E merkure, 07.05.2025, 11:53 AM (GMT+1)

Kulturë

Lumturi Ymeri (Bersava): Heshtje që këlthet

E marte, 28.07.2015, 07:50 PM


Lumturi Ymeri (Bersava)

 

HESHTJE QË KËLTHET...

 

Zjarre,

zjarre të ndezur frikshëm ngado

grykave, kodrave, maleve

Pyjet mbetën të shkretë

pa këngë, pa frymë, pa jetë...

 

Gjethe,

krahë fluturash, pendë shpendësh

fluturojnë e digjen me klithma heshtjesh

E unë pres një Dikur...

 

Kurorat e bukura zbuluar paturpësisht

skelete të shtrembër, të nxirë

klithin dhembjen në heshtje

E unë pres një, Atëherë...

 

Oksigjeni i tkurrur në gur

Ç'ngjyrë ka dhembja?

Të fashos së bardhë që lidh frakturat?

Të blozës së zezë që mbush plasaritjet?

 

Në heshtje unë klith

duke pritur një Dje...



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx