Mendime » Çeliku
Kalosh Çeliku: Heshtni se ujku troket pas dere
E diele, 01.02.2015, 05:05 PM
HESHTËNI SE UJKU
TROKET
NGA KALOSH ÇELIKU
Gjallë është Kulltugofagu i Fan Nolit. Dudumi, po të mos ishte gjallë, shqiptarët sot nuk do të ishin në këtë gjendje politike, ekonomike, arsimore e kulturore. Copë – copë të shpërndarë në disa shtete si Kashta e Kumtrit. Haxhuxhet, edhe sot e kësaj dite, t’i dalin zot me theshetheme politike popullit shqiptar. Edhe, dalldisen me “ilahi” politike në themelimin e partive të reja politike “shqiptare”: “Pyka”, “Besa” dhe“lëvizje“ të tjera qytetare me trutë dhe këmbët në legen.
Besa
shqiptare, çka ka lidhje me partitë politike?!
Tekefundit dudumët, a e dinë se në politikë, nuk ka besë e as
sinqeritet. Politika i do vrasësit, hajdutët dhe mashtruesit. Hidhnu një sy
politikanëve historik të mbarë botës: vrasës, hajdutë, mashtrues dhe diktatorë
për të ardhur në ballë të popullit e mbajtur në dorë pushtetin. Populli,
gjithmonë ka qenë dhe është si ato delet e buta, që si turmë shkojnë pas
bariut. Një dele të kërcejë në lumë, të tjerat njëra pas tjetrës hidhen në
hurdhë. Dudumët, a e dinë çka ka qenë Besa shqiptare për shqiptarët me shekuj?!
Atëherë, ende shqiptarët këto dudumë do t’i lejojnë ta mashtrojnë popullin
shqiptar me kësi “ilahish” neokomuniste?! E kënaqën Partitë Politike Shqiptare:
me plis të bardhë (
Qerren, bujku shqiptar ta ngarkojë nga ara dhe t’ua dërgoj fëmijëve për Dimër. Shkarkojë në lëmë kungujt, që nuk janë rritur me rrëfangë gjirizi. Barkun lakuriq nga gëzimi dhe kënaqësia ta fërkojnë me duar. Në mes të lëmës të brohorisin: Më në fund erdhi bereqeti shqiptar në Lëmë. Fjalën e kam për vizitën e Ilir Metës (kryekuvendarit të Shqipërisë), në Shkup. Politikanin të cilin e priti në kufi dhe i printe komandant Mësuesi, që pas takimeve me Velanovskin në Kuvend dhe Ivanovin në Rezidencë, zbriti edhe para Univeristetit të Europës Juglindore në Bit –Pazar, për ta vizituar “Librarinë e Çarshisë”. E jo, te Sheshi “Skënderbeu”, përshëndetet me Heroin kombëtar të shqiptarëve. Vendtakim nga ku, IRJ e Maqedonisë më parë mund të shkojë në Europë, sesa nga Universiteti i Shtulit mbi urë, rrëzë Kalasë Dardane. Krah për krahu me Izet Mexhitin dhe partizanët e Bit – Pazarit kaloi pranë përmendores të Skënderbeut pa e kthyer as kokën, sikur Kryeheroi legjendar kombëtar të ishte një gur varri. Punë tjetër është ajo se, para këmbëve të Kalit të vëndosnin edhe ndonjë kurorë me lule. Nuk them, kurora me lule të vëndosnin te përmendoret e Aleksendarit Madh (Leka i madh), siç e thirrë një këshilltar i BDI –së në Komunën e Shkupit, Olimbia me fëmijë në gji e prehër, e as te Filipi i Maqedonisë, që i priti dhe në hyrje të Çarshisë dhe përshëndeti me grushtin lartë në kokë si xhaxhi Enver.
Kutadi, Meta ndoshta u tremb nga përmendoret e “vëllezërve”, matanë e në këtë anë të Vardarit, që e pritën para institucioneve të Shtetit “përbashkët” me pushkë e thika në duar më këmbë e hipur në kuaj me shalë të gatshëm për luftë, pushtojnë Çarshinë e Shkupit. Përkarshi te këmbët e Urës Gurit Mitropolitët e Beogradit: Shën Klimenti dhe Naumi krah për krahu me Kirilin dhe Metodin me kryqa e bibla në duar.
Përderisa, Skënderbeu që e kaloi “ilegalisht” kufirin shqiptaro - shqiptar hipur mbi kalë e ka shti shpatën në brez, në Bit - Pazar. Ose, nuk deshi ta shoh përmendoren e Skënderbeut sesi e kanë mbuluar varrezat e automobilave. Shkak ky, që sipas agjendës së takimeve, më në fund i kishte lënë për tekime liderët shqiptar. Takimi me Ali Ahmetin, që ishte paraparë në hotelin Holidey Inn, në Shkup, u realizua në Klinikën e Tetovës, shkaku “aksidentit” në komunikacion, përpara pikës së pagesës rrugore në autostradën Gostivar - Tetovë. Frytdhënëse në këtë takim, ishte përkrahja e kryetarit të PDSH –së, z. Menduh Thaçi i cili deri dje trumbetonte se, Marrëveshja e Ohërit është e vdekur, paritmas pas 14 viteve kërkoi “realizimin e plotë dhe të përshpejtuar të Marrëveshjes së Ohrit”. E harroi Marrëveshjen e re në letër të PDSH –së. Edhe pse, Meta para se të vij në Shkup ishte takuar me liderin e pakicës “maqedonase” në Pustec, Kryetarin e Komunës z. Edmond Temelko me të cilin kishin biseduar për një mbështetje më të madhe që duhet t’i japim integrimit të mëtejshëm të pakicës “maqedonase” në Shqipëri.
Mesazhet e Ilir Metës, që do t’i jap plot pas 14 vjetëve mbështetje MO, në Shkup, aqsa janë serioze, janë edhe qesharake: “Kemi ardhur sot në Shkup për të dhënë mesazhin e qartë të miqësisë sonë të sinqertë, dhe t’ju rikonfirmojmë se Shqipëria, si fqinji juaj dhe si një vend anëtar i NATO-s, e mbështet plotësisht e në mënyrë të pakursyer Maqedoninë në rrugëtimin e saj të integrimit euro-atlantik, të bindur se e ardhmja jonë e përbashkët gjendet në Bashkimin Evropian dhe me një Maqedoni të anëtarësuar plotësisht në NATO”.
O Imzot, ku ka miqësi të sinqertë në politikë, përveçse te shiqptarët?! Besë në politikë, kanë vetëm shqiptarët. Kohën e fundit edhe Lëvizje Politike: “Besa”.
Në emër të popullit shqiptar, ne “kemi nxënë mësimet e hidhura të historisë së Rajonit tonë dhe se i përkasim një gjenerate, që dimë të shohim në mënyrë evropiane, të ardhmen tonë realisht evropiane. Ne jemi të bindur, që kjo rrugë, rruga e mirëkuptimit dhe bashkëpunimit pozitiv, është një shprehje e vullnetit të popujve që ne përfaqësojmë. Dhe popujt kanë dashur dhe duan, paqe, bashkëpunim dhe mirëqenie”.
Popujt po, por jo edhe politikanët. Kuvendi, ku nuk janë të barabartë si “vëllezër”. Nëpërkëmben të drejtat kombëtare: Institucionet “paralele” të shqiptarëve, gjuha shqipe, flamuri, arsimi dhe kultura. Vëllai Madh, ku i hanë nga dy petulla në sofër. Kurrë, nuk i teket t’i hudhë një kafshatë edhe Vëllait Vogël, i cili gjithë jetën mbeti duke fërkuar me dorë barkun cullak për mejdani. Edhe, e dini pse?! Shkaku se, Vëllai Vogël është i sinqertë dhe ka Besë në politikë.
Dhe, vazhdon politikani i arratisur me “mesazhet” historike: “Gjykoj se veçanërisht gjatë 14 viteve të fundit është bërë një progres i ndjeshëm. Sot, jemi më mirë se ç’kemi qenë dje. E them këtë nga pozitat e një politikani optimist për të ardhmen tonë të përbashkët evropiane dhe i ndërgjegjshëm se ne nuk jemi thjesht fqinj dhe nuk duam thjesht të jemi fqinj, por mbi të gjitha vëllezër që jetojmë në një hapësirë të përbashkët ekonomike e sociale”.
Hi-hii-hiii,
“Rilindje” e vërtetë në politikën shqiptare… Realiteti, sot nuk jemi më mirë se
dje. Përçudi, historikisht ne shqiptarët kishim pasur edhe shumë vëllezër,
motra e baballarë: vëllezërit serb, Babadovletin, vëllezërit kinez, Motrën
Kinë… Në sistemin komunist jugosllav ishim shtetformues, kishim gjuhë shqipe,
lirshëm e valonim flamurin kombëtar, kishim arsim dhe kulturë. Edhe politikanë
me poste të larta shtetërore: Sinan Hasanin, kryetar shteti të gjithë
Jugosllavisë. Në Shtetin e “përbashkët”, vetëm zv/ kryeministra, nënkryetar të
Kuvendit, ministra, drejtorë e zv/ drejtorë. Njëzetepesë vjet me radhë nuk e
patëm një kryeministër shqiptar, kryetar të Kuvendit. Mos e dhashtë zoti
kryetar shteti të IRJ të Maqedonisë. Kosova, pati edhe Universitet, polici
shqiptare, mjete të informacionit e poste të larta krahinore e shtetërore në
Prishtinë e
“Popujt tanë janë të famshëm në Ballkan, si mjeshtrat e projektimit dhe ngritjes së Urave të Gurta, që qëndrojnë në këmbë prej shekujsh. Klasat tona politike, duhet të ndjekin më me pasion dhe më me modesti, këto dhurata të historisë sonë të përbashkët”. Fantastike! Nuk e luan as topi i Mic Sokolit. Ditën i ndërtojmë e natën, i rrënojmë me shekuj duke murosur Nuse të reja me nga një gji jashtë për politikanët.
Vazhdon retorika politike patetike: “Më lejoni që në emër të miqësisë sonë të sinqertë, të shpreh bindjen e thellë për domosdoshmërinë e zbatimit të plotë të Marrëveshjes së Ohrit, dhe për jetësimin e saj integral”. Qeshje me bark: 14 vite kjo marrveshje zvarritet në Qeveri, Kuvend dhe selitë e partive politike. Koha më në fund, sipas Metës i erdhi të rrokulliset edhe po kaq vite nëpër institucionet e ‘pëbashkëta”. “Vëllezërit” për njëzetë vjet ndërtuan Shtet, e shqiptarët gjatë gjithë kësaj kohe u morën me enët dhe lugët: gjuhën shqipe, flamurin, arsimin, kulturën, lektyrat dhe tekstet shkollore. Shtëpinë e mori “Vëllai” Madh: arat dhe malet. Marrëveshjes Ohërit, për zbatim të plotë i janë dashur shumë, shumë pesë vjet.
Ditën e nesërme, pas kthimit të Ilir Metës në Shqipëri, vjen edhe zëvendësministri dhe ministri jashtëm i Kosovës Hashim Thaçi. Përveç takimeve me qeveritarët, Thaçi i Prishtinës në agjendën e vet do ta parshoh pas tetë vjetëve edhe një takim me Thaçin e Tetovës. Ecejaket e tyre në Shkup, njëri pas tjetrit me përcjellje të përforcuar sigurie gjatë kohës të bojkotimit të Kuvendit nga LSDM –ja (gati gjysëm viti) dhe protestave të studentëve për ndryshimin e Ligjit në arsim, gazetarëve për fjalën e lirë dhe Sindikatës të Arsimit Shkencës dhe Kulturës, të shtynë të mendosh se përveç “bashkëpunimit” fqinjësor, kanë edhe prapavijë politike. Padashtas, na i kujton nënat tona, kur bënim ndonjë bela ose nuk na merrte dot gjumi, i bienin dërrasës të shtratit me dorë: Heshtë, flej se pas dere troket ujku! Interesant, sot sa shumë u gjasojnë edhe vizitat e politikanëve shqiptarë “ujkut” të fëmijërisë sonë pas dere. Gruevski, mu si nënat tona që na trembnin me ujkun, sot e tremb popullin e vet me shqiptarët: LSDM –së, kthehuni në Kuvend, studentëve dhe profesorëve, rrini urtë në Universitet, gazetarëve, mbylleni gojën dhe Sindikatës së Arsimit Shkencës dhe kulturës, kthehuni nëpër vendet e punës! Heshtëni, se pas dere, troket ujku (shqiptarët)!
Kulminacioni i Shekullit: Hoxha i Allahut i ka të gjitha liritë. Përmëtepër, edhe qiellin me gjysmëhënë. Përgjumshëm i dehur me çaj rusi në Bit - Pazar, publikisht thërret në minare: Gjallë është Dudumi. Gjallë. Dolli me çaj rusi ngre me shokë partizanë për “fitore” historike. Hi-hii-hiii… Haxhuxhja, që ende nuk e nxorrëm nga haletë tona shqiptare t’i plehërojmë arat pas Çuke për kunguj Stambolli. Dudumi, që ma përkujton porosinë e Babait: Rrufjanin, ta mbani sa më larg Shtëpisë! Sot, Dudumi sipas Hoxhës Allahut do të bëhet edhe zot Shtëpie.
Jo, o Hoxhë i Allahut! Dudumi, kurrë te shqiptarët nuk ka qenë Zot Shtëpie! Fëmiu i sotshëm nuk trembet më nga nëna me ujkun. Shkaku se, ai sot vetë i bie dërrasës të shtratit me grusht e këmbë: Heshtë nënë, se ujku është pas dere. Nuk është ai fëmiu i kafshëve shtëpiake të livadheve, po hutaçi me laps e libër në dorë që ka linduar para televizorit, kompjuterit. Tekefundit, Dudumi ka jetuar me shqiptarët, por e kemi mbajtur sa më larg pragut të Shtëpisë. Dorën në zemër, e kemi përdorë si plehër bagëtie, por vetëm në rolin e kafshës shtëpiake. Kurrë Dudmi nuk i ka pri Shtëpisë shqiptare! E, prej nga ku sot Dudumi duhet t’i pri në ballë popullit?!
Koha e turkut (Baba Dovletit) moti ka përfunduar në Ditën e sotshme. Edhe, e “vëllezërve” neokomunist. Kot e keni të gjeni ndonjë dele të zezë që ta hudhni në hurdhë. Delet tjera vetë të kërcejnë njëra pas tjetrës ta mbysin veten në lumë.
Populli shqiptar sot për sot, nuk janë dele të zeza e as dele të bardha, po ogiçë me brirët e përdrdhur shtatë herë rreth veshëve mes livadheve. Bythekrye si kungull Stambolli të hudhin në përrua…