Kulturë
Agim Gashi: Ndamja për të gjallë
E merkure, 17.12.2014, 08:12 PM
AGIM GASHI
NDAMJA PËR TË GJALLË
Për n´mërgim unë kur u nisa,
Me shëndet moj nanë se ika,
Hallall buka, hallall kripa,
Hallall t´mira, halla t´liga.
O u nisa moj nanë u nisa
N´këtë mërgim katran të zi,
Seç po treten njerzit, nanë,
Thatë mbesin t´shkretat shtëpi.
Ah u nisa moj zemra ime
Në mërgim në atë nëperkë,
Me i kerku vuejtjet e jetës,
Me lane nanë e me gjetë njerkë.
Kur kam dale deri te porta
Nisin vajin vllazën e motra,
E kur dola n´tshkreten lamë
N´zi e n´vaj e shkreta nanë.
O hallall atdhe i dashur
Të ma ruejsh nanën time,
Atë grua plot dashuni
Që m´ka rritë me plot mundime.
Lamtumirë nanë e atdhe,
Ma e randë kenka se vdekja
Me u nda për të gjallë.
06.04.2014
Düren
VAJI PËR ATDHE
I
Errësira kaplon botën
Në dhomën time plot qetësi,
I vetmuar kalon jeta
Nuk ka, nuk ka më dashuri.
Natë e ditë unë qaj e qaj,
Si shkon jeta në vetmi?
Qysh se moti atdhe kur të lash´
Nuk mu teren këta sytë e mi.
II
Eh sa vuaj kur Ty të shof
Nuk më zihet vndi vend,
Të
Natë e ditë o atdhe i dashur
Për Ty qaj e s´ndalem kurrë,
T´u e lutë Zotin e Madh
Kjo zemra ime mos u bëftë e huj!
Dikur
isha si zog
Fluturoja n´çdo cep të Arbërit,
Me kufi sot m´zihet fryma
Nga farë e keqe dhe farë tradhëtari.
Dal n´dritare e derdhi lot´
Zemra ime po mban zi,
Vetëm këngë të vajtimit
Sot atdhe këndoj për Ty!
18.06.14
Düren