E premte, 26.04.2024, 03:28 PM (GMT+1)

Kulturë

Gjon Markokaj: Fllad lirie

E shtune, 05.04.2014, 05:22 PM


FLLAD LIRIE

 

Nga Gjon Markokaj

 

VITEVE TË IKURA

 

Dyzet e pesë vjet,

I kaluam n' izolim

Pa "freski" t' lirievet,

"Jetuam në rrethim"!

 

Diktatura e dhuna,

na ushqenin, qelizat

E, "dridheshim"

si prej "pakinsonit"....,

 

“Çka, vjen, prej Zotit,

mirë se ardhte"!

Duhej mirepritë

e mbajtur mbi supet!

 

Ishin te pa durueshme!

Erdhen prej "luciferrit"

"Dergjë në trup t'shëndoshë”

Ishin si "Semundja e Koncerit"

 

"Helmin" na afruen,

me efekt të ngadalshëm;

e na shkurtuen jetën...,

- Vuajtëm pa ditur!

 

Na muarën djersën;

"shpirtin" me na ndrydhë

Na brengosën zemrën,

mëndjen me na"mykë”

 

Na larguan besimin,

orën me na vra!

Na turbulluan kryet,

"bitër me na ba"!

 

Viteve të ikura,

"e shtërnguem fort,

Mbetem pa gja,

na duel per thonjësh"...

-----------------

 

"TRESHJA"

"Udheheqë shumica";

ishte vetëm, "mashtrim"

-  Udhëhiqte "pakica"

"Treshja" në çdo drejtim...

 

Po s'e "kyqe gojën"

T'vënin ne shënjestër,

Gjyqi bëhej në popull:

Me dishmitar t'kurdisur..,

 

"Bane o Zot ënderr" !

Qellimi ishte politik

Me diskutant t'pregaditur,

per "presion psikologjik".

-----------------

 

...OREPERNOBIS

 

- Tha Partia e Punes...,

"Shendriti dielli"

Jeten ja fali Partis!

...Orepernobis!

 

- Sherbejme,

ku ka nevoje

Partia e Atdheu

...Orepernobis!

 

- T’leviznin si t'donin,

e t'binte keq....,

Privilegj i thonin,

s'guxoje m' e çile!

...Orepernobis!

 

…- Ku ishte vendi yt,

Dikend tjeter punsonin

- Sa e idhtë ishte,

e shijueshne: edhe

te idhten, si "mjalten"

...Orepernobis!

 

-“ Ne daq mire, n' daq keq"

"Vete Zot, vete Shkop"!

Ishte Partia e Punes.....,

... Orepernobis!

 

-  "Shkopi i Demokleut",

te rrinte mbi krye

Meshire o, i Madhi Zot!!

...Orepernobis!

-------------

 

VAJTIM (PER DJE!)

 

As qeni të zotin

Mirë nuk po e nje(h)

Le te jenë keto vargje

Si vajtim (per dje).

 

…!

Malli i hyri

në “brinin e dhisë”,

ishte kyçë

n'magazina;

të kooperativës...,

 

Brigadieri,

ishte fati i fëmijsë

Paret ishin,

ne "Banken Kyç"

Administronte:

"Treshja" e Partisë

 

"Buke hibrit",

domate turshi

"Paçamurr",

per fëmijtë...

 

Djathtas burrat,

- majtas gratë!

Ne mëngjes heret

te rradha e qumshtit

 

Gjithçka ishte,

me rracion...,

"Si është ma zi"

.." Njiqind gram",

kafe për shtepi....,

 

Tufzimi u krye:

...Tufizuam lopën

Ne rrjetë pulat,

.... i "burgosem"!

 

Formuam,

te ashtuquajturat:

"Kooperativa,

te Tipit Lartë”

Modernizim Socialist

 

Ata s' ishin per popull

Pemet  afer shtepive

I shkulem, "rreth e rrotull"....,

Mos m'u hëngër kokrrat!

 

Bora s'përgjakej;

qënet kocka, s'gjënin..,

Derri n'kotec  s'mahej,

"kriminel e quanin"!..,

S' kishte "pasterma";

s'met gja veq "shpirti"!...

 

…!

As qeni të zotin

Mirë nuk po e nje(h)

Le te jenë keto vargje

Si vajtim (per dje).

-----------

 

NË QAFË BARI

 

Floket,

e gjata  e gustoja...,

I quanin,

"moda t'huaja”.

 

N' popull,

të diskreditonin;

e t'nxirrnin,

"pare t' larë”.

 

Te nxirrnin,

prej "vathit"

si "berrin

e zgjebosun”.

 

Kundershto,

n' ta mbajt!

Perfundoje,

ne "Qafe Barit"

------------

 

 

TE BURGU I SPAÇIT

 

Ai qe,

e "levizte bishtin",

Mrapa,

i leshonin "zagarë”…,

 

...Tentove,

me pa boten,

të gjykonin,

si armik i Atdheut!

 

- Ne popull,

ta benin gjyqin!

- Policet,

ta kryenin "dasmën"

- "Dhënder",

në "Burgun e Spaçit"

 

Vuajtjet,

theren palcen;

e na jetuem,

me "milingjit"

se shpresuem

dyzet e shtatë vjet

per nji ditë…!

 

- S' hpetuam

as gjë mbi shpirt

- Shpetuem,

vetem "shpirtin"

Ai tregon,

...(!)

- sa ka vuajtë!!

-----------

 

MOS U HARROFTË ...

-KURË?

 

-  Atëhere ,

"Në rrethim".

 

KURE ?

Kure,

"na vathuen":

E na “zunë metitë”.

 

KURE ?

Atëbotë,

kur n'gjak,

na futën,

"kancerin"

 

KURE ?

At'here kure:

Vdekja e jonë,

... ishte e sigurtë!…,

 

Kure?

... Ne Monizem;

A se beson,

O, o, lexuesi im?

 

Besoje,

N'daç, mos e beso!

Populli thotë:

- "Mos u harroftë”!

----------------

 

FLLAD LIRIE

 

Flladi i këndshem,

I Papa Gjon Palit II,

I Reganit dhe i Gorbacovit;

Fryu furishem e shkatrroi:

"Murin e Berlinit"...

 

Freskia e lirisë

Erdhi edhe ne Shqipëri:

Trimat kërkuan dritë,

Gjaku u shëndrue ne liri

 

Martirëve të rëne

Nën shpatën e mprehtë,

Te "diktaturës komuniste";

U vëloi gjaku e zgjoi të ritë

 

Ne tokën e zhuritur...,

Mbinë lule të bardha

Djemtë sokola  t'Shqipës

U ngritën në demostrata

 

Shkrinë me gjokës,

"Ortekun e diktaturës"

Token e lanë me gjak

Martirët e Demokracisë

 

Gjaku u kthye në "mburojë”;

U varrosen "prangat e dhunës"

Sollen "Liritë Demokratike"

Vendi ecen drejt se ardhmës!

 

Ne si patëm kyçë gojen:

Erdhem, “si frikacakë”..,

E ardhmja triumfojë per ne:

"Teferig lirie" n' fole të shqipës...

 

"Zhgenjimi është i madh”

Shpresojmë per ma mirë!

E ardhmja eshte e jona

"Shqiperia do të bëhet zonjë”!

Si pat' thanë Samiu dikurë!

------------

-Washington State, USA, 5 Prill 2014-



(Vota: 5 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora