E shtune, 27.04.2024, 12:52 AM (GMT+1)

Mendime

Ramiz Dërmaku: Shqiptarinë e kemi bashkë

E shtune, 19.04.2014, 03:02 PM


NE  KEMI  BAJRAM  E  PASHKË

POR  SHQIPTARINË  E  KEMI  BASHKË

Vëllezërë     besimit  katolikë, urime festën dhe gëzuar  Pashkët.

Nga: Ramiz DËRMAKU

Uroj që, në këtë ditë të gëzuar të mbretëroj , paqja, dashuria dhe mirëkuptimi në mes shqipëtarëve . Pashkët – kremtja e ringjalljes te  krishterët çmohet  shumë  dhe është më e madhja pas Kërshëndellave. Festa e Pashkëve fillon me Krezhmet shtatëjavëshe, me "Oj mamët", ditën e luleve, darkën e mbramë, ngjyrosjen e vezëve, bekimin e bukës dhe të bereqeteve të tjera dhe përfundon me Pashkët

Urime    përzemërta    gjithë Besimtarëve  katolikë ; Me rastin e festës së Pashkëve  ju dëshirojmë çdo të mirë  në jetë.: “Lutem  zotit që kjo festë e madhe t`ju gjejë me shëndet të mirë, me gëzime e begati, mes më të dashurve tuaj. Kjo ditë është dita e shenjtë e ringjalljes së shpirtit njerëzor dhe e ripërtëritjes së besimit te Zoti. Uroj që, në këtë ditë të gëzuar të mbretëroj , paqja, dashuria dhe mirëkuptimi në mes shqipëtarëve .” Edhe kjo festë , është një simbol i rilindjes së besimit në ideale madhore, i përkushtimit ndaj vlerave shpirtërore dhe i thellimit të dashurisë ndaj njëri - tjetrit.” .

Le të shërbejë kjo ditë hyjnore për të reflektuar, por edhe për të evidentuar më shumë vlerat tona të përbashkëta fetare dhe shpirtërore.

Gëzuar  festën të gjithë besimtarëve të fesë katolike jetë të gjatë dhe të lumturë.

Dita e premte është dita e vdekjes së Krishtit në kryq, për këtë arsye nëpër kisha bëhet puthja e Krishtit (trupores), si dhe ditën e shtunë në mbrëmje mesha fillon në mbrëmje para kishës me ndezjen e zjarrit, i cili edhe bekohet nga ana e famullitarit. Në kishë hyhet me qirinj të ndezur, që simbolizojnë dritën, e më pastaj mbahet mesha. Pas meshës famullitari bën bekimin e bukës (pogaçe, përkatësisht nore) dhe të bereqeteve të tjera, bekim që lidhet me Agapët (sipas gjuhës greke që do të thotë dashuri shpirtërore, dashuri ndaj Zotit, shenjtërve, vëllait, mikut, shokut) e të krishterëve të parë, përkatësisht me Korpin e Krishtit, kurse të dielën kremtohet ngjallja e Krishtit, Pashkët.

Ditën e Pashkëve, që njihet edhe si Diela e Pashkëve, së bashku në familje dhe në shoqëri festohet fitorja e Zotit, Jezu Krishtit, ngjallja e tij prej së vdekuri, po sa të zgjohen besimtarët hanë bukën e bekuar dhe ushqimet e tjera (djath, hudhra, vezë, kripë etj). Pas mëngjesit lahen duart në një enë të veçantë, në mënyrë që uji që tashmë konsiderohet i bekuar, të mos derdhët kudo, por në vendet e pastërta e ku nuk shkilet, kurse më pastaj bëhet urimi i festës së Pashkëve me "Me shëndet Pashkët!" apo "Për shumë mot Pashkët!"

Ngjyrosja e vezëve

Ditën e enjte, diku dhe të premten, bëhet ngjyrosja e vezëve. Në fakt, veja qysh në kohët e lashta te popujt e ndryshëm kishte të bënte me zgjimin e natyrës në stinën e pranverës, ndërsa më vonë u mor si simbol i jetës së re dhe i ngjalljes së Jezu Krishtit. Bile, një prej simboleve më të vjetra pranverore në botë është veja. Forma ovale e vezës simbolizon formën e pikës së shiut dhe të farës. Këto të dyja kanë qenë elemente të rëndësishme për jetë.

Derisa unë bëja pregatitjen e tekstit, më ftoi një mikë i imi. Kur më pyeti se çka po bëni ? Unë i tregova , e ai më tha:

 NE KEMI  BAJRAM  E  PASHKË

 POR  SHQIPTARINË  E  KEMI  BASHKË .

Këto ishin fjalët e poetit tonë të Madhë At.Gjergj Fishtës.

       Gëzuar  festën të gjithë besimtarëve të fesë katolike jetë të gjatë dhe të lumturë.



(Vota: 9 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora