E premte, 02.12.2022, 04:39 PM (GMT)

Kulturë

Albert Habazaj: Tungjatjeta, Ilir Shqiptari!

E diele, 12.06.2016, 10:00 AM


Albert Habazaj

 

Tungjatjeta, Ilir Shqiptari!

 

(Kur isha mërgimtar në Itali, duke dëgjuar kasetën “Shkëlqimi i plisit”)

 

Në malësitë xheloze akuilane,

Mes një gjelbërimi të ftohtë e të errët,

Dëgjoj këngën shqipe të Ilir Shaqirit;

Kraharori më hapet si qiell i çelur.

 

Dhe mendoj, në vend të huaj, se Shqipëria

Lindi pishtarët që u tretën si qiriri,

Sot, kur në hall ësht’ e ka nevojë NËNA,

Një rilindas i ri bëhet Ilir Shaqiri.

 

Kosovë e Çamëri, Ulqin e Dibër ngrysur,

Jemi tanët që këndojmë e qajmë shqip;

Gjurma e pëllumbit në paqe të hidhur,

Këngën dhe ëndrrës në grykë ia lidh…

 

Të faleminderit, Ilir Shaqiri!

Tungjatjeta, o i miri Ilir Shqiptari,

Si kup’ plis i vure shpirtit të qiellit,

Të bardhë si bora, të shtrenjtë si ari.

 

Të faleminderit, që më mbushe me besim,

Ma freskove krenarinë, s’ma le të thahej.

Shtatë kontinente larg mendimin loti ma lag;

Shqipëria të bëhet, në këmbë të mbahet!

 

L’Aquila, 08. 10. 1998; Copitto, 16. 12. 1998; Vlorë, 08. 06. 2016



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora