Kulturë
Poezi nga Kristo Çipa
E enjte, 22.05.2014, 07:37 PM
Kristo Çipa
ILAÇ ESHTE VETEM LIRIA
(Ne 15 vjetorin e eksodit masiv te kosovareve)
Nje pranvere e kercenuar
Trondit boten e besimit
Popullit liri-ndaluar
I kerkojne asgjesimin
Kur dhe shpresa pushkatohej
Per fatin e kosovarit
Vend me i sigurt, nuk ndodhej
Se sa zemra e vellait!
Ky vend i vogel i shqipes
Ngushtuar me varferi
E ka si perandori!
U zgjua qyteterimi
Ktheu te keqen, nga vinte
Bombardimi i shpetimit
Drejtesi per 100 vite
Per Ballkanin, foli koha
Se ilac eshte liria!
Sa me e shendosh Kosova
Me pak e
semure
Bashke me Drinin, ketu jemi
Gjak e lot, per kete toke
Ne jemi atje ku vemi
Evropjane
ne
Amanet nga historia!
Hajmali ta mbaje kombi!
Feja jone eshte shqiptaria!
AMERIKA-vet Zoti!
FIKE!
Shtate larta kambanare
S'e dije ke djeg shikimi
Ti me sy , ndeze dy zjarre
Njeri nga ata, eshte i imi
Fike, te mos i dale tymi!
NUK JAM KRYQ I KRYQEZUAR!
Greke e bukur, bore me hene!
Shikim ndukur, vetull hene
Udhe humbur me ke lene
NJe te puthur, stw kam dhwnw
Kup e syrit si planeti
Hapet shpirti, mblidhet derti!
Kur e shkrep, fillon termeti
Nata del e thyet qelqi!
Ti , moj greke, cipe drite!
Si ethet me peshperite
Deshe vet, qejfin ta ngisje!
As me ktheve, as me nise!
Si pirat nga deti dola
Ne gershet, doren ta hodha
U bem bashke, ne gji te morra!
Ishte pashke e u kungova!
Elenidh, lume i leshuar!
Piramid e pa pushtuar!
Nuk jam kryq i kryqezuar!
Jam shqiptar i dashuruar!
LAZARJANE!
Nese meraku do jete!
Lazarjan, do behem vete
Shuajma, katile, mallin!
Te mos e rihap me varin!
NAFORA E KUNGIMIT
Shkallet si i ngjite?
Me kembe a me thua?!
Pse shpresen ma grise?
Me ato qe s'thua!
Mos m'a fik mengjezin
Te me kthesh ne hije!
Kur hapat te zbresin
Ktheu pa trokitje!
Eja, moj te rime!
Qofte dhe nje sekonde!
Neper psheretime
Te shoh, ate bote!
Bota kanakare!
Qetesim dafine!
Flakerim , pa zjarre
Dredhia, pa hile!
Nafore e kungimit!
Pashka u afrua
Dy vezet e gjirit
Ti perpjek, une, dua!
TE SHTATE BRIGJET E HENES!
Ne Bosfor, te shtate brigjet
Atje tek ura, pa vetull
Nga sevdaja, deti digjet
Henen me qerpik, kam gjetur
Une
shkoja tek shen
Per te marre, drite shpirti
Ajo dilte nga xhamia
Si pik e lotit nga syri
Sy me sy, kur u shikuam!
Dy bote, dy kontinente
Paqen e shpirtit, gatuam
S'e kishim lindur per vete!
Qe nga qielli xhamia
Syte e mi, ne blu ngjyrosi
Ty te
morri shen
Si kryq ne gjoks, te vendosi
Te shtate brigjet e henes
Dielli, faqe skuqur,
Gjeta ilacin e zemres
Nje haneme, cok gjyzel!
BELISMA BEL HOLLE!
Dimri ne kerthize!
Bore ngarkon dheu
Era e dashurise
Erdhi e me rrembeu!
Me beri per vete
Belisma bel holle!
Shpirti me ka ethe
Zemra me merr kolle!
Ne ato bregore
Me dredhon belisma
Qellon me rovole
Si degjohet krisma!
Per plaget e embla
Nisa t'a qortoja
Me tha-Une s'ti bera!
-
Loja e dashurise
Eshte bela e bukur!
Futej kapardisur