E shtune, 27.04.2024, 12:28 AM (GMT+1)

Mendime

Renato Shkulaku: Donald lu, Shpresa e të rinjve

E merkure, 09.03.2016, 08:33 PM


Donald lu, Shpresa e të rinjve

Nga Renato Shkulaku, Maturant

Sot, fatkeqësisht mundësite e të rinjve po zvogëlohen gjithnjë e më shume . E ardhmja e tyre në Shqipëri nuk është më e sigurt, dhe shkak për këtë janë faktorë të ndryshëm,  ku më kryesori mbetet korrupsioni. Në vendin tonë ka shumë njerëz si politikanë, gjyqtarë, prokurorë  etj të korruptuar, dhe ktë gjë e vërtetojnë arrestimet e shumta, denoncimet që bëhen nga burime të ndryshme etj. Por këto arrestime ndodhin në masë të vogël, dhe  përsëri mbetemi një vend i mbushur me njerëz të korruptuar  dhe të papërgjegjshëm, që mendojnë vetëm për interesat e tyre, dhe e kanë lënë popullin dhe vendin në gjendje të mjerueshme. Shumë të rinj shqiptarë, zgjidhjen më të mirë dhe më të arsyeshme, shohin largimin nga vendi. Por jo cdokush e ka mundësinë për tu larguar dhe detyrohen të qëndrojnë në Shqipëri.

Por cdo ndodhë me ta?  A do i gjejnë ata mundësitë që të jetojnë në një vend me drejtësi, ndershmëri, apo do detyrohen të qëndrojnë nën “hijen” e këtyre politikanëve të korruptuar?

Edhe pse duket e vështirë zhdukja e këtij fenomeni, në Shqipëri duket se ka lindur një “shpresë”, një “shpresë” e cila po ju shpall luftë këtyre politikanëve, dhe po mundohen ta bëjnë Shqipërinë një vend sa më të mirë, ku të mbizotërojë ligji dhe drejtësia, ku cdokush do marrë atë që meriton. Kjo “shpresë” simbolizon ambasadorin amerikan në Shqipëri, Donald Lu. Në deklaratat e tij, ai vazhdimisht thekson luftën ndaj korrupsionit, ju bën apel politikanëve dhe institucioneve përkatëse për   reformat në drejtësi dhe marrjen e  masave për zbatimin e ligjit. Gjithashtu kohët e fundit ai deklaroi se SHBA ju ka ndaluar hyrjen në vend, të gjykatësve të korruptuar. Ata ju kanë hequr apo jua kanë anulluar vizat atyre, dhe kjo gjë është një fakt i cili duhet vlerësuar dhe mbështetur në maksimum, ku tregon se prioriteti kryesor i ShBA-së në Shqipëri mbetet lufta ndaj korrupsionit. Këto hapa, janë fillimi i një lufte të gjatë për vënien në vend të drejtësisë.  Ky politikan duhet marrë shembull nga politika shqiptare, ku shohim se ai vërtet mendon për Shqipërinë. Edhe fakti se ai flet shumë mirë gjuhën Shqipe, tregon edhe njëherë respektin dhe dashurinë që ka për vendin tonë. Donald Lu është një frymëzim për të gjithë ne, të rinjtë Shqiptarë. Me deklaratat e tij, me luftën ndaj korrupsionit që ai po zhvillon, ne ndihemi të “fuqishëm” përballë tiranisë së politikavë të korruptuar. Ne po na lind një fije shprese, se edhe Shqipëria, në të ardhmen do jetë një vend akoma më i mirë dhe më i zhvilluar, ku do jetojmë dhe do jemi pjesë e një shoqëri të drejtë dhe se zbatimi i  ligjit do jetë qëllimi ynë kryesor . Më në fund ne po na lind siguria, se të gjithë do të jenë të barabartë para ligjit, dhe ku cdokush do ndëshkohet për ato që ka bërë. Kohët e fundit shohim se dhe shumë Shqiptarë po solidarizohen dhe shprehin pakënaqësitë e tyre ndaj korrupsionit. Tashmë ata nuk kanë “frikë” por mundohen ta luftojnë këtë fenomen në mënyra të ndryshme si me denoncime, publikimet etj. Kto ngjarje janë shumë të rëndësishme që tregojnë hapat e para ndaj një shoqërie europiane, dhe meritën për këtë e ka sigurisht edhe ambasadori amerikan Donald Lu. Ne jemi me fat që kemi një mbështëtje kaq të madhe, dhe tashmë largimi nga vendi nuk është më zgjidhja e duhur, sepse ne, rinia e sotme Shqiptare, jemi e ardhmja e vendit. Ne duhet të përgatitemi në mënyrën më të mirë, duhet të përqafojmë drejtësinë, dhe sëbashku me njerëzit e duhur, ti detyrojmë të gjithë politikanët e korruptuar të qëndrojnë para ligjit, dhe të ndëshkohen për krimet e tyre. Tashmë Shqipëria nuk duhet të mbetet vend i prapambetur për shkak të këtyre personave, por duhet ta bëjmë një vend shumë të zhvilluar dhe të gatshëm për ta bërë pjesë të Bashkimit Europian dhe Kjo gjë realizohet vetëm duke besuar tëk drejtësia, tek shteti i së drejtës,  dhe falë ambasadorit, ky besim po rilind pak nga pak .



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora