E shtune, 27.04.2024, 06:08 AM (GMT+1)

Mendime

Florim Zeqa: Shembja e piramidës së krimit

E merkure, 29.10.2014, 08:08 PM


Shembja e piramidës së krimit dhe korrupsoinit, sfidë e rëndë e shoqërisë sonë!

Nga Florim Zeqa

Në ditët e sotme të shkruhet realiteti dhe të thuhet e vërteta nuk është aspak e lehtë, do të thoja është më tepër se sakrificë. Jo për shkakun e “lirisë” së mediave, por për shkakun e grupeve të interesit dhe klaneve të ndryshme të cilat kanë vënë në pikëpyetje të ardhmën e shtetit dhe mirëqenjën e qytetarëve.

“Në vendin ku sundon gënjeshtra, të thuash të vërtetën është akt patriotik” !

Secila e vërtetë që thuhet është sfidë në vete, ngase është e pamundur të mos e prekë një grup apo individ të caktuar.

Ndodhë kështu për arsye se; nga mosfunksionimi i sistemit të drejtësisë në vend, kemi fuqizimi të grupeve dhe klaneve mafioze të drejtuara prej bosëve politik,…përderisa në anën tjetër gjendja e rënduar socio-ekonomike e vendit ka bërë që varësia e popullatës të jetë e madhe nga këta të parët.

Pothuajse nuk ka familje apo individ në Kosovë që nuk është i pozicionuar pas  dikujt, varësisht prej gjendjes ekonomike; dikush për të mbrojtur biznesin, kush tjetër synon ta arrijë atë,..sa e sa të tjerë për gjëra më elementare që u takojnë në shtetin e tyre detyrohen të humbin pavarësinë e vet, si bie fjala; për një vend pune, regjistrim të fëmijëve apo të afërmëve në ndonjë shkollë apo fakultet, e deri të gjërat më të tjeshta dhe banale siq mund të jetë nxjerrja e ndonjë dokumenti personal e deri të heqja e ndonjë gjobe në komunikacion…!

Do ta kishim më lehtë sikurse të ishte vetëm një e keqe dhe të kishte vetëm një emër,…do ta kishim larguar që moti, por për fat të keq, është një strumbullar pak më i madhë, do të thoja një piramidë e së keqës në Kosovë, e ndërtuar për 15 vite rresht nga pozita dhe opozita politike e këtij vendi.

Bosët e politikës, sado që në dukje janë të ndarë, ata nuk mund të ndahen as largohen shumë prej njëri-tjetrit shkaku i lidhjeve korruptive dhe interesave të tjera të përbashkëta.

Varësia e mediave elektronike dhe të shkruara është shumë e madhe nga politika.  Një gazetar i mirëfilltë e ka të vështirë të ushtrojë lirshëm profesionin e tij. Nëse rastësisht ndodhë të largohet vetëm pak nga politikat “redaktuese”, menjëherë pasojnë masat ndëshkuese ndaj tij. Sa për ilustrim po përmendi rastin e gazatarit të RTK-së, moderatorit të emisionit politik “DEBAT” , zotit Ridvan Berisha, të cilit rrëshqitja nga kornizat redaktuese i kushtoj me largim disa mujor nga skena e këtij televizioni.

Ndodhë edhe me rëndë siq është rasti më eklantant që ndodhi me sulmin fizik ndaj gazetarit të Klan Kosova, zotit Milot Hasimja i cili (për shkaqe të panjohura deri më tani) u therë disa herë me thikë mbrenda lokaleve të këtij mediumi.

Ngjajshëm ndodhë edhe me gazetat dhe portalet tona. Shkrimet që prekin “sedrën” e ndonjë lideri partiak apo lakojnë vijën parrtiake që ndjekë mediumi, jo vetëm që nuk u publikohen shkrimet, gazetarët anatemohen dhe largohen nga gazetat (portalet).

Sot në Kosovë, jo vetëm që nuk kemi media të lira, ato janë varura dhe ndikuara krejtësisht nga politika ditore. Sa më të pavarura deklarohen (Kosova sot), aq më të ndikuara janë nga politika, sa më të ndikuara aq më të fuqishme janë në treg,…jo për tirazhin e shitjes por për mbështetjen dhe mbulimin financiar që u vjenë nga politika (pushteti).

Përderisa gazetat që marrin guximin të thonë të vërtetën, ndeshen me probleme të natyrave të ndryshme; para se të mbërrijnë tek lexuesi konfiskohen në kiosqe nga njerëzit “anonim”, u mbyllen portalet dhe çka jo tjetër.

Andaj shembja e piramidës së krimit dhe korrupsionit në Kosovë mbetët sfidë e rëndë, por jo e pakalueshme e shoqërisë sonë, përderisa puna e gazetarëve mbetët sfidë e përditshme apo kafshatë me shtatë kore siq thotë populli.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora