Kulturë
Bahri Myftari: Romancë lufte
E enjte, 30.07.2015, 06:13 PM
Romancë lufte
Tregim nga Bahri Myftari
Seanca u shty për të nesërmen. Shkaku, ngaqë i akuzuari po i ikte akuzës, ose si deklaroi anëtarja femër e trupës, po dredhonte me qëllim. Ai që akuzohej ishte partizani më i ri i batalionit. Dhjetë ditë më parë, së bashku me mitralozin e vet, ishte caktuar me shërbim njëzetekatër orësh te pozicioni mbi kodër. Pritej të kalonte aty pari, nga çasti në çast, ditën apo natën, një forcë e madhe armike e cila, pasi ishte goditur rëndë nën hijen e Shpiragut, kish nisur të tërhiqej drejt deltës së lumit për të kaluar matanë, pranë bregut të detit, ku pritej të vinin dy-tri anije për t’i mbartur.
Mirëpo,
kjo nuk po ndodhte! Ditët dhe netët përcillnin njëra-tjetrën. Asgjë e re! Tani,
më tepër se t’i kushtohej detyrës dhe përgjegjësisë së saj, po merrej me armën,
me mitralozin, e zbërthente dhe e mbërthente, e vajiste dhe e pastronte si
kurrë më parë. Mu në mes të këtij boshllëku, të këtij çlirimi prej
përgjegjësisë së madhe, iu kujtua se qershori ishte muaji i ditëlindjes së
njëzetë. Saktësisht ishte dita e tretë e muajit, po ajo, tashmë që qershorit po
i vinte fundi, kishte fluturuar! Megjithatë, brenda jemi, tha djali i ri. Disa
hapa më tutje pozicionit luftarak, ishte një qershi që flakëronte e ta bënte me
sy. Shkoi pranë saj, qëmtoi disa kokrra të zgjedhura e, po me të tilla, mbushi
një shportë të vogël. Në kthim u përball me nusen e veshur me të zeza. Asaj,
para disa muajve i qe mbytur në det i shoqi, peshkatar. Kështu që qe kthyer te
prindërit, pranë të ëmës, se vetëm atë kishte. Partizani i ri e shihte shpesh
nusen me të zeza. E shihte te dritarja të cilën ajo e mbante më të shumtën
hapur kanat më kanat, e sidomos te veranda, atje ku ajo gati çdo mëngjes,
ndehte rrobat e bardha dhe ai, që nga pozicioni kundronte lirshëm trupin e saj
të derdhur, këmbët lakuriq aq më shumë, kur përkulej dhe që lakuriqësia i
shkonte deri pranë vitheve të ëmbla, të rrumbullakta, si të ujdisura me dorë!
Shpesh ajo e ndjente shikimin që e ndiqte dhe e dinte
Merr dhe më uro për ditëlindjen. Mbusha njëzet vjeç!
Ajo shpreu habi dhe e puthi në të dy faqet. Kjo qe vetëm një flakë e aq, pastaj e puthi në buzë, e puthi gjithë afsh..Edhe djali ia ktheu, madje shkoi edhe më tej, te gusha, te gjoksi që iu zbulua shpejt. Nusja ndjeu aromën e djalit, ndjeu përkëdheljen dhe puthjen e gjinjve. E mblodhi veten dhe duke e puthur në buzë i premtoi se do të shiheshin shpesh e më shpesh...
- Në seancën e djeshme, e mori përsëri fjalën anëtarja femër, ju dredhuat. Na thatë se gatishmëria....
- Gatishmëria nuk mund të zgjasë pa fund,nuk mund të zgjasë gjithë jetën, tha djali.
- Kësaj nuk i dihet, tha ajo, megjithatë, ne e dimë mendimin tuaj, e do ta gjykojmë, po mos harro djalë i mbarë, se të ndjek dhe një akuzë tjetër, po aq e rëndë: ju kini përdhunuar një familje të popullit! Kjo bie ndesh më moralin e luftëtarëve tanë, me moralin e luftës sonë… Prit, prit, vetë ke pohuar se hyje dhe dilje në atë shtëpi nga dritaret e jo nga dera.
- Te dera, tha me nxitim i riu, te dera, atje rri ngulur e ëma sakate dhe..
- Kjo nuk është serioze, tha gjithë inat ajo dhe, sakaq urdhëroi përsëri shtyrjen e seancës…
Anëtarja femër e trupës ishte martuar dy herë ndonëse nuk i pati mbushur tridhjet vjeçët. Me të parin, qe ndarë, siç pohonte pa ndroje, ngaqë pati për moral vargun e një poeti revolucionar; kur nuk do partinë time, nuk mund të më duash as mua! Dhe në të vërtetë, ai qe bashkuar me kundërshtarët politikë të saj. Ndërsa i dyti, paskësh qenë më zi; ai nuk kishte dashur as Shqipërinë, me të marrë përhapje të madhe lufta, i kishte hipur vaporit për të jetuar në një vend fqinj. Anëtari i dytë i trupës, që gjykonte partizanin e ri, ishte një qytetar në moshë mesatare.Dikur pati punuar si kinooperator kinemaje në një qytet të veriut...Ai kishte një pasion të papërmbajtur ndaj artistëve të kohës sidomos ndaj trupave gjysmë lakuriq të artisteve femra. I treti ishte vetë komisari i batalionit të partizanit të ri. Nuk qe më tepër se dy vjet më i madh se partizani. Braktisjen e pozicionit nuk ia merrte për gjë të madhe, pasi koha kishte rezultuar ndryshe, forca armike qe larguar në drejtim tjetër, kurse akuzën e dytë, atë të përdhunimit, zëvendëskomisari e quante marrëzi,madje ishte edhe xheloz. Partizani i ri paskësh shtënë në dorë nusen e bukur me të zeza, e pashoqe për elegancën dhe hijeshinë femërore në tërë ato shtëpi, në të dy anët e deltës e më thellë, deri sa zgjatej e banuar vija bregdetare. Këtë ndjenjë xhelozie dhe adhurimi e ndante edhe me kinooperatorin.
- Jo vetëm unë, i tha ai pa fshehur gjë, po edhe kryetarja e trupës gjykuese. Ajo, kur pa një ditë fare rastësisht nusen, i mbetën sytë mbi të. Ishte gati të thërriste;
- Të març të keqen e atij mikut partizan!
Kur
zëvendëskomisari u informua edhe me opinionin e dy kolegëve, shpejtoi te
partizani. Nesër mund të jetë séanca e fundit, i tha, bëj kujdes dhe mos u hidh
degë më degë. Lëri filozofitë dhe teorirat si në akuzën e parë, jo po
vigjilenca, pritja, gatishmëria nuk mund të vazhdojë për gjithë jetën, e ku di
unë! Ti e di
Të nesërmen para atyre të treve, partizani dukej edhe më i emocionuar se herët e tjera. Zëvendëskomisari uroi që ta mblidhte veten, të gjente forcën dhe guximin për të rrëfyer.
- Unë, sa herë që hyja në dhomën e saj, ia nisi ai, e gjeja shtrirë në krevat, fare lakuriq, mbuluar me një çarcaf të trëndafiltë, ashtu siç ishte i trëndafiltë edhe trupi i saj lakuriq.. Kinooperaturi i kënaqur i ra me bërryl zëvendëskomisarit. Anëtarja femër po kapërdihej me zor.
- Mirëpo, atë ditë ajo kërkoi ta zhvishja unë! Ndoshta, ajo kërkoi të provonte nëse mund ta bëja dot. Dhe nuk e pata të lehtë, nuk e pata të lehtë, me t’i kapur cepin fustanit, gati u rrëzova..
Kinooperatori shpërtheu nga kënaqësia dhe pa ndruajtje, pyeti kolegen nëse mund të ishte detyrë e vështirë?
-
- Ia hoqa fustanin, ia hoqa, citoi ai, dhe ashtu lakuriq, lakuriq fare, e ngrita hopa, e nisa ta puth në çdo vend të bukur!
Anëtarja femër u kollit me aq kujdes, a thua kishte merak se mos pa dashje trembte rrëfimin.
- Desha ta shtrija në shtrat, po ajo kërkoi që të bënte me mua të njëjtën gjë .Të më zhvishte vetë e pastaj.. Ia nisi, po nuk mundi, atëherë më hoqi rrobat poshtë dhe më futi të dyja duart duke u dridhur e duke rënkuar të më nxirrte… Partizani po nguronte. Shpejtoi zëvendëskomisari:
Të të nxirrte mitrolozin, mitralozin tënd, a e kishe me vete?
- Patjetër që e kisha.. .
Ta mbyllim seancën, nuk u mor vesh kush propozoi dhe ashtu u bë. Të nesërmen u dërgua një relacion në komandën e madhe, ku shkruhej:
“Partizani i ri, vërtet e pati braktisur pozicionin,, veç në kohën që pati rënë përgjegjësia, ngaqë forcat armike kishin ndërruar drejtim, megjithatë, si do që veproi, ai kurrë nuk e braktisi armën e vet, mitralozin.”.