Mendime » Xharra
Fahri Xharra: A ishin serbët katolikë?
E shtune, 03.10.2015, 09:23 PM
A ishin serbët ndonjë herë të besimit katolik ?
(Pjesa e parë)
Nga Fahri Xharra
Nacionalisti i madh serb por edhe shumë i arsimuar , Laza Kostiq në vitin 1963 e kishte botuar në Toronto të Kanadasë librin “Katoli?ki Srbi “ ( Serbët katolikë ) i cili nuk mundet t`i ikë të vërtetës kur thotë: ” Vetëm pas gjysmës së dytë të shekullit 19-të filluan të “paraqiten” serbët katolikë dhe serbët muslimanë. “ Serbët si komb a kanë origjinë ? Miroslav Çosoviq-i na e shpjegon mirë ë tekstin e tij “"Ko širi lažibajke... ( Kush po i përhapë përrallat e rreme për kombin serb ?)
Si u formua kombi serb? “ Vuk Karaxhiqi, Sima Sarajlija dhe Ilija Grashanini … por edhe Njegoshi vendosën që nga një grup besimtarësh ortodoks- Serbët, të krijojnë me propagandën e tyre “një lidhje gjaku “, pra një popull të “një prejardhjeje, një kulture, nje tradite dhe zakoni familjarë”
Vuk Karadži?-i jetonte në Vjenë, 1883, dhe procesin e formimit të kombit serb e filloi aty. Sima Çirkoviqi thoshte që Vuk Karxhiqi ishte “zëdhënës i ideve europiane”; por ai ishte dhe gjuhëtar qe e formoi shkrimin , kulturën dhe kombin serb . ( Fatkeqësisht Vuk Karaxhiqi ishte me prejardhje shqiptare ).
Ishte siç na ishte , shkruan Miroslav Qosoviq në librin e tij , por Vuk Karaxhiqi dhe ideja e Dositej Obradoviqit filluan të shtrihen dhe përhapen në , kështu që në shekullin 19 -të u “krijua” populli serbë dhe në vitin 1836 ai doli me tekstin “"Srbi svi i svuda" ( Serbët te gjithë, dhe gjithkund )
Nëse futemi pak më thellë për ta elaboruar temën për serbët si “ katolik” duhet të përmendim edhe Republikën e Dubrovnikut ; ku banorët dubrovnikas gjer në shek.1 7-të e mbanin vetën ndryshe nga të tjerët: “ nje grup i veçantë nacional , më të vjetrit në Ballkan dhe assesi të jenë sllav” .
Është interesante korrespondenca e Dubrovnikasve e vitit 1446 me qeverinë e Barcelonës e cila i trajtonte dubrovnikasit si Italian. Aty thuhet “ Po habitemi me vlerësimin e juaj që na quani Italian; na as që jemi e as nuk i nënshtrohemi Italisë.; ne dallojmë nga gjuha dhe zakonet tona që i përkasin Dalmacisë “(Vinko Foreti?, Godina 1358. u povijesti Dubrovnika, JAZU, Starine, knjiga 50, Zagreb, 1960. god) ( Një ndërpyetje për hulumtuesit tanë; Cilët ishin dubrovnikasit e atij shekulli , cilën gjuhë e flitnin?) (. Zna?i, 100%-tna je ?injenica, do polovine 19.vijeka Dubrov?ani sebe nijesu smatrali ni Srbima ni Hrvatima, Dubrov?ani su velikimdijelom (i tada i dan danas) vlaškog/morla?kog porijekla, porijeklom su od balkanskihstarosjedelaca )
(Pjesa e ardhshme : Ku ishte qëllimi i serbëve të shfaqën edhe si katolik?)