Mendime
Vangjush Saro: Kodi i vjetër i patetizmit
E enjte, 13.11.2014, 09:00 PM
Kodi i vjetër i patetizmit
Nga Vangjush Saro
Ndonjëherë, qasja në disa tema sociale delikate, është më shumë se e domosdoshme. Kohët e fundit, na duket se jo vetëm mendjemadhësia, kapadaillëku, gjaknxehtësia dhe provincializmi - të meta që i kemi analizuar edhe më parë - janë të vetmet dukuri e cilësi që për fat të keq i “frymëzojnë” dhe iu kaplojnë mendjen dhe zemrën vend e pa vend një pjese të mirë të qytetarëve shqiptarë, brenda dhe jashtë vendit. Vihet re, e sidomos kohët e fundit, se edhe patetizmi po shfaqet si një prej dukurive më negative e deri diku shenjë prapambetjeje, që dukshëm u ka kapur ditën e çastin njerëzve tanë: qytetarëve të thjeshtë, nëpunësve të administratës, politikanëve, jo më pak edhe njerëzve të kulturës. Patetizmi është ngutje, klithmë, mburrje, kanosje, mungesë ekuilibri; të gjitha këto në kurriz të mendimit, që do të duhej të prevalonte në tema të vështira e në trajtime të përgjegjshme.
Koha është që të kuptojmë mirë pozicionin tonë qytetar, si njerëz të lirë, por njëherësh aspak (dhe s’ka pse) si anarkistë. Por ja që detaje të panumërta na shpien te terma të tillë. Kështu, nuk është e vështirë të konstatojmë se për çdo ngjarje, një shumicë njerëzish, për fat të keq edhe gazetarë e publicistë të njohur, hidhen menjëherë përpjetë si të ndërkryer dhe janë gati të thonë fjalën e fundit: kundër atyre që drejtojnë sot administratën shqiptare, kundër intelektualëve që përpiqen të gjejnë një ekuilibër për të mos i rënë “fyellit në një vrimë”, më në fund edhe ndaj fqinjëve, me të cilët natyrshëm duhet të takohemi, të flasim, të themi mendimet tona, të shprehim pikëpamjet perëndimore që duket se janë mbizotëruese tashmë në mjedisin shqiptar.
Me shqetësim, po shohim se si nga koha në kohë gjërat përkeqësohen pikërisht për shkak të përdorimit të kodit të vjetër të patetizmit: sjellje armiqësore ndaj njëri-tjetrit dhe ndaj emrave e shtresave të caktuara (si dikur); thirrje gjojanacionaliste duke ofruar në publik ca dokumente të rastësishme e të paverifikuara e ndonjëherë harta të vjetra e nostalgjike, deri edhe shkrime gjithë prepotencë, me çka po bëjmë një figurë të keqe në disa rrjete e media, etj. Perëndimi dhe Evropa e Bashkuar nuk kanë nevojë për ekstremistë; pra, le të përmbahemi. Sidomos në atmosferën politike, kodi i patetizmit vepron sheshit; në këtë fushë, edhe sot e gjithë ditën, ka ulërima me shumicë. Askujt në fillim të viteve ‘90 nuk ia priste mendja se edhe pas një çerek shekulli nga ndërrimi i rendit, ne do të vazhdonim të artikulonim vend e pa vend fraza të vjetra bolshevike e do të bërtisnim për protesta e revolucione, shprehje që në të vërtetë na ndajnë nga bota e qytetëruar.
Që të mos
i biem anës e anës, ka megjithatë, edhe në opozitë, njëlloj përpjekje për më
shumë ekuilibër e realizëm. Na ka bërë përshtypje së fundi qëndrimi i z. A.
Patozi në disa nga temat e vështira që janë shfaqur përpara opozitës së sotme.
(Nuk e di çfarë po pret ajo për të reflektuar.) Fjala e A. Patozit në lidhje me
dorëheqjen e deputetes socialiste L. Xhuvani, pas përfshirjes së të birit, për
të dytën herë, në një krim ekstrem, ishte e përmbajtur dhe e drejtë. Duke
respektuar hallin e madh të koleges, ai analizonte fenomenin e përzgjedhjes së
deputetëve me anësi, sipas njohjeve vetiake të kreut të partisë, si dhe duke i
përsëritur mandatet pa qenë nevoja dhe pa u ballafaquar me vlerat reale dhe me
kontributin real politik; në tërësi dhe veçmas për protagonisten në fjalë. Në
rastin e dytë, atë të vizitës së kryeministrit E. Rama në
Rruga më
e mirë për t’i ikur patetikës, është zgjerimi i vështrimit mbi problematikat e
sotme shqiptare dhe ballkanike. Duke thirrur pareshtur për më shumë mirëkuptim,
le të kujtojmë vargjet e mrekullueshme të poetit dhe patriotit të madh Gjergj
Fishta: “Pse shqyptarëve asht tue m’u ba,/ s’u vjen gjuha tjetër gja,/ veç me
pshtjellë e me ngatrrue, për shoshojn veç me shprrallue, punët e mbara me i
shkatrrue...” (Nakdomonicipedija). Nëse shumë syresh frymëzohen nga të tjera
motive jashtë halleve që përjeton Shqipëria, atëherë opinioni publik dhe mediat
duhet të jenë aq në gjendje sa t’iu tregojnë kufirin te