E enjte, 28.03.2024, 09:36 PM (GMT)

Mendime » Graciani

Kamel Abderrahmani: Ne Myslimanët jemi hipokritë

E diele, 17.07.2016, 07:59 PM


Kamel Abderrahmani: Ne Myslimanët jemi hipokritë, Daesh-i jemi ne

Kamel Abderrahmani është një student Algjerian mysliman që banon në Francë. Ai e akuzon botën islame për hipokrizi, sepse nga njëra anë e kritikojnë Daesh-in (ISIS-in), ndërsa nga ana tjetër ëndërrojnë vendosjen e Sheriatit në të gjithë botën. Autori thekson nevojën për reformimin dhe modernizimin e fesë islame, dhe braktisjen e atyre elementeve që lidhen me të shkuarën historike të komunitet Islamik, dhe që fatkqësisht akoma sot predikohen në xhami dhe mësohen në shkolla.

Daesh, ne, dhe kleri mysliman

Sot vendosa të mbaj një qëndrim në mbrojtje të Shetit Islamik kundër të gjithë atyre që thonë se Daesh nuk praktikon Sheriatin Islamik. ISIS nuk është hipokrit. Është i sinqertë, i drejtpërdrejtë, dhe i saktë.

Si guxojmë ne Myslimanët të themi se Daesh nuk përfaqëson Sheriatin e vërtetë? Ky është   Sheriati i krijuar nga “ulemat” tona, dhe që predikohet nëpër xhami dhe mësohet në shkollat tona. Sot, i njëjti Sheriat zbatohet saktësisht nga Shteti Islamik (Daesh).

Ky Sheriat është produkt i ideve tona dhe i jurisprudencës Islame, të themeluar më shumë se 10 shekuj më parë. Le të analizojmë me vëmendje sesi ky institucionin i klerit Islam e ka prangosur dhe ndryshkur trurin tonë dhe të fëmijëve tanë. Ky institucion i klerit ka shkishëruar  intelektualët si Averroes, Ibn Sina, Muhamed Arkoun, …lista është shumë e gjatë.

Ne si myslimanë dëshirojmë një kalifat të ngjashëm me kalifatin e profetit, të njëjtin kalifat që përshkruhet në librat tanë dhe që predikohet nga imamët tanë nëpër xhami. Është një utopi që predikohet prej shekujsh!

Le të mos vazhdojmë të akuzojmë Daesh-in dhe ta blasfemojmë (mallkojmë) atë. Nuk është e lehtë ta heqim qafe Daesh-in sepse Daesh-i është fëmija i ligjshëm i jurisprudencës tonë. Por, nëse përfundimisht, qëllimi është të zhdukim Daesh-in, atëherë le të heqim qafe jurisprudencën tonë dhe ligjin tonë të Sheriatit që solli në jetë atë (Daesh-in). Ky Sheriat nuk vjen nga Zoti por nga Djalli. Pra, le të mos e karakterizojmë më si të shenjtë këtë ligj.

Dhe mbi të gjitha, të mos përpiqemi të akuzojmë Mossad-in, CIA-n, dhe “jo-myslimanët” e tjerë. Mossadi dhe CIA nuk ekzistonin para 10 shekujsh. Asnjë dorë e huaj nuk ka krijuar ligje të tilla satanike si prerja e duarve për hajdutët. Le të jemi të ndershëm me veten tonë; nuk është Mossad-i që e konsideron të shenjtë ligjin e mbytjes me gurë për shkelësen e kurorës. Nuk e ka shpikur CIA ligjin e dënimit me vdekje për myslimanët që braktisin Islamin…por dijetarët tanë Islamë të Kuranit, kryepleqtë, me jurisprudencën e tyre të cekët.

Nëse sot SHBA për interesat e tyre na ndihmon të realizojmë endrrën tonë (Shtetin “e lig”), ne duhet t’i falënderojmë ata, sepse ky është edhe qëllimi i jurisprudencës tonë. Ne duhet t’i lavdërojmë pjesëtarët e guximshëm të Daesh-it. Ata nuk janë hipokritë si ne, sepse ata zbatojnë saktësisht rekomandimet e dijetarëve dhe ekspertëve tanë të Kuranit.

Qëndrimi ynë është vërtet kontradiktor, konfuz, i pandershëm dhe hipokrit. Ne dhe Daesh-i kemi të përbashkët ligjin Islam të Sheriatit, por fatkeqsisht ne pretendojmë dhe vazhdojmë të themi se Daesh nuk na përfaqëson! Kjo është diçka vërtet e çuditshme!

A nuk duam ne vendosjen e Kalifatit?

A nuk e duam ne vendosjen e Sheriatit tonë?

Nëse përgjigjia është “po,” atëherë ne kemi vetëm dy zgjedhje. Ose t’i bashkohemi Daesh-it, dhe të mos vazhdojmë të luajmë këtë komedi, ose të reformojmë vizionin e Islamit dhe ta pastrojmë nga gjërat e vjetra si Sheriati dhe jurisprudenca e krijuar nga ulema! Duhet të vendosim përpara se të jetë tepër vonë.

Përktheu: Deo Graciani

Burimi: AsiaNews

http://www.asianews.it/news-en/We-Muslims-hypocrites:-Daesh,-it-is-us-37960.html



(Vota: 6 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora