Kulturë
Demir Krasniqi: Kadri Abazi - trim i Karadakut
E premte, 10.06.2016, 07:18 PM
KADRI ABAZI – TRIM I KARADAKUT
N’ fshatin Brezë, o, të Karadakut ,
Një sakicë ,o, është skuq prej gjakut ,
Që i preu kokën , o, serb xhelatit –
N’ mbrojtjet t’ nderit , në mes të fshatit !
Fshati Brezë , o, djep heroik –e ,
E ka rritë , o, një trim kreshnik !
Kadri Abazin , o, trim mbi trima ,
Që luftoi , o, porsi vetëtima !
N’ histori , o, të kësaj epoke –
Qëndron biri i kësaj toke !
E kujtojmë, o, Kadri Abazin ,
Që ia ndali serbit avazin !
Kadri Abazi , zemër fshatare –
I doli zot një motre shqiptare !
Për t’ ia ruajt moralin e nderit –
Ia këputi kryet serb oficerit !
Një oficer i Serbisë gjakatare –
Kish zgjedhë vajzën ma t’ bukur shqiptare !
Kish zanë shkas , o, për ta ndalua –
Mizorisht me e përdhunua !
Kadri Abazi , zemër pishtare –
Dëgjoi britmat e motrës shqiptare :
“A ka shqiptar që më ndihmon –
Nga dora e shkaut të më shpëton ?!”
Mori sakicën e shtëpisë ,
Drejt te motra ishte nisë –
Oficerit serb t’ policisë ,
Ia këputi kryet n’ mjedis t’ malësisë !
Pas këtij akti , o, madhështorë –
Shpëtoi motrën dhe shumë malësorë !...
Kurrë s’ i ra n’ dorë policisë –
30 vite ishte arratisë !
Qëndroi n’ malet e Karadakut –
Kombit t’ vet , o , i doli hakut !
Aktin e Kadri Abazit –
E përjetësuan banorët e fshatit !
Përmbi varr , o, afër xhamisë –
Një sakicë , o, ia kanë kurdisë !
Një sakicë , o, të larë me gjak –
Mbi kokë t’ serbit që mori hak !
Gjilan, më 03.06.2016. Demir KRASNIQI