E diele, 16.01.2022, 06:53 PM (GMT)

Mendime

Bejtullah Sadiku: Shpata e Skënderbeut...

E diele, 18.01.2015, 07:07 PM


SHPATA E SKËNDERBEUT MË E MPREHTË SE E OSMANLIUT DHE E DEMOKLEUT

Shkruan: Bejtullah Sadiku

Disa nga partitë politike të cilat gjatë kohë kanë qëndruar e "sunduar", duke patur edhe mbështetjen e institucioneve shtetërore, kuptohet se nuk e kanë edhe aq lehtë lëshimin apo dorrëzimin e pushtetit qeverisës, qeveritar e shtetëror, duke menduar se janë të pazëvëndësueshëm, se duhet edhe gjatë kohë të kenë monopolin politik në koalicionet qeveritare.

Kjo ka mundur të qëndron kështu, deri atëherë përderisa kanë patur mbështetjen e qeverisë apo të shtetit, kuptohet me të gjitha format dhe mekanizmat shtetërore, gjë që u pa deri më tani në shumë raste, ku si ma te fresketa jane ngerçet e paraqitura politike gati në të gjitha trevat shqiptare, e të cilat zgjaten e po zgjasin akoma si raporte kundërthënëse brenda mazhorancës dhe opozitës.

Por, në momentin kur fillojnë të luhaten edhe vetë aparatet shtetërore, duke humbur imazhin dhe besimin e popullit dhe partive të ndryshme politike që duhet të mbrrojnë interesat e këtijë populli, automatikisht në mënyrë të automatizuar vijnë e erdhën në lojë format, normat dhe rrugët (jo) demokratike, sa që vëndet, qeveritë, kuvëndet dhe partitë politike bien në njefar lloj dakordimi, që edhe pa përfunduar mandatet e mëparshëme qeveritare apo parlamentare, të jepen e lansohen ide të ndryshme deri në propozimin e zgjedhjeve të reja, që këtu-aty e në vazhdimësi me shprehje e gjoja me kerkesa të reja, por si gjithëmonë me avaze të vjetra!...

Te ne edhe kjo gjë ndodh si shpesh, ku në një anë sjell relaksim politik e shtetëror të vëndit, kurse në anën tjetër, sjell idhërime e mosmarrëveshje të niveleve të ndryshme, sa të ulët po aq edhe të lartë, por më të dëmshme për të gjithë shumicën popull, ngase bëhet fjalë për prishje raportesh brënda partiake e ndërpartiake, në mes të të njejtit tabor politik, apo taborit tjetër kundërshtues, poashtu me interesa të kundërta nacionale, ekonomike e politike.

Kjo që ndodhi gjetiu, gati ne te gjitha trojet tona, kuptohet ku ma shumë e ku më pak, me rryma apo frakcione të reja ndërpartiake, me parti apo levizje të reja partiake, ku si vazhdimësi po ndodhin dhe do të ndodhin edhe ma tutje, për aq herë, me aq sa herë elektorati apo shumica popull do të ballafaqohen me problemet e jetës sociale, egzistenciale, ekonomike, kulturore e politike, që iu bënë shumë të njohura opinionit vendor, evropjan e ndërkombëtar, sa për të mirë, po aq edhe për të keq, me lavdata aty ku e merituan, dhe me kritika për ate që ndodhi, aty e atje ku ndodhën. Në përgjithësi, krahas sukseseve që u fituan dhe mësuan nga gabimet, mbeten e ngelën edhe shumë punë, gabime e lëshime, akoma ma të freskëta të tolerancës së tepruar në një anë, e shtërngimit të stërtepruar të anës tjetër,që lindi antagonizma të reja koalicionuese me ndreqje e prishje, me hyrje e dalje, me bashkimin e të vjetrave me te rejat, konstituime e zgjidhje/zgjedhje (jo) adekuate etj. ku gabimet e lëshimet që u bërën edhe u panë, me PRO dhe ANTI, hyrje e dalje e deri edhe në qërrim hesapesh fizike të këmbimit të grushtave e fjalëve fyese, pa e ditur fajin e jo fajin, pasqyra dhe fotografia shembull e mbrojtësve të interesave të popullit ra nën nivelin e duhur të kërkesave demokratike dhe vetë fjalës demokraci.

Kjo ndryshe mund të duket apo të thuhet se: o bëhet fjalë për kundërthënje që burojnë nga mbrojtja e interesave të elektoratit e popullit, o bëhet fjalë për ruatjen e interesit personal të kolltukut, gjë që është detyrë hulumtimi e atyreve që duhet të jenë ma kompetent dhe që dijnë të japin konkluzionet e sakta përfundimtare, që njera anë të shpërblehet e tjetra të ndëshkohet. Populli thot se „faji është jetim“ andaj mund të thuhet se: të gjithë kanë të drejtë e të gjithë janë të shtrembërt. Ata/ato qe mund të largohen kërkojnë edhe të mbrohen, ndërsa ata qe zgjidhen apo rizgjidhen i kualifikojnë si jo meritorë.

Vallë, edhepse kjo mund të quhet pjesë e lojrave demokratike, bojkotimi, largimi, mosnjohja e tjetrit e kështu me rradhë, mund vetëm të shtojnë e thellojnë jazin e mosmarrëveshjeve në raportet shqiptare si dhe interesat e brëndshme të popullit shqiptar.

Në këto dhe për këto momente, idetë shpeshëherë janë edhe sa përsëritëse, si nga individ, intelektual, akademik e veprimtar të çështjes kombëtare, se është kohë e rizgjedhjes së një trupi kombëtarë, që do dije të artikulon proceset, sa shoqërore e shtetërore, po aq edhe në nevelin e mbrojtjes së atyreve kombëtare, si çeshtje imediate parësore, si domosdoshmeri kohore, që ma mos nëpërkëmben të drejtat e lirive dhe interesat kombëtare, jo nga vetë shqiptarët, po assesi edhe nga pala tjetër që e ka dominancën e fjalës fundit, se për neve vetem ata dijnë të vendosin, a siç dihet se vendimet dhe vendosmëria e tyre shton dhe dyfishon probleme te reja e shumë më të rënda se ato që ishin, e të cilat mund të pasqyrohen me shembujt e fundit të mësyemjes nga vende të ndryshme të Europës. Ky është një problem i ri i kohës se re, që kërkon zgjidhje akute dhe urgjente nga shumë faktorë vendimmarës, vendorë e ndërkombetarë.

Jemi dëshmitarë edhe të kohës kur jetojmë në një botë që për aq sa është e zhvilluar në tërsi, po aq edhe problemet i ka akoma më të mëdha, sa që e bëjnë të brishtë, jo të sigurt, me antagonizma e kundërthënje të natyrave të ndryshme, si ekonomike, financiare, valutore, ushtarake, politike, religjioze etj. etj., ku kryqëzohen dhe kacafyten interesat e këtilla të nduarnduarshme, që për ti zgjidhur duhet kohë, durim, tolerancë, respekt reciprok etj., pa shkelur dinjitetin e askujt, as politik, as ekonomik, as financiar, as ushtarak, as religjioz dhe assesi ate kombëtarë, që mendoj se është çelësi i burimeve kryesore, që hap kriza dhe mbyll kriza, si afer njashtu edhe largë.

Më këte deshta vetëm që të rikujtoj se, është koha që dikuj që i ka mbyllur sytë, mos të harron se do t´ia hapi dikush tjetër?! Ai që i ka mbyllur veshët, mos të harron se do ta detyron dikush që t´ia pastron poashtu vetë, dhe të ndëgjon shumë më mirë se ç´ka ndëgjuar?! Ai që e ka patur trurin të shpërlarë me ujë jo të pastër e të gabuar, le ta rishpërlanë me ujë të pastër të burimeve te pastra nga pijnë e gjithë bota e civilizuar.

Kurdoqoftë, kushdoqoftë e sidoqoftë, ndryshimet që bëhen në një vënd, bëhen për popull, ngase ia kërkon vetë po ai popull. Andaj edhe duhet respektuar, a njëherit edhe duhet punuar në realizimin e kërkesave të popullit, por sot koha kërkon që kjo të bëhet pa inatin e vjehrrës që kishte pas thënë se: inati i resë, më vdektë djali", tjetri qe ka ndonjë timon veprimi, vepron jashtë objektivave normale e reale, në ate formen ku për dikend bëhet nënë e për dikend mjerkë, dhe kështu problemet jo se nuk zgjidhen, por dita ditës do thellohen e do bëhen shumë më të mëdha se sa ishin e i kishim. E Ju z. lider partiak, aderues, simpatizant, burrështetas e të tjerë, nëse vërtet ia doni të mirën njerëzimit, veproni dhe punoni ashtu si ka nevojë ky njerezim, ngase është e ditur, thellimi i një krize, i kujt do natyre qoftë, sjell dyfishimin e tyre, që vështirë dot gjindet zgjidhje e duhur dhe meritore. Ngase kudoqoft, kur ndodh populli si shumicë, historikisht ka rrezuar sisteme e pushtete, sa që nuk kanë mund ti ndali as maqineria ma e fuqishme ushtarake. E shembuj te ketillë kemi në gjithë botën, sidomos në njëzetëvjeteshin e shek.XX dhe pesëmbëdhjetëvjetëshin e fundit të shek.XXI.

Fuqinë popull nuk ka mundur ta mposhti as shpata e tiranit Dionizija Damoklo, as regjimet ma të egra, po as teknika më e sofistikuar e kohës ma te re, e assesi dhe aq më pak ndonjë kryetar bashkije. Sistemet politike vijnë e shkojnë, pushtetarët kane afat të caktuar udhëheqësi dhe nuk janë më, Kryetarët ndërrohen me mandat të caktuar, por populli është i pa ndërruar dhe i pa zavendësuar. Historikisht vazhdon te mbetet aty ku ka qenë gjithemonë.

Do e përfundojë këte shkrim me një citat nga psikologjia: "Të gjithë njerëzit jetojnë nën të njejtin qiell, thithin të njejtin ajr, por nuk janë njësoj"- Teofrasti

Respekt ndaj të huajës, por duaje të veten!

"Bashkimi bënë fuqinë"!



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora