E premte, 06.12.2019, 10:11 AM (GMT)

Editorial » Çeliku

Kalosh Çeliku: Njerka krihet e Shkupi digjet

E hene, 18.05.2015, 08:07 PM


NJERKA KRIHET E SHKUPI DIGJET

NGA KALOSH ÇELIKU

E hap gazetën e përditshme tё “pavarur” që del në Shkup: Treshi përsheshi gërhet për Liri. Edhe me fotografi, pozojnë para syve tё lexuesve me ato facat e tyre kulturo-policore tё shёmtuara përtej Bukurisë. Theshetheme dhe dezinformata. Lista të “intelektualëve” shqiptar, që e thirrin popullin shqiptar në protesta “paqësore” përpara Qeverisë pa merrveshje shqiptaro – maqedonase. Thonë: “Unë shpresoj që një ditë do të përfundojë durimi i shqiptarëve. Mendoj se do të ketë padëgjushmëri ose refuzim të vendimeve të qeverisë…” Tjetri: “kryetari i BDI-së Ali Ahmeti viktimizohet së tepërmi dhe është jo shumë i përgjegjshëm në këtë aspekt.” I treti: “nëse vjen deri te ndarja e Shkupit kjo përfundimisht thotë ndarje edhe të Maqedonisë”.

E unë, e kthej filmin e kujtesës prapa pesdhjetë vjetëve, në kohën e tyre të “artë” komunsite. Po, ky Tresh Përsheshi: doktoronte, punonte në Universitet, redaksi, kabinete të Qeverisë komuniste. Dje komunistё, sot “demokratë” me kokën dhe palarenë tek Partia Neokomuniste. Në atë kohë si komunistë me yll të kuq në ballë, fitonin tituj shkencor universitar, vende pune dhe para me thasë. Sot në “demokraci”, shesin tituj shkencor, vende pune, me tre pensione shtetërore dhe libreza kursimi brenda e jashtë vendit. Përmëtepër, edhe vajtojnë si qyqe lis më lis, derdhin lotë krokodoli për Çështjen shqiptare, integrimin e Maqedinisë në Bashkimin Evropian. E shajnë Maqedoninë, që dje e donin me mish e shpirt. E kishin Atdhe, nuk e dinin gjuhën shqipe, po gjuhën “maqedonase” si gjuhë me perspektivë në të ardhmen. Edhe librat e tyre i shkruanin dhe botonin në këtë gjuhë me perspektivё sipas tyre, në mjetet e informacionit, deklaroheshin si shkrimtarë maqedonas. Tjetër punë, që sot në “demokraci” mezi e mësuan edhe gjuhën shqipe dhe shkarravisin edhe në këtë gjuhë “vepra artistike kombёtare”. Gurë e dru hedhin mbi Maqedoninë. “Luftë” bëjnë për Shqipëri Etnike. “Vëllezërit” e Njerkës se, kush është më patriot për Maqedoninë: Gruevski, apo Zaevi. Patriotët e vonuar që i shëtitën të gjitha partitë politike “demokratike”. Në fund, u ka mbetur pa e provuar edhe një Parti politike “demokratike” të shëtitur si “patriotë” të vonuar melezë. Dhe, ajo është: Partia Politike Demokratike e Varrezave të “dëshmorëve” të Njerkës…

I mjeri Dhëndërr i yni dhe “patriot” i Njerkës, që para emrit ka titull shkencor: Dr. dhe ende ёshtё brëllok në një  shoqëri “demokratike”, i hedhur nëpër kontejnerë bërlloku që nga koha e komunizmit. I mjeri DoktorZiu me shokë, që nuk la vend pa i futur hundët, i ka mbetur edhe një çerdhe “irredentistësh” pa e zbuluar: Haleja pas Shtëpie. I mjeri Patriot i vonuar, këlysh melez me zgjebe i DoktorZiut, që gjithë jetën nuk u rritë në qen, të lehi pas Ujkut edhe matanë portës, në Katund...

Vallë, a nuk e keni mjaftë më, me deklerata teknefese?! Thirrje për “vëllazërim – bashkim”. E patë edhe koha juaj e “artë” komuniste. Hёngёr fiq dhe vdiq, thotë populli. Tekefundit, bëtë çka bëtë në atë kohë të “artë” komuniste. Tashti, leni pak rehat të rinjtë të na prinë në këtë kohë, shekull të ri mes maleve me penë e libër!…

Ligje të Natyrës, mё thotё njё zё brenda vetes sime natё e ditё mbi libra. Këlyshët me zgjebe duhet të lehin pas Ujkut. Nuk kanë punë tjetër në jetë, përveç lehjes politike. Shkaku:  Ujku, është Ujk. Dhe, Këlyshi melez me zgjebe nuk di tjetër zanat, përveçse ndërsimit dhe lehjes pas shpine.

Përsëri, shkaku: E kanë në gojë një copё buke. Ose, ndonjë asht. Ua kanë hedhur “vëllezërit” e Njerkës E Këlyshёt melez me zgjebe si këlyshë, janë shumë besnikë ndaj zotërinjëve. Ose, siç thotë Fishta i Madh:

„Ani kush pra, me i pri kombit

Ju do pyka bijtë prej llomit

Që „Shqiptarë“ vedit thoni.

Jo pse ju Shqipninë doni.

Jo pse ju ndo‘ send kuptoni

Shka asht Atdheu e shka është Lirija.

Shka asht Vllaznija e Parasija

Përpraimi e Qytetnia.

Por, veç pse ende der më sot

Një tyran s’po e gjeni dot.

Nën këmbë t’cilit ju me u shtrue.

Se un ma tash jam regjë me jue.

E jau njof shpirtin der m’palc:

Pleh i ndytë, me u bartun m’shkale

E me u qitë jashta Shqipnije.

E ndjekin “armikun” këmba këmbës, matanë Lëmës. Edhe përtej Livadhit, deri te Jasakët e Tikeve, majë maleve…

Fatkeqësi kombëtare: Treshi Përsheshi vazhdon të fotografohet para kemerave televizive. Në gazetat e përditdhme tё “pavaruara”. Shetë mend. Nuk u lë vënd edhe të tjerëve në kohën e soçme të thonë ndonjë fjalë, diç të re për politikën shqiptare. I kanë uzurpuar mjetet informacionit, njësoj si në kohën e komunizmit. Përditë i ngushtojnë radhët e tyre me trusakatë. Nuk duan të dëgjojnë një zë tjetër të ri pas Çuke. Veshët i kanë shtupuar me copa gazetash. Pambuk. Dhe, flasin marrëzira nëpër gazeta, debate televizive të Unionit të viçave. Ndonjëherë, edhe nëpër tryeza të rrubmbullakta të nivelit komunal e republikan, që i orgnizojnë gjysmanalfabetët për marketing politik. Hiqen si    mençur, ua ngatërrojnë punët edhe partive politike shqiptare. E thonë: populli i dytë, gjuhë e dytë zyrtare… Nuk e di pse, nuk mund të pajtohem me këta deklarata sakate. Unë mendoj ndryshe: popull i barabartë, gjuhë e barabartë zyrtare… Shqipёri Etnike…

Edhe: jo, fedarilizimit! Është zgjidhje e përkoshme për çështjen shqiptare. Them: problemi zgjidhet përgjithmonë me: Shqipëri Etnike. Koha është të mos krijojmë më kombe artificial, shtete të vogëla artificiale si në kohën e komunzmit. Shkaku, se: nuk e kemi zgjidhë problemin shqiptar nё Ballkan, po vazhdojmë ta zvarrisim nëpër vite. Përsëri marrveshje maqedonase - shqiptare. Edhe një gabim i radhës. Shqiptarët nё mes tё dy Luftёrave botёrore e kanë një marrveshje historike: shqiptaro - bullgare. Sipas mendimit tim nuk shoh arsye, që shqiptarët të bëjnë edhe një marrveshje shqiptaro-maqedonase. Shqiptarët mund të bëjnë edhe një marrveshje politike, po jo me një komb pa indentitet, që ёshtё duke dhёnё shpirt,  po me bullgarët.

Unë nuk mund t’i besoj këtij Treshi Përsheshi politik, shkaku, se:  Pesëdhjetë vjet me radhë ende e kam të freskët veprimtarinë e tyre “patriotike kombëtare” pёr Atdheun. Edhe sot, pas kaq viteve. Në fund:  këtij Treshi Përsheshi, nuk mund t’i besoj asgjë, se: flet jerm. Përgjumshëm. Edhe nё mes tё ditёs, shohin ёndrra. Nuk i shihni si pёrjagen pёr Liri?! Shqipёri Etnike…Vetëm pak përcillni me vemendje çka flasin në mjetet e informacionit: përralla patetike. Theshetheme dhe asgjë më shumë në këtë kohë, kur na digjet zjarr mbi krye. Ose; si te ajo anekdota popullore: Katundi digjet e plaka krihet.

E pabesueshme, me gjithё kёtё tru patriotik kombёtar, shqiptarёt tё jenё edhe sot e kёsaj dite  nё kёtё gjendje hutie, nёn zgjedhё?! Po, ja qё jemi se, Treshi Pёrsheshi prodhon vetёm deklerata patetike e jo punё, veprime atdhetare. Treshi Pёrsheshi ende i ngatёrrohet popullit shqiptar nёpёr kёmbё. Edhe nё shpinё i ka hipur ky bёrllok policor, e populli shqiptar kurrёsesi t’i hedhё nga shpina me gjithё samarё. Trusakatёt, qё janё shkaktari kryesor ende tё jemi nёn zgjedhё, edhe sot na detyrojnё ta tёrheqim qerren e ngarkuar me kunguj Stambolli nëpër Bit – Pazar pёr nё Baba Tomor.

Dhe, patjetër këtu në këtë shkrim duhet ta përmendi: maxhatoren dhe pulën. Edhe ne: shqiptarët me maqedonasit jemi në rolin e pulës. Hiqemi se bëjmë politikë madhore. Politikën e bëjnë të huajt (paqsorёt). Vite me radhë e ndjekin pulën nëpër Lëmë. Thikën t’ia vënë në qafë për “mikun” qe e kemi sonte në darkë.

Shkurt e shqip: Maxhatorja na ndjekë të na zë te hambari, po në realietet: moti e ka bërë planin dhe mendon të na zë te pulaniku…



(Vota: 71 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT