetnuk në këtë vend dhe të cilat nuk janë plane që tregojnë, apo përkrahin bashkëjetesën në mes serbëve dhe shqiptarëve. Duke filluar me paralelizmat shtetërore në veri të vendit, me barikada dhe bllokada të rrugëve, me „ parkun e paqës“ mbi lumin Iber, me djegiet e barakave kufitare, me vrasjen e policëve shqiptarë, me ndërtimin e kolonive dhe lagjëve të veqanta serbe, dhe me ngritjen e përmendorës së Car Lazarit, nuk afron aspak përspektivë të mirë njerëzore dhe atmosferë paqe, por vetëm urrejtje në mes dy popujve të një shteti.
Kosova dhe populli i saj nuk e meriton këtë nënçmim dhe përdhunim nga cilido armik dhe si popull autokton, nuk e meriton që me tokat e saj të bëhën pazare politike dhe në shtetin e Kosovës të krijohet një pushtet i dytë, por është kundër çdo lloj manipulimi dhe kolonizimi në shtetin e vet, duke ditur se ky popull dhe kjo tokë dardane u la me gjak dhe u ujit me shekuj për të drejtat e veta, për liri dhe demokraci. Prandaj, nuk jemi kundër ngritjeve të përmendoreve dhe njerëzve të kombëve tjera, por drejtimi i gishtit të „carave dhe lazarave“ në drejtim të gabuar, atakohet me „koqemëdhnjët“ e kombit tonë, të cilët i hapën shtigjet e lirisë dhe janë garant të ardhmërisë së kësaj toke dhe këtij shteti.