E premte, 18.06.2021, 12:06 AM (GMT+1)

Kulturë

Xhavit Gasa: Lavdi dëshmorëve të luftës së Matit

E marte, 28.07.2015, 08:31 PM


LAVDI DHE NDER PËR JETË LUFTËTARËVE DHE DËSHMORËVE TË LUFTËS MADHËSHTORE TË MATIT KUNDËR PUSHTUESVE FASHISTË 1943

(JA SI U VRANË NGA KOMUNISTËT TRE LUFTËTARË

TË LUFTËS SË 31 KORRIKUT 1943)

Nga Xhavit Gasa

1-BAJRAM HOXHA

I diplomuar për këmbsori në akademinë ushtarake në Modena te Italisë, projektues dhe organizator i luftës së 31 korrikut 1943 Ishte komandat i çetës së Rremullit,madje një natë përpara se të sulmohej garnizoni fashist u shtrua darkë në kullën e tij në Pujkë nga ku u bë nisja e çetës së Rremullit për Burrel . Pjesmarrës aktiv në luftë deri në çlirimin e plotë të Shqipërisë,Ai ishte një njeri me vlera të larta humane dhe njerzore,njihte mirë artin dhe ligjet e luftës por mbi cdo gjë për te qe nacionalizmi,ai kundërshoj me forcë djegjen e shtëpive të komunistëve, megjithëse ishte antikomunist, por për çlirimin e atdheut nuk ka njgyra politike thoshte B Hoxha, ky qe një intelektual largpamës dhe atdhetar. Pas mbarimit të luftës B Hoxha qëndroj në shtëpinë e tij, pranë familjes, nuk u angazhua në jetën politike, ai nuk e donte regjimin komunst, por as nuk u fsheh nga regjimi. Komunistët e arrestojnë dhe burgosin. E dërgojnë në kënetën famëkeqe të Maliqit, ku sëmuret dhe vdes në një siptal në Tiranë. Familjarët nuk u lejuan ta marrin dhe ta varrosin trupin e tij ashtu siç i kishte hije.Bajram Hoxha, la pas një vajzë, Shadijen që nuk e pa dhe nuk e njohu kurrë, ajo lindi disa muaj pas burgosjes së tij, e cila është trashëgimtarja e denjë e tij, duke i dhënë plot nipa dhe mbesa B Hoxhës, këtij burri të mençur dhe patriot.Në 20 vite demokraci familja e tij ka kërkuar eshtrat e këtij Patrioti por nuk është bërë akoma e mundur të gjendet.Vendi i tij i ka borxh të madh këtij biri të tij vendin ku të dërgohet një tufe lule dhe historia i ka borxh vendin që i takon për meritat e tij si njeri,ushtarak dhe patriot. Akoma nuk dihet varri i tij.

2- HAZIS KASEMI

Natyra i dhuroj burrërinë dhe mençurinë. Ishte mjek popullor, shëronte sëmundjen

e verdhzës, ishte mjeshtër i kockave. Me dorën e tij të ëmbël shëroj nga sëmundjet, plagët dhe thyrjet e kockave qindra njerëz. Pjemarrës në kuvendet e parisë së Matit, pjesmarrës dhe organizator i luftës së 31korrikut 1943. Ishte antikomunist i vendosur. E arrestojnë dhe pasi e torturojnë në mënyrë çnjerzore në Derian, e morin të lidhur dhe e pushkatojnë pranë një lisi në livadhin e Kamthit.

Para pushkatimit, komandanti i frorcave të sigurimit e pyet, për fjalën e fundit.

Hazis Kasemi i thotë--afrohu pak se dua ta them ballë për ballë, sigurimsi kriminel i afrohet, Hazizi ngre lart duar e lidhura, dhe me gjithë forcën e tij e godet kriminelin duke ja mbush hundët dhe fytyrën me gjak- ky është amaneti im, unë të mund dhe me duar lidhur, mor qen i pa besë.At-herë krimineli zbras një breshëri plumbash mbi trupin gjigand të Hazis Kasemit. I gjithë fisi fisnik i Kasemajve u presekutua me emrin kulak e armik deri në rrëzimin e diktaturës, njeri nga djemtë e tij Kasemi bëri dhjetra vite burg.

3- TAHIR MATA

I diplomuar në akademinë ushtarake në Modena të Italisë. Pjemarrës dhe organizator në luftën e 31korrikut. Arrestohet në shtëpinë e tij në Barbullej, nga oficerët e sigurimit, duke e ndarë pa mëshirë nga vajza e tij dy vjeçare, nga gruaja e re dhe familjarët e tjerë.Gjatë rrugës për në Burrel e torturojnë, ai ishte ushtarak i pregaditur dhe i zoti, në një moment i godet me gurshta dy sigurimsat dhe ju ikën, ata i gjuajnë me armë dhe e plagosin, pastaj e ndjekin dhe e vrasin sapo kaloi përrojin ndarës së pyllit të Gasës dhe Kadiut. U gjet kofoma e tij pas disa ditësh nga Islam Alia, u njoftuan familjarët të cilët nuk u lejuan ta merrnin ta varrosnin te varret e tyre, e varrosën në hijen e një lisi te pylli i Gasës me sugjerimin e babait tim Elmaz Gasa. Ai vend mori emrin "Varri i T Matës". Pas rënjes së komunizmit u rivarros në Barbullej pranë të afërmve të tij.Kështu përfundoi jeta e këtyre tre burrave të shquar, kështu u përbaltën u burgosën, vranë, internuan dhe përsekutuan qindra bij e bija të shquar në mbarë Shqipërinë, u përbalt historia e lavdishme e tyre, u masakrua gjithë populli shqiptar vetëm që të qëndronte në këmbë një shtet fantazëm me fantazmat e tij. Akoma dhe sot, këto fantazma enden si hije, thurin rrjeta të zeza si merimanga, dhe kërkojnë të deformojnë historinë që shkruan me pushkë e penë bijtë dhe bijat më të mirë të këtij populli. Iku ajo kohë, një herë e përgjithmonë, nuk mund të mbulohet dielli me shoshë.

LAVDI DHE NDER PËR JETË LUFTËTARËVE TË LUFTËS MADHËSHTORE TË MATIT KUNDËR PUSHTUESVE FASHISTË 1943



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora