E shtune, 27.04.2024, 01:04 AM (GMT+1)

Mendime

Florim Zeqa: Kulmi i djallëzisë politike

E diele, 22.05.2016, 12:18 PM


Kulmi i djallëzisë politike

Shkruan Florim Zeqa

Këtë shkrim dëshiroj ta filloj me një thënje nxjerrë nga libri "Kosova, besa dhe tradhëtia" e autorit Rexhep Bunjaku, po citoj: "Ideologjia mund të jetë hyjnore, por nëse atë ideologji hyjnore e zbaton në jetë një JO-njeri, ajo ideologji shëndrrohet në ideologji djallëzore, dhe anasjelltas-nëse një ideologji djallëzore e zbaton në jetë një njeri i frymëzuar me humanizëm dhe dashuri, ajo ideologji shëndrrohet në ideologji hyjnore".

Bazuar në thënjen e mësipërme, ideologjia dhe filozofia e hyjnorit Rugovë ka rënë në duart e një JO-njeriu, në duart e një djallëzie politike.

Veprimi jo demokratik i dhunshëm dhe qyqarë i Isa Mustafës dhe sejmenëve të tij të Këshillit të Përgjithëshem të LDK-së ndaj kryetares së Degës për Gjermani zonjes Donikë Gërvalla është një akt i shemtuar dhe qyqarë, që tregon pozicionin në të cilin ka rënë ka rënë ish LDK-ja e Ibrahim Rugovës.

Ky akt i dhunshëm tregon fytyrën e vertetë të kreut të LDK-së, diktatin dhe  dhunën e instaluar brenda strukturave partiake që nuk është në gjendje të pranoj  fjalën e lirë dhe mendimin ndryshe si parime bazike të demokracisë .

Ky dhunim i skajshëm demokracisë së brendshme, tregon se LDK -ja është pushtuar nga strukturat e SHIK-ut dhe grupet tjera kriminale, të cilat janë duke e dërguar partinë e besës dhe shpresës shqiptare drejt shkatërrimit përfundimtar.

Vetëm një vetëdijësim i antarësisë së gjërë të LDK-së mund ta shpëtoj këtë subjekt nga katandisja e mëtutjeshme e klanit RIINVEST të Isa Mustafës dhe grupeve të interesit të urithëve dhe zvarranikëve të nëntokës së LDK-së.

Kur turpi arrin kulmin

Moslejimi për të hyrë brenda dhe tërheqja zvarrë e kryetares së degës së LDK-së në Gjermani, zonjës Donika Gërvalla-Schwarz, më tepër se turp është imoralitet politik, paftyrësi dhe pshtymje fytyrës së pastër të Disaporës.

Ky akt i shëmtuar, është edhe një dëshmi më shumë, se ata që e vranë Jusuf Gervallen me Kadri Zeken dhe Bardhosh Gërvallen, janë miqët dhe inspiruesit e veprimeve të Isa Mustafes sot.

Ata që në të kaluarën vrisnin natën e qanin ditën, sot pa fije turpi kërcënojnë dhe dhunojnë hapur në pikë të ditës fjalën e lirë, mendimin ndryshe, keta janë pseudointelektualët e shpifur dhe të pacipë me tituj "akademik" me plagjiaturë. Këta janë zhvatësit e fondit 3%, këta janë sahanlëpirësit e jugosllavisë titiste,..këta janë ata që shkelën mbi kushtetutën dhe ligjet e Kosovës, shkelën mbi qytetarin dhe voten e tyre të lirë, janë ata që tradhëtuan vullnetin e elektoratit rugovian pas zgjedhjeve të 8 qershorit 2014-të,...janë fundrrinat e sistemit totalitar të maskuar nën hijen e demokracisë dhe një filozofie politike rugoviane.

Tërbimi i fundit i hijenave politike në LDK tregon ligështinë, paburrninë, pabesinë dhe servilitetin e tyre ndaj SHIK-ut dhe shërbimeve tjera antishtetërore dhe antikombëtare.

Kësaj radhe përballë shërbëtorëve të djallit dhe fundrrinave politike të ish sistemit u ndesh e bija e heroit të kombit Jusuf Gërvalla, Donika e cila si një heroinë e vëretë ua tha të gjitha në fytyrë..."...në cilën shtëpi jeni ju këtu more, e shifni ku keni përfundu, jeni bërë më të zi se klubi i SHIK-ut, a e dini se paçavurë na bëtë...!"

Lidhjet me SHIK-un famëkeq

Ata që penguan hyrjen e Donikës në sallën ku mbaheshin punimet e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, janë mercenarë, janë lëpirësit e rinjë dhe të pakurrizorë, janë sejmenët e Isës dhe klanit të tij mafioz,...të cilët jo vetëm që nuk janë LDK-ja, nuk kanë asgjë të përbashkët as me demokracinë dhe as me traditat shqiptare.

Sjellja arrogante dhe bizare e truprojave të liderit diktatorial të LDK-së ndaj një femre të vetmuar shqiptare, tregon nivelin e ulët në të cilin ka rënë kjo klasë qyqare politike e LDK-së, e cila të kujton shkollën millosheviqiane të viteve të '90-ta të dhunës në Kosovë.

Nuk ka lind rastësisht thënja popullore; "shyqyr se ra ky mort e u pamë", vërtetë ranë zgjedhjet e fundit nacionale, ato të LDK-së si dhe mbledhja e fundit e KP të LDK-së që nxorën në sipërfaqe, se kush paskan qenë urithat e vërtetë të LDK-së,...këta asnjëherë nuk e paskan pas hallin e popullit dhe shqetësimeve të tyre si dhe as të filozofisë rugoviane, por e paskan pasur hallin si të arrijnë në pushtet,...për të forcuar dhe kultivuar akoma më tepër lidhjet me SHIK-un famëkeq,...andaj, nuk kanë nevojë të shesin moral politik në rrjetët sociale, ngase populli i ka kuptuar të gjitha prapaskenat dhe djallëzitë e tyre politike !

Ideologjia dhe filozofia e hyjnorit Rugovë ka nevojë të udhëhiqet nga një njeri i përgjegjshëm, i guximshëm i frymëzuar nga filozofia rugoviane, humanizmi dhe dashuria ndaj atdheut dhe bashkombasve të vet.

Zoti e bekoftë vullnetin e elektoratit rugovian për ndryshime substanciale në LDK.

Zoti i mallkoftë shkatërruesit e filozofisë politike rugoviane!



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora