Kulturë
Remzi Limani: Bashkimi i Principatave Shqiptare në art
E shtune, 30.08.2014, 07:33 PM
BASHKIMI I PRINCIPATAVE SHQIPTARE NË ARTET FIGURATIVE
Nga Remzi Limani
Kur
flasim për veprat historike në artet figurative, pashmangshëm na merr
vëmendjen, artistja, Arta Regjepaj. Me vepren e saj figurative "Bashkimi i
Principatave Shqiptare", artistja jonë Arta, na dhuroi diçka të bukur dhe
të vacantë në kuptimin e trajtimit artistik të ngjarjeve historike. Në veprën
në fjalë, Arta na servon një kompozicion piktural të lakmueshëm. Vepra e saj
flet për ngjarjet nëper kohë dhe hapësirë, ku në vetvete ngërthen të kaluarën
duke e shtjelluar ngjarjen në një narracion figurativ. Në këtë kontekst,
artistja me një kujdes të veçantë, i qaset një pune serioze, për ta kuptuar talentin
e saj në fushën e pikturës. Pra, pa asnjë dyshim, Arta me sukses na
Në qendër të pikturës, shohim Kryetrimin Legjendar dhe Heroin Kombëtar i gjithë shqiptarëve - figura më e shquar në historinë shqiptare deri më sot. Pra, jo rastësisht, artistja jonë, në qender të vëmendjes e vë figurën e fisnikut tonë, Gjergj Kastriotit – Skenderbeut, në cilësinë e prijetarit të fisit të tij, në mbrojtje të tokave shqiptare.
Së
këndejmi, tabloja e mbushur me rreth dyzetë figura, patjetër se na jep një
kompozicion të lakmuar me një baraspeshë të duhur estetike, e cila mjeshtërisht
e shfrytëzon teorinë e hapsirës pikturale. Piktura në përgjithësi ka një
kolorit sensibël, i cili nuk na rrudhë sytë nga kontrastet e tepruara,
përkundrazi, paleta e përpunuar me ngrohtësinë e ngjyrave, pikturën e bën më
joshëse dhe të kapshme për syrin e çdo shikuesi.
Dhe, krejt në fund, artistes Arta Rexhepaj i dëshirojmë suksese të reja, të vargëzuara në gjerdanin e bukur të kulturës shqiptare.