E premte, 26.04.2024, 01:38 AM (GMT+1)

Kulturë

Ksenofon Dilo: Merrni në dorë bisturinë

E enjte, 03.07.2014, 06:35 PM


MERRNI  NE  DORE BISTURINE

E

KIRURGUT  HISTORIAN.

Nga Ksenofon M. DILO

Erdhi koha Shqipëria  të tregojë me krenari se ka një histori e cila jo vetëm që është shkruar me gjak e sakrifica por mbi të gjitha ka vërtetësinë dhe madhështinë që sjell  lufta patriotike e vërtetë , vërtetësinë që do ta bëjë çdo shqiptar të kthejë mendjen nga shqipëria sepse prej saj do të rjedhë lavdia dhe të qënit shqiptar , është njëlloj me të mirëfilltën të ndritshmen , të ndershmen e krenarisë , ështëajo e madhërishmja që sejcilin do ta bënte krenar e me ballin lart të thoshte kudo:Po jam Shqiptar!A  nuk e duam këtë vëllezër!A nuk duam që të rëndë e të fortë të jemi në vendin tonë, ta rritim e ta zbukurojmë atë ashtu si e meriton. Çfarë do shqipëria , përse vuan ajo. Le ta shikojmë. Le të shkojmë jo shumë larg , aty ku Naimi thoshte;

Ti, Shqipëri më jep nder , më jep emrin shqipëtar!

Zemrën ti ma gatobe plot me dëshirë e me zjarr!!

A nuk janë këto reshta një epope e gjallë që të na japë atë krenari me të cilën Naimi i madh ishte i veshur dhe, me të drejtë na i përcjell, duke na thënë se deri në momentin kur janë shkruar ato vargje ,nuk kishte asgjë që e njolloste Shqipërinë e,që e bënte atë trime legjendare,një nënë të denjë për bij trima e të ndershëm lutëtarë. Po !

Shqipëria nuk ishte pjellë e një imagjinate të sëmurë, ajo ishte një shpërthim nga malet e lashta, doli prej gjirit të tokës musi një shtolzavalle dhe ishte aq e bukur , e, ishte aq krenare dhe e dlirë sa  ,duke e parë të dukej se shihje një zonjë që nga pallati i shekujve kishte dalë e kishte lënë ti shpupuriste flokët e artë era e deteve , kishte derdhur vështrimin në horizont, tej ,aty ku deti puth qiellin dhe një kurorë malesh hijeshonte atë kokë me ballin e lartë e fisnik, ndërsa  fustani me lule të panumurta , me ngjyra që të rëmbenin sytë ,  gufohej prej erës së malit e përhapte anë e kënd aromë trëndelinë.

Ishte e Evropës bijë edhe u madhua aty, në brigjet e Adriatikut e të Jonit të kaltër e ndjeu në remba gjakun shqiptar që e madhoi e e zbukuroi duke i dhenë hijen e një nëne që përqafonte gjithmonë bij të rallë. Ata që me të vërtetë e shihnin atë si nënë, që për ‘të nuk kursenin edhe jetën e që dashurinë për mëmëdhe e kishin të shkruar në ballë.

A s’ishte kështu , vëllezër?

mA nuk krenohej shqiptari për Shqipëri?

Sepse Shqiptari ishte edhe ai një trim i rallë! A mund të mos ishte duke patur nënë atë zonjë hijerëndë vallë. Kush nuk e njohu Piron e Epirit, Kush nuk dëgjoi për Skënderbenë, Kush nuk u ndrit prej krenarisë të të qënit shqiptar!Po vëllezër,Shqipërisë asnjëherë nuk i munguan trimat udhëheqsit.Sa e sa herë kërkuan ta coptojnë, nëpër botë rreth e qark ta shpërndajnë. Por nuk ja harritën qëllimit sepse këtij vendi bij të denjë i dolën zot dhe ja ku shohim Ismail Qemalin  ta shpallë Shqipërinë indipendente!Më thoni kjo nuk ishte krenari për shqiptarë.

Shqipëria ndriti si nuse u përtërit, filloni të shkruani historianë se pikërisht këtu janë rrënjët e historisë që duhet ti vaditim , se një dorë e fshehtë me mefshtësi që atëhere filloi të rëshkiste e të mos i qëndronte besnike të vërtetës histori. Kur Ismail Qemali shpalosi në vlorë flamurin me shqipen dy krenare pranë tij ishte midis të tjerësh edhe Zoti Aristidh Ruci një figurë e rallë që me të vërtetë e meritonte vendin e nderit në balkonin prej nga pavarësia u derdh si një ujvarë.

Të fitoje pavarësinë, të kishe kufijtë e tu dhe të flisje e të mësoje gjuhën shqip që si thonte Fishta i pavdekshëm  ngjante me flladin e malit , me këngën e bilbilit...kjo ishte me të vërtetë një fitore e madhe , kjo vazhdonte ta rrethonte çdo shqiptar me krenari!

Tani le të marrin penën historianët e le ta ngjyejnë atë në bojën e së vërtetës , le të flasin për ata që nuk pushuan kurrë punën –luftë për ta ngritur Shqipërinë në piedestal e për tja treguar me krenari Atë , gjithë botës mbarë. Po historianë , shkruani për Ilia Dilo sheperin, gjuhëtarin e madh. Vereni atë në sërën e nderit të bijve shqiptarë. Shkruani për Mit’hat Frashërin,Jani Dilon, për Hasan Dostin,Petro harriton, Aristidh Rucin,Ali Këlcyrën ,Sejfulla Malëshovën, !Shkruani të vërtetën e hidheni poshtë atë të gënjeshtërën , kancerozen atë që shkruan teroristët!Ose jo , mos e hidhni poshë! Mbajeni që ta krahasoni me të vërtetën, atë që e shkruan bijtë e vërtetë të Shqipërisë e jo bastardët e Sërbit e të Rusisë.

Mbajeni që gjithkush të mos dyshojë e në dritën e diellit të vëtrtetën të dallojë. Është ajo për të cilën çdo shqiptar do krenohet, është e vërteta që duhet të triumfojë, të vihen pikat mbi *i* e gjithsejcili të ndjejë se ka në remba gjak trimash e ai gjak është vetëm shqiptar, është gjak që kur rrjedh në damarë gjithçka e fisnikëron.

Mos rrini duarkryq historianë!

Vetë koha ju kërkon!Vetë shqipëria në dasmën e së vërtetës me historinë ju fton.



(Vota: 5 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora