E shtune, 27.04.2024, 02:17 AM (GMT+1)

Mendime

Sejdi Peka: Marrëzia e një vizite

E diele, 16.11.2014, 07:16 PM


MARREZIA E NJE VIZITE QE E NXORI CULLAK EDI RAMEN NE BEOGRAD

Nga Sejdi Peka

Në historinë e mardhënjeve ndërmjet shteteve në periudha të ndryshme, nuk ka shëmbull tjetër që të injorohet kryeministri i një vëndi që shkon për një vizitë zyrtare, si kjo e Edi Ramës në Beograd. Kanë ndodhur protesta të masës popullore, duke kundërshtuar vizita të personaliteteve, por në  asnjë mënyrë në protokollin qeveritarë. Këto ditë të vizitës dhe të pas vizitës, mediat këtu në Shqipëri, në Kosovë, por edhe mediat e huaja prestigjoze e kan komentuar gjërësisht këtë vizitë në mënyra të ndryshme, jo aq për “rëndësinë” e kësaj vizite, sa për incidentet që ndodhën me rastin e kësaj vizite pa shëmbull tjetër në praktikën ndërkombëtare. Gazetat e Beogradit u mbushën me fotot cullak(nudo) të Edi Ramës pa shëmbull tjetër në botë dhe Kryeministri sërb bëri deklarata fyese publike duke i kujtuar Edi Ramës “shkopin”. Nga ana tjetër Kryeministri i Shqipërisë flet “ për shkrirje të akujve, për një faqe të re të mardhënjëve shqiptare-sërbe”. Tani po kuptohet edhe këmngulja e Edi Ramës në kërkesa të vazhduara që të vizitonte Beogradin, anipse disa herë ju anollua kjo vizitë nga qeveria e Sërbisë. Këmbëngulja e kësaj vizite konsistonte në dy qëllime kryesore që improvizonte një mëndje e sëmurë. E para ishte një përpjekje për të përhapur një tymnajë në opinionin këtu në Shqipëri ,  pasi e ashtuquajtura “rilindje”e trumbetuar me aq zellë , pësoj një fiasko të pa parashikuar në harkun kohorë të më pak se një viti si në rrafshin kombëtarë edhe në atë ndërkombëtarë. Pasi e bëri corap gjëndjën e mjeruar ekonomike në Shqipëri, për të tërhequr vëmendjen e opinionit, po kërkonte rrugë të reja për daljen nga kolapsi ekonomik dhe politik. Dështimi dhe mashtrimi që Edi Rama i bëri Amerikës me rastin e skandalit “për demontimin e armve kimike të Sirisë”, mjaft gafa të tjera në politikën e jashtme dhe të  brendëshme,  për cdo dite po e përkeqsonin gjëndjën e varfërisë të tejskajshme të popullit. E dyta nga ana tjetër kredibiliteti i Edi Ramës në Kosovë në të gjitha pikpamjet ishte i barabartë me zero. Me këtë vizitë, ai kërkonte që të bëhëj factor në politikën ballkanike, gjoja si një udhëheqës që po normalizonte mardhënjet me Sërbinë, në kuptimin sipas tijë edhe të dëshirës se Bashkimit Europian, por edhe të bënte “herojn”duke deklamuar “Kosovën e pavarur”. Por rezultoj e kundërta,  që kjo vizitë të pësonte një dështim të plotë dhe të acaronte edhe më tej mardhanjet e tensionuara me Sërbinë. Në fakt, Edi Rama “hodhi spec në qullë”, hyri si pykë ndërmjet bisedimeve Kosovë –Sërbi që kan vazhduar në mënyrë periodike që prej një viti, me ndërmjetsimin e Bashkimit Europian. Sërbia de facto e ka njohur Kosovën si shtet i pavarur, duke u ulur në bisedime të nivelit të lartë me Kosovën, në zgjidhje të problemeve. Më parë se Rama, vet ish Ministri i Jashtëm i Sërbisë Vuk Drashkovic ka deklaruar”se pavarsia e Kosovës është një realitet”. Po duket se Edi Rama gjithë kohën ka mërmuritur se cfarë do të fliste në Beograd, duke bërë të guximshmin, ashtu sic edhe deklaronte se “do të shprehej sy me sy me sërbët”, ashtu si udhëheqësi i tijë shpirtërorë Enver Hoxha, që ju thurën këngë e valle, ”fol Enver të lumtë goja,  se u tha sy më sy imperialistëve në Konferencën e Paqes në Paris dhe në mbledhjën ne 81 Partive Komuniste në Moskë, revizinistëve në vitin 1960”. Ajo që la pa mend të gjith gazetarët e pranishëm në avionin që përcillte delegacionin, ishte deklarata e Edi Ramës se”në Beograd do të shikoni supriza”. Kjo vizitë ishte e pa përgatitur në axhendën e sajë që është kusht themelorë i një vizite të nivelit të lartë. Një fjalë e urtë e popullit tonë është se “më thuaj me kë rri, të them se kush je”. Edhe këshilltari i tijë i zgjedhur për ceshtjet ballkanike Shkëlzen Maliqi, është i biri i një krimineli të dalluar në shërbim të U. D. B.  jugosllave, në masakra kundër popullit shqiptarë të Kosovës. Në këtë pikpamje, për vet genin gjenetik ai nuk kishte se si t’a këshillonte për mirë Edi Ramën në raport me mardhënjët me Serbinë. Por është vet zgjedhja e tijë, zgjedhja e qënjëve  në kërkim të jetës në simbiozë. Eshtë afiniteti i bijve të ish kriminelve që në këtë rast i bashkon mendimi dhe veprimi i përbashkët kundër interesave kombëtare. Me këtë rast po më bie ndërmend një thënje e Napoleonit se “posa që e ka thënë perandoresha, kjo nuk vlen asnjë gjë”. I pari që e quajti “historike”vizitën e Edi Ramës në Beograd ishte Rexhep Qosja. Në të gjithë kontekstin e sajë, kjo vizitë ishte një handicap i madh i diplomacisë shqiptare. Sidomos pas ndeshjës së anolluar të futbollit me dt 14 Tetorë ndërmjet skuadrave të Shqipërisë dhe Sërbisë në Beograd, ku u pasqyrua e gjithë urrejtja ultranacionaliste sërbe kundër shqiptarve, kjo vizitë nuk mund të bëhëj. Më e keqja e këtijë spektakli makabër është se edhe Presidenti i Sërbisë, Kryeministri, Ministri i Jashtëm, ishin në unison me këto thirrje të turpshme, ”vrisni shqiptarët”të një barbarie mesjetare, kundër një populli fqinj të Ballkanit. Dhe përsëri Edi Rama po ngulte këmbë në vizitën e tijë anipse të anolluar. Me këtë vizitë ai u ndodh në vëndin dhe kohën e gabuar. Ai duhet “të ndjehet krenarë”vetëm se është pas 68 vitesh kryeministri i parë shqptarë pas Enver Hoxhës që viziton Beogradin. Edi Rama shkoj në Beograd si dhija shyte, ”që shkoj të vënte brirët dhe la edhe veshët”. Edi Rama zbriti në Begrad,  në atë pritje protokollare si njeri pa identitet. Ishte hera e parë  që një kryeministër i një vëndi pritet pa Flamurin Kombëtarë të vëndit që përfaqson. Valvitej vetëm Flamuri sërb dhe mungonte Flamuri Shqiptarë. Një injorim i qëllimshëm dhe arbitrarë i palës sërbe. Shqipëria në raport me Sërbinë, është antare e NATO-, e aleancës më të fuqishme politike dhe ushtarake të globit. Në këtë aleancë Sërbia mungon. Mungon se nuk ka plotësuar kushtet për të qenë e tillë. Nëse Sërbia do të kërkojë për interesat e veta strategjike të bëhët antare e NATO, nuk mundet që të pranohet në këtë aleancë pa votën e Shqipërisë. Atje në Bruksel,  në selinë e NATO, Flamuri Shqiptarë valvitet krenarë ndërmjet  flamujve të 27 vëndëve antare. Nuk mundet dhe nuk kishte tagrin që Edi Rama të poshtëronte simbolin e shqiptarve dhe të zbriste si puthador i Sërbisë në  Beograd. Nderi i Atdheut e priste që ai duhej të reagonte duke kërkuar vendosjen e Flamurit Kombëtarë , në të kundërt deri në bojkotin dhe ndërprerjën e vizitës. Ishte kjo një fyerje e rëndë,  që Rama si Kryetarë i delegacionit shqiptarë duhej të reagonte dhe jo të ulte kokën sikur nuk kishte parë gjë. Edi Rama po shkonte në Beograd jo si kryeministër i një vëndi antarë i NATO-os, me një krenari të ligjëshme, por si i zënë në faj, ”që po i shtrinte dorën e pajtimit Sërbisë”në emër të popullit shqiptarë. Po cfarë dore e pajtimit mundet të shtrihet ndaj Sërbisë e cila brënda një dhjet vjeqari të fundit të shekullit të shkuar ka bërë 4 lufta kundër popujve të Ballkanit. Në këtë kontekst Edi Rama mori atributet e shtetit të Kosovës pa patur këtë të drejtë, i pa autorizuar nga qindra e mijra nëna kosovare që humbën bijtë e tyre dhe varret nuk u gjëndën . Shqipëria nuk ka përse t’i shtrijë dorën Sërbisë, nga ana tjetër Sërbia nuk është aleat strategjik i Shqipërisë. Sërbia është e përfshirë në një krizë të rëndë politike dhe ekonomike dhe Shqipëria nuk ka as pikën e interesit që t’i krehë bishtin një shteti me prapavijë kriminale, në masakra të përgjakshme kundër popullit shqiptarë të Kosovës. Kosova sot ka shtetin e sajë sovran me institucione të njohura ndërkombëtarisht me garancinë e Amerikës dhe të BE. Kjo ishte një cmenduri e Edi Ramës që të shtrinte dorën e pajtimit në emër të popullit të masakruar të Kosovës. Në konferencën për shtyp, Rama ishte mjaft konfuz në shprehje dhe mjaft i frikësuar  dhe emocional. Nga njëra anë i bëri elozhe Sërbisë se gjoja “sot në Shqipëri dhe në Kosovë është një klasë e re politike që duhet të merren vesh”, cfar në të vertetë është një gënjeshtër e fëlliqur. Vet gjoja “ mikpritësi “Aleksandër Vucic sot Kryeministër i Sërbisë, ka qenë bashkpuntor i ngushtë i Sheshelit në Partinë Radikale Sërbe dhe Ministër i Informacionit në qeverinë famkeqe të Milloshevicit në genocidin dhe masakrat kundër popullit shqiptarë të Kosovës. Në të njejtin pozicion ka qenë edhe Presidenti Nikoliq si bashkpuntor i ngushtë i kriminelit Vojisllav Sheshel dhe ministër i kasapit të Ballkanit Milloshevicit,  në luftën barbare kundër popujve të Bosnjës, Kroacisë, Kosovës . Edhe në Shqipëri, gjëndja është pothuajse analoge me Sërbinë. Pushtetin e kan uzurpuar një klasë politike me mendësi bolshevike me kastën e kuqe enveriste dhe ministra janë bërë  pinjollët e brezit të dytë të diktaturës komuniste. Vet Kryeministri është i biri i një ish krimineli komunist dhe numuri dy i Partisë Socialiste në pushtet është ish Ministri i Sigurimit i regjimit komunist. Në këtë pikpamje, ka shumë mundësi që Edi Rama të shpresonte për një marveshje me homologët e tijë të idealit Bolshevik. Me këtë rast për të deklamuar trimërinë e tijë sidomos në raport me popullin e Kosovës të “thënjës sy me sy”, ai lëshoj deklaratën e “Kosovës së pavarur si realitet që Sërbia duhet t’a njohë”. Edi Rama nuk bëri gjë tjetër vetëm shkaktoj reagimin e Kryeministrit sërb se “Kosova është Sërbi”. Ishte një deklaratë që kohë kishte pa u dëgjuar nga qeveria sërbe. Pavarsia e Kosovës ishte një realitet që para 15 vitesh e kishte vulosur NATO dhe Amerika, gjaku i derdhur i mijra shqiptarve të Kosovës që cliruan Kosovën. Pavarsinë e Kosovës e kishte vendosur Presidenti Bush i Amerikë gjatë vizitës së tijë historike në Shqipëri në vitin 2007, kurë deklaroj me solemnitet për pavarsinë e Kosovës se “koha është tani”. Dukej në pamjen e parë se qëllimi i vetëm i kësaj vizite paska qenë se Edi Rama do ti kërkonte Beogradit njohjën e pavarsisë së Kosovës. Ishte kjo një orvatje sigurisht formale dhe e pa shpresë, si të kërkoje gjylpëra në një mullarë me kashtë, pasi Sërbia me këto mëllefe ultranacionaliste, vetëm me një presion ndërkombnëtarë mundet që të njohë de jure pavarsinë e Kosovës. Ai vetëm sa i nxiti më tej tensionet ultranacionaliste në Sërbi. Deklaratat konfuze të Ramës vetëm sa ishin një shou mediatik. Ishin planifikuar që të nënshkruheshin 17 marveshje me shtetin sërb, ndërkohë u nënshkruan vetëm tre marveshje. Edi Rama e la Beogradin me bishtin ndër shalë, i pa shoqërua jo vetëm nga “mikpritsi”Vucici , por nga asnjë zyrtarë i lartë i qeverisë sërbe.  Lugina e Preshevës e priti Ramën me dinjitet si Kryeministër të Shqipërisë. Por Rama u tha atyre në kontekstin e gjith atijë fjalimi se duhej të rrinin urtë në pushtetin e sërbisë. Se “atijë ja ka dhën fjalën Vucic se do të interesohej për këtë popull”. Nuk tha asnjë fjalë në atë se cfar priste populli martir i Preshevës, Medvgjës dhe Bujanovcit. Asnje shpresë që mundet të hiqnin lakun nga fyti i pushtetit të sërbisë. Duhej të prisnin hyrjën në BE që të bashkoheshin në kuadrin e Europës së bashkuar. Po deri në vitin 2020, asnjë vënd Ballkanin nuk do të hyjë në BE. Në kufirin me Kosovën,  Edi Rama u prit nga Kosovarët “me atë pëlhurën”që e quajti Edi Rama flamurin që u ngrit në stadiumin e Beogradit, me Ismail Qemalin dhe Isa Boletinin. Shkoj në Beograd të bëhëj hero, por u kthye si pulë e lagur në Shqipëri.



(Vota: 2 . Mesatare: 1/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora