E premte, 26.04.2024, 03:21 PM (GMT+1)

Mendime

Gëzim Llojdia: Google me flamurin shqiptar...

E diele, 29.11.2015, 11:38 AM


Google me flamurin shqiptar dhe dita e varrimit të shtypit shqiptar

Nga Gëzim Llojdia

1.

28 Nëntori i vitit 2015  do t ë kujtohet pas 100 vjet ëve se gjigandi i madh  kërkimit Google për të dytën herë pas 100 vjetorit t ë Pavarësisë kombëtare shfaq n ë logon e  saj për krejt njerëzinë rruzullit tonë flamurin shqiptar. Dhe sit  ë mos krenohesh me motorin e madh kërkues  kur flamurin i vendit tënd  qëndron krenar për herë të dytë në faqen kryesore të saj atje ku të gjithë zgjatin gishtat për  të naviguar. Sa krenar jemi sot unë dhe ti dhe të gjithë shqiptarë ,një nga shenjat kryesore të  vendit tim gjendet në kryefaqen botërore . Google të jemi mirënjohëse përjetë  të jetëve. Edhe pse je larg nesh me mijëra km na  ëre krenar në këtë ditë të shënuar.

2.

Po sa trup i vjen sot  çdo shqiptari  brenda k tij trualli dhe jashtë ti,j që shtypi i vendit të tij sot në këtë ditë të shënuar në  kryefaqet  e tij  s’kishte  asgjë nga kjo shenjë e vecantisë ë kombëtare. Kjo shpjegon qartazi se sa i mjerë  është shtypi shqiptar dhe në çfarë kënete  është zhytur prej vitesh. Mos vallë nuk e dinin q ë sot  është dita kombëtar e flamurit, mor të mjerë, s’bëheni ju kot lodhet bota e qytetëruar me këta  mjeran  të veshur shik por kokëbosh,por që një arsye e kanë. Arsye është e thjeshtë . Nuk jeni për këtë punë, merruni me dicka tjetër. Dita kur i padituri udhëheq turmën e të diturve  është dita e parë e kiametit Dhe sa shpejt që kjo ditë e frikshme ka ardhur në këto troje?

A ,nuk kanë thënë të moçmit ,pleqtë apo të  parët, që kjo botë e madhe  në të vërtetë që as më shumë, më pak madje ,një  ënet e madhe,ku vijnë rreth e rrotull minjtë e saj. Kujt ju prish terezia apo kujt i interesohet të shikoj apo lexoj sot shtypin shqiptar kandisur në këtë farë feje. Shtypi i shqiptar sot shkruante :se Iliri kishte dhënë leksione në Romë ,se çfarë leksione u ka dhënë shtangisti  injorant studentëve romak,  një Zot e di,apo piktori me bojëra dhe kanavacë  është sot larg shtatë male kaptuar!Apo Luli që diku nga një katund i largët fliste për datën 8.

Shqiptarët e kanë festuar ditën e flamurit në paqe dhe në luftë. Kjo ditw wshtw e shwnuar  për çdo kohë dhe brez. Vetëm shtypi shqiptar në kryefaqen e tij tregoi sa poshtë ka rënë niveli dhe i gazetarisë shqiptar  të mos kujtojnë as ditën e shënuar të kombit të tyre . A e keni vërë re shtypin shqiptar  dhe nuk ju ka vrarë sytë që me germa të mëdha  dhe në kryefaqe  ka shkruar dhe mirë  bënë  për festën  e Amerikës, Italisë, Gjermanisë,Kinës  ,mirëpo si e harroi vallë ky shtyp ditën e tij kombëtare kjo është për tu analizuar edhe nga Kuvendi shqiptar,nga shoqatat e gazetarëve,nga forumet mediatike.

Kjo duhet cilësuar   është arsyeja   që sot gazetat shqiptare,sa më shumë ditët  shkojnë, po rrudhen jo nga varfëria ekonomike, por nga varfëria e shkrimeve . Po mbyllen gazetat ,mirë bëhet se çuduam  fleta  letre të printuar që s’të vlejnë më për asgjë,por që kanë shërbyer vetëm për politikanët dhe tenderaxhinjtë.

Sot po varrosim  shtypin  e shkruar

Gazetat shqiptare sot flisnin për gjithçka që kemi ndjekur mbrëmë ndër edicione lajmesh por asgjë në kryefaqe të tyre për pavarësinë e këtij vendi. Me dhimbje e themi:Sa poshtë dhe sa turp por dhe sa të mjerë këta gazetarruc shqiptarë . Gazetat shqiptare sot më kujtojnë qivuret që gjithë kohëve me dorë i kanë bërë. Dhe qivuret gjithë kohëve  për të vdekurit kanë shërbyer. Dhe këta qivure sot shërbejnë më mirë se askush tjetër  për mediumin e printuar shqiptar. Dhe përpara se qivuret ti fshinin ndër dhe ,ishte funerali . Dhe që do ti kallin  ose janë kallur ndër dhe. Qivuret brenda nuk kanë trupa njerëzish ,por gazeta shqiptare me  fjalime  e premtime politike mirëpo në fund edhe ato shkojnë  tek të shumtët,ndër të ikurit e këtyre botëve. Varrezat në perëndim të katundeve tona të ndjellin trishtim. Edhe të vdekurit i kallnin në dhe , përpara se të ikte dielli . Një traditë kjo, që zbriste ndër shekuj. Dhe në varrim merrte pjesë i gjithë katundi . Mirëpo mungonte vajza e mërguar shtatëqind vjet apo shtatë male kaptuar përtej . Na mbeti deramet, thoshin pleqtë e moçëm si nuk erdhi kishte thënë :”Më lajmëroni ti hedhë një dorë dhe . Kujt,po  qivureve të mbushur me

letër të printuar ose ndryshe shtypit shqiptar. Funerali. Në funeral njerëzia qajnë.

Loti   si proces kimik është pa ngjyrë , mirëpo unë do ta gjykojë ai është produkt i shpirtit . Poradeci i madh , oh i miri Lasgush duke shkruar thotë diku:Dhe  loti tha : " Vërtet! Më lindi dhimbj' e zezë, //Dhe dal nga syr' i vuar i zemrës njerëzore . . . . Qivure ka. Dhe funerale. Por, në 25 vjet tranzicion të hidhur dhe të dhimbshëm ,shqiptarët po bëhen kashtë e koqe dhe nëpër këtë rrugëtim ka ecur edhe shtypi shqiptar. A  nuk  duhet shkuar ndër mëndje   se edhe banorët e këtij trualli pellazgjik kanë të drejtë të shohin pak qiej dhe jo të ngasin përditë llafin për qivure dhe funerale?A nuk do t ë ishte krenari kombëtare që vetë mediumet e printuara ta  bënin këtë  ashtu si e kanë bërë mëmat e tyre ndër shekuj e shekuj. Unë sot po varros shtypin shqiptar dhe s’jam vetëm. Me mua  je dhe ti  shqiptarët  është edhe google.

Njoftim mortor. Njoftohet se ka vdekur shtypi i printuar shqiptar vjeç. . . . . . varrimi

bëhet në varrezat publike të Tiranës. . . . . . ora. . . . .



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora