E enjte, 17.10.2019, 11:58 PM (GMT+1)

Komente » Xharra

Xharra: Do të dërgojmë miliona Abetare, Davudoglu!

E premte, 02.01.2015, 06:11 PM


Ne do t`i dërgojmë disa miliona Abetare në Turqi,  Zoti Davudoglu!

Me çdo kusht ky lloj strategu turk e kërkon ringjalljen e të sëmuerës së Bosforit.

Ju kujtohet viti 1978 , që kërkonte për ta ruajtur Turqinë përkrahjen e shqipëtarëve ?

Të kujtohet 1908 -ta kur e lejove coptimin tonë të më tutjeshëm; jo pse ti s`e lejove por s`guxoje të bëjë zë  se të hanin të tjerët për së gjalli.

Por të kaluara !

Në vitin 1998 s`ishe aspak me ne, Ne vitin 1999 s`të hëngri palla ta dërgosh bile një aeroplan për t`i bombarduar zjarrëvenësit e Ballkanit . Të kujtohet ?

“Ne do të dërgojmë nga një fjalor turqisht në çdo familje të Shkupit. Po punojmë që në gjithë Ballkanin, dhe sidomos Maqedoni, Bosnje, Kosovë dhe Shqipëri, të ketë një rilindje të kulturës sonë“, mësohet të ketë thënë Davutoglu..Po ,po , mirë e ke se ne nuk jemi njerzë , jemi do krijesa mëlmesë që shërbejmë vetëm për  gatimin e gjellave të juaja, për t`iu dhënë atyre shije pezmi .

Po ki mendjen , se në Turqi i ke miliona e miliona shqiptar  të cilët kanë nevojë për Abetaren shqipe.

P. S . Po ku u gjete mu në prag të festive të na jep këtë hidherim, ndrojtje dhe shqetësim?

Fahri Xharra

24.12.14



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT