E marte, 30.04.2024, 04:09 AM (GMT+1)

Mendime

Zyba Hysa: Adhurimi i Zotit është çelësi i mirësive

E hene, 17.08.2015, 08:44 PM


ADHURIMI I ZOTIT, NUK ËSHTË THJESHT SLLOGAN FETAR... ËSHTË CELËSI I MIRËSIVE TË KËSAJ BOTE...

NGA ZYBA HYSEN HYSA

Çdo komb është krijuar si çdo gjë tjetër natyrale mbi tokë, apo si çdo gjë tjetër e krijuar (njohur a pa njohur nga njeriu) në Univers dhe udhëtimi i çdo gjëje drejt perfeksionit bëhet vetëm në natyralitetin e vet, çdo gjë tjetër është thjesht propagandë.

Dua të flas thjesht, pa përmendur ç’ka thëne ai filozof, apo ai profet, se kur një njeri arrin moshë madhore, siç jam edhe unë sot, eksperienca dhe mundësia për të fituar njohuri e mbi bazën e tyre të lëshojë dritë intuicionit intelektual, është e mundur të shprehë mendimet e veta në lidhje me botën që njeh, të dallojë dritën që ndihmon për qartëtsimin e errësirës, e cila (errësira) sjell të papritura në udhë, se hapi hidhet (është e pashmangshme ecja e kohës) se duhet të hidhet e në vend që të ecet përpara, bie në greminë.

Çdo komb lindi dhe u zhvillua bashkë me besimin e tij, besim që është e drejta themelore e njeriut për të besuar në atë që beson sinqerisht. Besimi ka lindur nga frika ndaj Zotit, si krijues i gjithësisë. Fillimisht, na është thënë, ishte një besim si rezultat e një frikë misterioze, se Zoti mund të na vriste, mund të na sëmurte, apo dhe mund të na gjymtonte, po të bënim punë të liga, (të paktën kështu e kemi mësuar duke e bazuar në teorinë e Darvinit) por unë kam shumë rezerva në këtë drejtim, mendoj që njerzit qysh kur u krijuan duhet ta kenë adhuruar Zotin, ata kanë qenë më pranë Zotit, por ky adhurim filloi të binte në njerëzit që filluan të adhurojnë pasurinë materiale, mbi çdo gjë dhe me çdo kusht e kështu edhe njerëzit e varfër pak nga pak filluan të adhuronin ata që i shtypnin e i shfrytëzonin, (kushin në dorë mbijetesën e tyre) duke i quajtur deri në ditët e sotme Zotërinj.

Me zhvillimin e shoqërisë njerzore, pësoi pra, dhe mënyra e besimin në Zot. Këtu (mendoj unë) njerëzit u ndanë në tre kategori: Në njerëz që besojnë zotin nga frika se mund t’u bëjë keq (njerzit e paditur); në njerëz që s’kanë asnjë frikë, të cilët e përdornin besimin në Zot, për t’u rrëfyer që Zoti t’u falte mëkatet me plot gojën mund të quhen BARBARË (njerzit qe edhe dijen e përdorin për të fituar pasuri me të gjitha format) dhe në një pakicë njerëzish që e adhurojnë Zotin duke u bindur në veprën e tij dhe që nuk bëjnë punë të liga nga frika se u bën keq, por druhen që të mos lëndojnë atë që adhurojnë (këtu futen njerzit e ditur dhe fisnikë).

Më kujtohet një herë dikush që pretendonte se më dashuronte dhe unë i bëra një pyetje: “Beson në Zot?” Ai më tha “Jo!”, atëherë ju kurrë nuk mund të dashuroni një njeri, nëse nuk ke arritur të duash dhe adhurosh Zotin, se dashuria është si të duash Zotin e pse Ai është lart në qiell, nuk e ke pranë, përsëri e adhuron, se e ndjen praninë e tij brenda vetes.

E solla këtë shembull personal, për të dalë tek ajo që unë dua të trajtoj në këtë shkrim:

Pse Kombi ynë nuk përparon, por endemi përmes tragjizmavet të pafundme?

Nëse do të shkatërrosh një familje, përpiqu t’i humbësh besimin tek njëri - tjetri dhe ka marrë fund familja, po kështu është dhe kombi, si familje e madhe, shkatërroi atij besimin autokton për të besuar besime të imponuar, që kurrë nuk bëhet besim që të çon në adhurimin e Zotit, por shndërrohesh në një papagall duke përsëritur rregulla fetare, bile dhe të shumë feve, por që nuk depërtojnë në fijet magnetike të shpirtit për të elektizuar dhe ndriçuar ndërgjegjen e njeriut deri në besim e adhurim ndaj Zotit. Si mund të besoj një fe, kombi të cilës i përket ajo Fe, është vrasësi i fesë, i gjuhës dhe i racës sime??? Në këtë rast s’kemi të bëjmë me Fe, por me njerëz që përdorin Fenë si maskë për të robëruar kombet.

Përsëri nuk dua të jem e mërzitshme të bëj historikun e feve në kombin tonë, siç bëjnë dy kaposhët e letërsisë shqiptare (Qose - Kadare) për të justifikuar shpërblimet e majme të të pafeve që kanë përdorur fenë për sundim, por thjesht mendoj; harmonia ndërfetare në Shqipëri është false, përderisa ajo nuk i shërben elektrizimit të shpirtit që ndërgjegjësisht shqiptarët të besojnë dhe adhurojnë Zotin. Fetë që ushtrojnë aktivitetin e tyre antifetar në Shqipëri, kanë krijuar modelin e politikanëve tanë shqiptarë që në kohën e Turqisë (pas vdekjes së Skënderbeu) e deri në ditët e sotme, model që nuk i ka shërbyer bashkimit dhe zhvillimit të kombit tonë, por shkatërrimit të tij, se njeriu që nuk adhuron Zotin, bën punë të liga (vret, vjedh, tradhëton, urren, shfrytëzon...) më të liga se vetë ligësia dhe kryefetarët i mbajnë pranë jo për të falur mëkatet, se ata nuk i njohin për mëkat, por për të mbuluar mëkatet e tyre.

Kombi, mëmëdheu, populli është Zoti në tokë, ai që adhuron Zotin në Qiell, adhuron dhe veprën e tij në tokë, ndaj pa mëshirë e coptojnë, e shfrytëzojnë, e përdhunojnë dhe me paturpëri flasin gjuhën hyjnore shqipe duke përdhosur veprën e perëndisë, se edhe ajo gjuhë është dhuratë e perëndisë, ku turqit na donin të flisnim turqisht e grekët edhe sot e kësaj dite i detyrojnë emigrantët tanë të flasin greqisht, të ndërrojnë fene dhe emrin.

Çdo ditë zgjohem me thirrjen e minareve të kryeqytetit tonë, Tirana, në gjuhën arabe, po pse nuk mund të thirret zëri shqip? Por duhet të luajë rolin e saj antifetar feja në Shqipëri. Po kështu në disa kisha bëhen meshat greqisht, apo në manastire që dikur kanë qenë shqiptare në Kosovë, janë kthyer si garnizone ushtarake, ku për të hyrë atje duhet leje nga qeveria serbe.

Duke bërë këto mëkate antinjerzore, anti hyjnore, deri në përdorimin e Fesë kundër një kombi, apo disa kombeve, këto kanë sjellë tërmete të jashtëzakonshme në shoqërinë njerzore ndërkombëtare, sepse bota përpëlitet me ethet e mëkatit; vërtet duket sikur shkatërrohen kombe, por mëkatarët i shkatërron Zoti dhe bota po shkon drejt shkatërrimit dhe nuk do të ketë qetësi derisa drejtuesit e botës të jenë vërtet adhuruesit e Zotit, jo për të larë mëkatet, por për të mos bërë mëkate.

Bota lëkundet në llumin e mëkatit, vështirë ta kalojë atë llum, por sado llum qoftë, koha e dërgon llumin në fund dhe bota do lundrojë në detin e besimit dhe të paqes, ku njeriu, për hir adhurimit të Zotit, nuk do bëjë punë të liga, se lëndon adhuruesin e tij.

Sot popullin ynë nga modeli i njeriut të pafe që ndërtoi komunizmi, ai i ruajti disa virtyte qe buronin nga trashëgimia e tij brez pas brezi e sot kërkon t’i mbështesë ato në Fe, po ç’faj ka i shkreti popull që nuk puqen kuantet e shpirtit të tij me fetë që diktohen, ndaj ne si popull nga më të lashtët në Fenë tonë, në gjuhën tonë, në trojet tona, na duhet të mohojmë vetvetën, po mohuam vetveten, kemi mohuar Zotin, krijonjësin e gjithësisë, gjithashtu dhe të kombit tonë, po mohove Zotin, nuk ke frikë që bën vepra të liga, se nuk të dridhet shpirti kur mendon se ke lënduar ZOTIN! (këtu mos mendoni se jam naive, por Zoti tek ne, shndërrohet në ndërgjegje të brendshme)

Kush adhuron të mirat materiale të kësaj bote, largohet nga adhurimi ndaj Zotit dhe ai që adhuroi pasurinë, nuk ka qetësi dhe paqe shpirtërore, se është i pushtuar nga ethet e saj se si do fitojë pasuri dhe nga frika se mos këtë pasuri do ia rrëmbejë dikush. Në këto kacafytje frikërash janë politikanët tanë, ditën mendojnë se si të vjedhin, si të plaçkisin, si të shumëfishojnë pasurinë e natën dridhen e përpëliten prej angthit se mos këtë pasuri ua rrëmbejnë. Harrojnë se janë njerëz me frymë dhe frymën ua ka dhënë Zoti e një ditë do ua marrë e pasurinë këtu do e lënë, kjo është e vërtetë, se jeta ka sjellë shumë shembuj. Ndaj të tillë politikanësh nuk kanë faj që veprojnë kështu, ata janë në soj të ujkut, vetëm në përgjim të presë dhe në frikën e gjahtarëve!

Populli duke mos pasur një besim të pastërt ndaj Zotit, adhuron politikanët e pse e di që janë hajdutë, kriminelë, shfrytëzues... përsëri i ndjekin nëpër mitingje, në lajme e në biseda të përditshme nuk qahen hallet që kanë, por diskutojnë rreth huliganëve të pafe dhe të pabesë, sikur këta të ishin vetë Zoti! Kjo është katastrofa më e madhe e kombit tonë, por për këtë katastrofë do të ishte përgjegjëse ajo pjesë e shoqërisë që adhuron Zotin; intelektualët, krijuesit, gjenitë. Po a mund të dëgjohet fjala e sinqertë e një intelektuali që e flakin në rrugë pa punë, që nuk i botohen shkrimet në gazeta, ku nuk ftohet në analiza e emisione shoqërore e politike për të çelur sytë popullit që të adhurojë veten e jo politikanët, se duke adhuruar veten, adhuron dhe Zotin se i falet atij për mundësinë që i dha të vijë në jetë dhe kështu mbledh mendjen që të kuptojë se nga i vjen e keqja dhe nga duhet ta kërkojë të drejtën e tij.

Duke adhuruar Zotin bëhen punë të mira, po si do arrijë populli ynë të bëjë punë të mira, kur adhuron ata që bëjnë punët më të liga?? Kështu dashje pa dashje do shtohet krimi, vjedhja, prostitucioni, shitja e qënëjeve njerzore, urrejtja ndaj njëri – tjetrit, rrugaçëria, droga...

Në këtë kaos të llumosur ndodhet kombi ynë e nuk ka se si të interesohen politikanët tanë për trojet e coptuara të kombit, për keqtrajtimet që u bëhen shqiptarëve që jetojnë në trojet e tyre, po jo në shtetin e tyre, se Satanai ua ka ndarë copat e majme, ku përmes veseve të poshtra, nxjerrin pasuri marramendëse. Këta politikanë nuk bëjnë gjë tjetër, veçse grumbullojnë pasuri që Zoti e di se kush do ua hajë e nuk besoj që dikush prej tyre, të kujtohet se ka një ZOT krijonjës e mendonjës që sheh, mendon dhe vepron në momentin e duhur... ndaj jeta ka provuar që asnjë pasuri e krijuar poshtërsisht nuk është trashëguar. (Kujto këtu Ali Pashë Tepelenën)

Lind pyetja: Çfarë do të ndodhë me kombin tonë?

Populli ynë ka adhuruar udhëheqësit e vet, se ne jemi një popull që kemi provuar dhe vazhdojmë të jemi nën skllavëri, të pushtuar nën sundimin malajzes, serb, grek, maqedon e kjo pjesë Shqipëri që ka shpallur Pavarësinë, por për fat të keq, ne vazhdojmë të kemi një pavarësi të varur me kokë poshtë nga ndërkombëtarët, duke i quajtur ata si shpëtimtarë të tyre, do ndryshonte puna nëse do quante shpëtimtar Zotin e ta adhuronim atë, se vetëm duke adhuruar zotin, adhuron veten dhe me besim tek vetja kërkon të drejtat tua të ligjshme tek ata që i ke zgjedhur e kështu do ndryshonte pozicioni: politikanët do adhuronin popullin e do punonin për popullin... kështu është dhe demokracia.

Mendoj që të mbrosh dhe të duash atdheun, duhet patjetër një njeri që beson dhe adhuron Zotin, por në këtë llomi është e vështirë që një i tillë të dalë në krye, vetëm Zoti e di se si do na shkojë halli! Por siç e thashë edhe më lart, llumi do bjerë në fund dhe do kthellohet uji që njerëzit të shikojnë pastër të ardhmen, me besim tek Zoti dhe tek vetvetja!

Popull shqiptar,

Kurrë mos bjerë në dëshpërim prej zhganjimeve të njëpasnjëshme, se përsa do jemi të coptuar, do të na udhëheqin të pabesët, ata që nuk adhurojnë Zotin, ata që adhurojnë pasurinë, se dëshpërimi yt, është fundi yt, por çili sytë për të parë udhën tënde, se udha jote nuk është udha e të paudhëve. Që të dallosh qartëzi këtë udhë të duhet shumë dritë dashurie, dritë që na e jep vetëm adhurimi i ZOTIT, se kështu do të duam fort njëri – tjetrin dhe së bashku të kërkojnë bashkimin tonë, të drejtat tona të ligjshme...



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora