E premte, 01.11.2024, 12:16 AM (GMT)

Shtesë » Lajme

Sulme terroriste në Tunizi, Kuvajt dhe Francë

E premte, 26.06.2015, 06:33 PM


Sulme terroriste në Tunizi dhe Kuvajt

Të paktën 30 persona humbën jetën dhe 36 u plagosën mes të cilëve edhe të huaj, në një plazh mes dy hoteleve në qytetin turistik të Suzës në Tunizi. Zyrtarët e cilësuan një sulm terrorist dhe raportuan për ekzekutimin e një prej personave të armatosur dhe ndjekjen e një tjetri.

Në listën e viktimave janë pesë shtetas tunizianë, një belg, pesë gjermanë, katër britanikë, një irlandeze dhe tre franceze. Dyshohet se në mesin e të vrarëve të ketë edhe shtetas çekë dhe polakë.

Një tjetër sulm ka ndodhur në një xhami shi‘ite në Kuvajt City, gjatë lutjes së të premtes, ku humbën jetën 25 persona dhe u plagosën 202 të tjerë. Shteti Islamik ka marrë përgjegjesinë e sulmit, përmes një deklarate në rrjetet sociale.

Terrorizmi godet Francën, një i vrarë e disa të plagosur

Autoritetet franceze nisën hetimet për të hedhur dritë mbi sulmin terrorist që ndodhi në fabrikën e gazit, në pronësi amerikane, pranë qytetin juglindor të Lionit në Francë.  Pista kryesore e hetimit është lidhja e dy personave të arrestuar me radikalët islamikë.

Në orën 10 të mëngjesit të sotëm u dëgjua disa shpërthime në fabrikën e gazit në Seint Kuentë Falavier, që ndodhet rreth 40 km larg Lionit. Një trup i dekapituar u gjet disa metra larg fabrikës, ndërsa koka e mbështjellë me një flamur me shkronja arabe ishte vendosur në portën e fabrikës së gazit.

Zyrtarët francezë thanë se trupi i gjymtuar është i një biznesmeni. Disa media lokale raportuan se ai ishte punëdhënësi i atentatorit, 35 – vjeçarit Jasin Sahli dhe krimi është kryer përpara sulmit në fabrikë. Më pas, vrasësi dhe një person tjetër, në bordin e një makinë, kanë hyrë në fabrikë dhe e kanë përplasur automjetin me disa bombula gazi, duke shkaktuar kështu shpërthimet.

“Nuk kemi asnjë dyshim se ata synonin të hidhnin në erë kompleksin industrial”- tha Presidenti francez, François Hollande, gjatë një konference për shtyp.

Objektivi ishte provokimi i një shpërthimi të madh dhe të dy personat të vdisnin si kamikazë. Por kjo nuk ndodhi. Zjarrfikësit ndërhynë menjëherë dhe njëri prej tyre, bllokoi atentatorin.

35 – vjeçari, Jasin Sahli, njihet nga Shërbimet e Brendshme të Sigurisë franceze, prej vitit 2006.  Edhe personi dytë, emri i të cilit nuk është bërë publik, përfundoi në pranga. Pak orë më vonë edhe bashkëshortja e Jasin Sahli.

Kryeministri francez, Manuel Vals urdhëroi shtimin e masave të sigurisë në disa zona të veçanta përreth Lionit.  Ngjarja vjen gjashtë muaj pas sulmit në redaksinë e revistës satirike “Charlie Hebdo”, ku humbën jetën 17 persona.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora