E shtune, 27.04.2024, 01:11 AM (GMT+1)

Mendime

Faton Mehmeti: Vetëvrasja, akt qyqar apo krenarie?!

E premte, 14.11.2014, 09:00 PM


Vetëvrasja, akt qyqar apo krenarie?!

Shkruan: Faton MEHMETI

Akti i vetëvrasjes ka qenë i njohur qysh herët , kanë ndryshuar vetëm mënyra e të kryerit të saj dhe me kohën edhe motivet e saj.

Herë i kuptuar si akt qyqarë e herë si akt patriotik vetvrasja ka marrë shum jetë njerëzish , herë në mënyrë individuale e herë në atë grupore

Prej rasteve individuale nuk mungojnë as ato të personaliteteve me renome botërore si: Kleopatra , piktori I njohur Van Gogu , shkrimtari amerikan Ernest Heminguej etj. Për herë të parë termi vetëvrasje (suicid) është përdorur në shekullin XIII. Më parë quhej “vrasja” (homicid) e vetëvetes.

Ndonëse njerëzimi në përgjithësi e gjykon vetëvrasjen si akt qyqar ka pasur edhe të tillë që e kanpër t’i shpëtuar një situate të gjykuar të padëshirueshme për të trajtuar si mundësi për t’i shpëtuar një situate të gjykuar të padëshirueshme për të.Seneka, një filozof romak ka thë në: “Jeta nuk është e mirë, përveç jetës së mirë. Prandaj, njeriu i mençur jeton mirë aq sa duhet, e jo aq gjatë sa mundet… Ai gjithmonë duhet ta mendojë jetën në kushtet e cilësisë e jo në të sasisë … Vdekja e hershme apo e vonshme nuk ka rëndësi, vdekja e mirë apo nga sëmundja ka”.

Në Japoni vetëvrasja është një akt i glorifikuar. Ata besojnë se vetëvrasja është “një zgjidhje krenare e problemeve të pazgjidhura”.Ka shumë ide të ndryshme për këtë.

Pse ndodhin Vetëvrasjet ?

Në shumicën e rasteve të vetëvrasjeve , nga hulumtime të shumta nuk gjenden shkaqe tjera pos: mërzitjes së jetës , humbja e shpresës në zgjidhjen e problemeve , prezenca e fajit për ndonjë arsye i cili faj nuk i lë të lirë në botën shpirtërore dhe arsye të ngjashme me to.

Prej motiveve që më së shumti nxisin këto ndjenja e pas tyre edhe vet aktin e vetëvrasjes janë ato ekonomiko-sociale dhe ato psikologjike. Shkak i rritjes enorme të numrit (të vetëvrasjeve dhe tentim-vetëvrasjeve), është edhe ndryshimi i mënyrës tradicionale të të jetuarit.Kur dikush bën vetvrasje, ai ka qenë vetëm pika më e dobët në një shoqëri – e cila i ka krijuar kushtet për vetvrasje! Kjo është përgjegjësia kolektive dhe, mbi këtë bazë them: kur dikush bën vetvrasje – nga diçka e secilit prej nesh vdes bashkë më të. Shkaktarëve të vetvrasjeve nuk iu shihet fundi. Janë të panumërt dhe, gjithmonë, do të mbesin mister i pazbuluar. Si vet njeriu!

Vetëvrasja është kulmi i një rruge të nisur qysh herët nga përsonat që vetëvriten,te cilët përvec shumë faktorëve të panumertë që i shtynë në këtë drejtim është edhe mungesa e një shoqërie të pjekur.Realisht në cdo shoqëri , edhe nëe ato më të shëndosha ndodhin vetëvrasjet por në numër më të vogël se sa në Kosovë e Shqipëri, që për fat të keq ky trend vetëm sa vjen e rritet.Mungesa e trajtimi adekuat të përsonave  të tillë është një ndër elementët që fatkqësisht mungon tek ne.Pasi ata përsona që fillojnë rrugën e vetëvrasjes nuk kanë ku të mbeshtetën, në mungesa te saj  arrijnë deri tek akti fatal.Pasi asnjëherë vetëvrasjen nuk e shkakton DIALOGU, por gjithnjë e gjithnjë MONOLOGU.. dhe kur këta njerëz  rrijnë në vetmi rruga drejt aktit fatal është me shkurtër.

Vetëvrasjet në Kosovë

Rritja e numrit të vetëvrasjeve është shqetësuese në Kosovë

Kosova ende nuk ka statistika të sakta të personave me probleme të shëndetit mendor. Afër 3 % e popullatës vetëvriten, prej të cilëve një e treta i takojnë moshës adoleshente.Ekspertët vlerësojnë se shkaku kryesor që shtynë këta persona për t’ia marrë jetën vetes është gjendja e rëndë socio-ekonomike . Sipas statistikave të Policisë së Kosovës, që nga viti 200o deri në vitin 2013, në Kosovë janë evidentuar 786 raste të vetëvrasjes dhe 2.494 raste të tentim vetëvrasje. Njohësit e kësaj dukurie shpjegojnë se përveç çrregullimeve të ndryshme, një nga shkaktarët e vetëvrasjeve në Kosovë mund të konsiderohet edhe zhgënjimi dhe humbja e shpresës për një jetë më të mirë.

Në Ferizaj raportohet se viktima mashkull për shkaqe të pa njohura në një objekt ndihmës ka bërë vetëvrasje me varje. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës u lirohet familjarëve.Ky është vetem njeri nga tri rastet e vetvrajseve që ndodhën në Ferizaj brenda tri javëve të fundit, kjo është shqetësuese.Deri tani niveli qëndror në Kosovë nuk ka bërë asgjë lidhur me këtë dukuri, andaj e përshëndes zotimin e kryetarit të komunës së Ferizajt, Z.Muharrem Sfarça i cili  shprehu gatishmërinë e plotë për mbështetjen e gjithanshme të një debati të gjerë e gjithëpërfshirës , i cili do t’i jepte kontribut ndriçimit të fenomenit të vetëvrasjeve dhe që do të ndikonte ndjeshëm në uljen e këtij fenomeni.

Duke pare rrehtanat aktuale politike ,mungesa e një përpektive në një shoqëri të korruptuar deri në palcë,trajtimi jo i barabartë i njerëzve përball ligjit edhe aktereve qeverisës,janë ndër shkaktarët që i shtynë këta njerëz drejt  akti .Një dite derisa po bisedoja me një mik për aktualitetin nëqytetin tim Ferizaj,skishte si mos ta zinim në gojë shqetësimin për vetëvrajset  që po trondisin të gjithë qytetarët.Ai në konfidencë me tregoi se si një i afert i tij kishte bërë vetëvrasje para një viti ( une nuk kisha dëgjuar për këtë rast  më herët ), deri këtu asgjë nuk ishte e pazakonshme nga vetëvrasjet tjera,por kur vazhdoi të tregoi historinë e tij, mbeta i habitur.Miku vazhdoi të tregonte se si kushëriri i tij ishte gjetur rastësisht në një vend ku policia kishte gjetur një  arm që nuk ishte e përsonit në fjalë,pas kësaj ngjarje gjykata duke mos arritur te zbardhte të vërtetën ia kishte mveshur atij fajësinë  duke  e dënuar me burg, ndërkohë përsoni i akuzuar  nga frustrimi me  sistemin e korruptuar të drejtësisë kishte bërë vetëvrasje. Kur dëgjon këso raste,dhe raste të tjera,e kupton edhe më qartë se ky sistem i korruptuar në cdo segment të shoqerisë po i mbyt qytetarët e tij. Eshtë e tmershme se si me dhjetëra ish luftarë të Ushtrisë  Çlirimtare të Kosoves, pas lufte kanë bërë vetëvrasje nga gjendja e veshtirë ekonomike. Ata që qeverisinë në emër të asaj lufte epike,as që duan t’ia dijnë për këto gjëra.Ky është pushteti që vret... lufta më e egër zhvillohet në heshtje.



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora