E premte, 26.04.2024, 07:24 PM (GMT+1)

Kulturë » Zhiti

Visar Zhiti: Më dhimbset ai që e do Enverin

E marte, 10.06.2014, 07:33 PM



Nga Suela Gera - OraNews

Visar Zhiti, shkrimtari desident, i dënuar për poezinë e tij thotë se diktatorin Enver Hoxha nuk e shmangim dot nga historia por historianët duhët të shohin në sy dhe me realitet figurën e tij.

I ftuar në Mëngjes Express të moderatores Eva Idrizllari sot në Ora News thotë se nëse Enver Hoxha bëri ato që i duheshin vendit ashtu siç duhet të urdhërojë në histori, “Por dëmet janë më të mëdha sesa ata që ata mendojnë se i ka bërë Shqipërisë.”

“Diktatorin nuk e shmang dot nga historia, puna ështe sa do bëjë pjesë ai në ndërgjegjen kombëtare. Dëmet janë më të mëdha sesa ata që besojnë se ai ka bërë e i ka dhënë Shqipërisë. Ka dy Enverë atë që njerëzit e dëshirojnë të ishte ashtu dhe ai që ishte në realitet. Mua më dhimbset ai që e do Enverin, pse e do: Po se nga çoban dhish e bëri oficer, por unë dua të shikoj çfarë i dha Shqupërisë.  Të gjithë do të kishim më shumë pa Enverin. Enveri ka qe një pengesë. Historianët kanë përgjegjësi të shohin Enver hoxhën pa frikë. Të shohin bronxin e tij pa frikë e të thonë bëri këtë gjë e dëmtoi këtu. Nëse vlerat dhe ato që i duheshin vendit i bëri ashtu siç duhet të urdhërojë në histori nëse ai ka bëmën e madhe që e bëri Shqipërinë burg, futi qetësi varrezash, griu intelektualët klasat udhëheqëse të këtij vendi dhe solli katastrofën, izolimin, i la familjet pa shtëpi, e 3-4 shqiptarë kishin nga një burg që mbylli Shqipërinë. Dikush thotë se hapi universitetet dhe na zhduku analfabetizimin por na detyroi të lexojëm vetëm një libër dhe leximi i një librit të tij është më i keq se analfabetizmi.”



(Vota: 2 . Mesatare: 1/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora