E premte, 03.04.2020, 08:54 PM (GMT+1)

Editorial

Engjëll Koliqi: Nga pika zero (0)

E merkure, 23.07.2008, 08:00 PM


Engjëll Koliqi
Nga pika zero (0)

Shkruan: Engjëll KOLIQI

Shumë ngjarje, deri në tmerrëzi të llahtarshme, kanë ndodhur në histori. Shumë shkatërrime, shumë vdekje, shumë ndryshime. Ajo që është më e tmerrshmja – shumë ndodhi e ngjarje, shumë doke e tradita, madje edhe shumë pika e vijëzime gjeografike, në historinë e botës sonë, janë fshirë tërësisht. Nuk janë lënë kurrfarë gjurmë të pashme, për shumë ndodhi, për shumë tradita... Sidomos në trojet e të lashtës dhe të madhes Iliri, shumë e shumë vija kufitare janë fshirë e janë vizatuar të rejat. Shumë e shumë qytete e komplekse, me shumë pasuri historike janë rrëzuar përdhe dhe janë humbur gjurmët e tyre. Mjerisht, edhe trupa të vdekur të personaliteteve janë nxjerrë nga varret dhe janë zhdukur. Kjo traditë e tmerrshme e barbarive antinjerëzore ka vazhduar, më shumë se kudo tjetër në botë, mbi tokat ilirike, që si pasojë e shkatërrimeve, të fshirjeve e të zhdukjeve, janë "ridimensionuar", për t'u takuar tashmë shumë shteteve, shumë kulturave e shumë traditave, edhe ndër më kundërthënëset. Nëpër kryqëzimet e kulturave dhe të traditave të ndryshme, në vend të pasurimit me vlerave pluraliste, vit mbas viti e shekull mbas shekulli, në tokat tona janë radhitur shkatërrimet, për t'u shndërruar – mjerisht – në një dukuri të vazhdueshme, që gjithnjë e më shumë e ka sulmuar historinë tonë, deri në grisje dhe shkatërrim të faqeve të saj më të lavdishme. Me këto dukuri të zeza, mjerisht, janë bërë ndryshime të tmerrshme edhe në strukturën e popullsisë së tokave tona, duke i detyruar masa të mëdha popullore, që të ndërrojnë doke e zakone, tradita e fe, kulturë e gjuhë... mjerisht, deri në tjetërsim.

Janë bërë shumë asimilime kombëtare e fetare, që i kanë shkaktuar dëme të mëdha historisë sonë. Mbi kurriz të farës iliriko-arbërore janë shtuar dhe egërsuar kombet me tradita orthodokso-islamike, siç janë ato greko-helene, turke dhe sllave. Në shërbim të proceseve të helenizimit, të turqizimit dhe të sllavizimit të shqiptarëve, mbi tokat tona janë bërë shumë luftëra të padrejta dhe janë shkaktuar shumë gjakderdhje, në shumë periudha historike, mbi njëzet shekuj me radhë. Mjerisht, nga të gjitha ato luftëra, apo thënë troç – nga i gjithë ai proces shkatërrimtar mbi popullin tonë, gjithnjë kanë përfituar të tjerët – ata që kanë qenë gjithnjë të prirur për terror e për tmerr. Edhe tash, kur kanë ndryshuar kohët, kur bota e civilizuar dhe qendrat ndërkombëtare të vendosjes kanë parë realitetin tonë me sytë e tyre dhe kur gjithçka është e qartë, tendencat dhe tentimet shkatrrimtare nuk prajnë. Aleanca terroristike sllavo-orthodokse, në trekëndëshin Moskë-Beograd-Athinë, nuk pranë me kërcënime për shkatërrime të reja mbi tokat tona. Megjithë deklarimet e tyre për orientim drejt civilizimit europian dhe për njohje e zbatim të rregullave e vlerave të demokracisë, kjo aleancë sllavo-orthodokse nuk mund të pajtohet me realitetin e ri botëror, që bazohet në rendin e demokracisë dhe të lirisë së popujve, kështuqë vazhdon me kërcënime të njëpasnjëshme. Ndërkaq, një aleancë tjetër – poashtu terroristike, me metoda të tjera – në emër të islamit,  investon shumë për destabilizime të reja mbi tokat iliriko-arbërore. Ata financojnë individë dhe grupe të caktuara dhe i rekrutojnë për t'i vënë në lëvizjen  terroristike antidemokratike dhe antikrishtere. Qëllim kryesor i asaj aleance është që të rekrutojnë sa më shumë njerëz në radhët e tyre, për të ndryshuar, respektivisht tjetërsuar identitetin dhe origjinalitetin e kombit tonë – për t'i zhdukur traditat e shenjta arbërore e për të na vënë në vijën kundërshtare dhe urrejtëse, kundëlr civiluizimit europian dhe gjithëperëndimor, respektivisht kundër Europës dhe Amerikës – kundër atyre që përfundimisht na e hoqën zgjedhën e pushtuesve sllavoserbianë, që na kishin sjellur deri në gjenocid të hapur.

Duke parë një dinamizëm shumë të përshpejtuar të ecjes së njerëzimit dhe të ndërrimit të rendit botëror në dobi të lirisë dhe të demokracisë njerëzore, nuk guxojmë ta humbim hapin me kohën. Le ta përkujtojmë kryepoetin kosovar – të Madhin Azem Shkrelin, i cili papra thoshte: "Koha ime nuk guxon të kohosh pa mua". Le të ngritemi të gjithë dhe njëzëri të bërtasim: - Koha jonë, nuk guxon të kohosh pa ne!

Për ta mbajtur hapin me kohën, për t'i ndaluar përfundimisht shkatërrimet mbi identitetin dhe origjinalitetin tonë kombëtar dhe për t'u nisur me përkushtim drejt ndryshimeve të civilizimit, bazuar në dashuri të mirëfilltë njerëzore, pa humbur kohë duhet të fillojmë me aksione konkrete. Mbas shumë shkatërrimeve dhe tjetërsimeve që janë bërë mbi kurriz të kombit tonë dhe mbi tokat tona, tash jemi të detyruar të rinisemi nga pika zero (0). Mirëpo – siç thotë populli – kurrë nuk është vonë. Nëse e kemi kuptuar dhe duam ta kuptojmë e ta ruajmë me të vërtetë origjinalitetin tonë kombëtar, duhet që – pa humbur më asnjë sekondë kohe, të gjithë ne fara arbërore të fillojmë të lëvizim bashkërisht drejt fronit të dashurisë, andej kah po përgatitet dhe së shpejti do të shpallet rendi i ri i civilizimit botëror, i bazuar dhe i ndërtuar me vlera lirie, demokracie dhe dashurie. Që të jemi sa më të fortë dhe përfundimisht të suksesshëm, në marshin drejt rendit të ri dhe të denjë në familjen e kombeve të civilizuara, duhet të shkëputemi përfundimisht nga çdo lidhje interesi me aleancat e përmendura, që kërkojnë të mbërrijnë deri në akte terroristike, për të shkatërruar çdo gjë dhe çdo traditë arbërore.

Ka ardhur koha, kur duke filluar nga pika zero, duhet të fillojmë rimëkëmbjen e traditave të shenjta iliriko-arbërore, tradita që praktikisht kanë vënë rrënjët e civilizimit europian, të bazuar në liri, në demokraci dhe në dashuri. Jo vetëm mëkat i rëndë, por do të ishte vdekje kombëtare, deri në asimilim, siç e kanë kërkuar dhe vazhdojnë ta kërkojnë aleancat e lartëpërmendura antishqiptare, nëse nuk shkëputemi përfundimisht nga iluzionet dhe inetreset me ato aleanca dhe të fillojmë me akte konkrete të procesit të ndërrimit të botës sonë me dashuri, që nënkupton dhe kërkon rimëkëmbjen e plotë të origjinalitetit dhe të identitetit të mirëfilltë iliriko-arbëror. Kjo edhe është porosia e gjithëmbarshme dhe e përhershme e gjyshërve tanë dhe e të gjithë heronjve dhe dëshmorëve që nuk kanë kursyer as jetën e tyre, në mbrojtje të identitetit dhe të origjinalitetit tonë kombëtar.

Atëherë, pa humbur kohë, le të fillojmë nga pika zero dhe le t'i bëjmë hapat e parë në rimëkëmbjen dhe rikthimin e identitetit dhe të origjinalitetit tonë, të zbehur nëpër shekuj. Le të fillojmë pa vonuar –me një dashuri të kulluar dhe të mirëfilltë, së pari ndaj njëri-tjetrit, pastaj edhe ndaj të tjerëve, për të dhënë më pas kontributin tonë edhe në kultivimin e vlerave të mirëfillta të lirisë, demokracisë dhe të dashurisë, me të cilat do e bëjmë rendin e ri botëror, që duhet të jetë i përshtatshëm dhe i dobishëm për njerëzimin mbarë. Është kjo një punë që realizohet lehtë, sepse në këtë drejtim kemi tradita të shenjta shumëshekullore. Le t'i shpalosim bashkë traditat e shenjta iliriko-arbërore dhe le të vëhemi në shërbim të tyre. Dhe, nëse e bëhjmë këtë pa vonuar, sigurisht që së shpejti do të jemi në radhët e para dhe ndër faktorët themeltarë e të domosdoshëm të Perandorisë së Dashurisë. Prandaj, eni të gjithë – bija e bij të farës arbërore – t'i harrojmë urrejtjet e intereset e fëlliqta dhe me shkëndija vezulluese të dashurisë, të vëhemi të gjithë në shërbim të traditave të shenjta iliriko-arbërore, që duke i rimëkëmbur ato, të mbërrijmë ndër të parët në Fronin e Perandorisë së Dashurisë. Eni pa vonuar, sepse me vlera të mirëfillta dashurie, shumë shpejt – nga pika zero do të mbërrijmë në fron, për t'u kurorëzuar. Eni të gjithë o fara arbërore – mos vononi – eni pa hezituar, se nuk kemi tjetër rrugë, për të mbijetuar.

Hora e Arbëreshëve – Palermo,
19-20 korrik 2008



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT