| E merkure, 20.07.2016, 06:22 PM |
FAIK
AJROJA – KËRÇOVARË
Çiftelinë n’ dorë e kam marrë –
Do t’ këndoj një mërgimtarë ,
Atdhetarë e veprimtarë ,
Faik Ajroja – kërçovarë !
Padrejtësi t’ mëdha historike –
Mbi shqiptarë n’ trojet etnike !...
Veprimtarin e Kërçovës –
E sollën rrugëve t’ Evropës !...
Veç prej zorit , jo prej frikës –
Shkoi n’ Çikago t’ Amerikës !
Krah i fortë n’ diasporë shqiptare –
Për kauzën tonë kombëtare !
Gjatë tërë kohës së rrugëtimit ,
Nëpër udhët e mërgimit ,
Faik Ajroja , ai burrë trim –
Kishte n’ zemër pikësynim !...
Angazhimin e tij kombëtarë –
Për të drejta t’ popullit shqiptarë ,
Gjithandej trojeve mbarë ,
Kah kem pas trungun e parë !...
T’ kenë liri e barazi ,
Shtet sovran e pavarësi –
Në Kosovë, Maqedoni,
Në Serbi e Mal të Zi ...
Preshevë , Medvegjë , Çamëri –
Një shtet amë , që i thonë Shqipëri !
Kështu biri i Kërçovës –
Shpeshherë thoshte me thellësi t’ loçkës ...
-Padrejtësitë historike ,
Përmes luftërave armike ,
Fqinjët tanë na kanë përça –
N’ shumë kufij ne na kanë nda !...
Veprimtari nga Çikagoja ,
Bir Kërçove - Faik Ajroja ,
Që në moshë kur ishte fëmijë –
Mbet jetim pa babanë e tij !...
N’ Luftë t’ Kërçovës , Dyzet e Katër –
Pa Zot shpie mbet një vatër !
N’ atë Luftë , baba iu kishte vra –
Mbet Faiku pa baba !
Nga armiku i zi famëkeq –
Mbet Faiku jetim pesë vjeç !
U rritë me mall si fëmijë –
S’ dinë si dukej babai i tij !
-Kujtoj t’ këqijat , kujtoj kohën –
Kur lashë vendin tim , Kërçovën !
Lash Kërçovën time t’ bukur –
Dhe u nisa n’ rrugë të duhur !...
Kohë të këqija shumë kritike ,
Gjendje e rëndë politike ,
Gjendje e rëndë ekonomike ,
Shtypje t’ rënda , dhunë etnike !...
Shpeshherë fliste me mërgimtarë –
Dëgjoni mirë , vëllezër shqiptarë ,
Nëpër trungun tonë kombëtarë ,
Nuk mbajë mend një gjë të mbarë !...
Flet Faiku – mërgimtari ,
Mish e shpirt prej veprimtari –
Kam dëshirë popullin shqiptarë ,
Që ta shohë t’ bashkuar mbarë !
Gjithë kah janë trojet etnike –
Në një shtet – Shqipëri unike !
Gjithandej ku flitet shqip –
Bukës – bukë e kripës – krip !
Faik Ajroja nuk harrohet –
Ndër shumë breza do t’ kujtohet !
Shëmbëlltyrë do t’ jetë n’ mbarë globin –
Si ta duam atdheun , kombin !...
Gjilan, më 18.07.2016. Demir KRASNIQI