E shtune, 27.04.2024, 05:54 AM (GMT+1)

Kulturë

Përparim Hysi: Poezi mikste

E premte, 07.03.2014, 06:45 PM


Poezi mikste

( për 7 dhe 8 marsin)

Nga Përparim Hysi

 

Mësuesëve të mi

( Dhoksi e Sotir Meço në Fier)

 

Ju kam dashur dhe ju dua dhe tani

O mësues Sotiri! Mësuese Dhoksi!

Nëse për ju, më parë, s'shkrova vjershë

Se nuk qeshë i  Zoti dhe "mbeta në vjeshtë?!"

 

Unë kurrë s'ju harroj, se më morët në krahë

Se isha i vogël: pesë vjeç dhe ca...

Si nënë Dhoksia; Sotiri  si  atë!

Ndaj dhe po shkruaj ( për ju imi varg)

 

Sado i moshuar ( disa herë jam gjysh)

Njëlloj unë ju dua ( pa si e pa qysh?)

Në sot i thinjur dhe jam bërë njeri

Meritë ka Sotiri dhe ju, moj Dhoksi!

 

Vij që nga larg e duarët jua puth

  rrëshket një lot as hiç nuk kam turp

Qaj nga malli dhe loti të më bjerë

Këtë ditë jam me ju, o mësues me aq vlerë!

 

Profesorë!

 

Profesorëve të mi në ishNormalen e Elbasanit

 

Nuk di kë të përmënd nga ju më parë

Se ju qetë të gjithë: të mrekullueshëm!

S'e mohoj: për të gjithë ju kam mall

Dhe bëhem krejt i parezisuteshëm.

 

Që të vijë dhe t'ju puth ato duar të rreshkura

Ju qetë si shënjtorë që rrezatonit urtësi

Për mua ato duar dhe sot janë të shtrenjta

I puth pa u kursyer nji dhe nga nji.

 

Po ç'them kështu? Shumica prej jush kanë ikur

Por unë, ama, ju kujtoj me përmallim

Tek shkruaj, në zëmër ndjej të krisur

Dhe as  që e ndjej lotin që më shkim.

 

Profesore Viollca Omari në Fier *

 

Nesër është ditë e shënuar

( Të më falësh, në s'vij dot)

Nuk vij dot për të përqafuar

Por shëndetin për ty plot.

 

Në se sot unë shkruaj vargje

Kohën shkoj dhe lexoj libra

"Hëngra" veç nga juaja magje

Shpirtbehare që s'njeh dimra

 

Vij ta puth ballin e rreshkur

Edhe duarët aq të ngrohta

Malli për ty s'më është shterur

Vallë si ju ka tjetër bota?!...

 

* është motra e shkrimtarit Mustafa Greblleshi.

 

Profesor Vangjush Zikos

 

Profesor! Po ç'bën kështu?

Gjashtë dekada që shkruan vargje

Vitet tutje, ju veç t'hu

Plot, or plot, e juaja magje.

 

Dhe çuditem (s'kam se si?!)

Ke mbi supe tetë dekada

Edhe bëj pak "vetgjyqësi"

Mos po zbret gjë nga balada?

 

Nëpër vargje gjelbërim

(kush s'të njeh, të quan si djalë)

Për mua je si një frymëzim

Se më je aq vital.

 

Për nga dijet: Diturak!

Ke urtësi proverbiale

Vargu juaj-hoje me mjaltë

Dhe e mbush lexuesin- malle.

 

Kur  them nënë

 

Kur them nënë,

Sikur i kam thënë të gjitha:

Se aty është dhe malli

Dhe dhimbja.

 

Kur them nënë,

Vjen dita,pas një nate të gjatë

Plot ëndrra të liga.

 

Kur them nënë,

Nga shpirti më ikën hidhërimi

Dhe vjen buzëqeshja

Siç vjen pranvera pas një dimri.

 

GRATË

 

( nënave,grave,motrave,vajzave)

 

Ju jini "Rryma e ngrohtë" e Golfstrimit

Që si  gjeneratorë ngrohni krejt një botë

Faljani vargun e dobët Përparimit

Në se urimin, si duhet, s'e bën dot.

 

Ju jini të gjitha të mira si buka

Jini dhe si kripa me karar në gjellë

Të gjitha, në vizionin tim, jini të bukura

Dhe botën e ngrohni me diell.

 

Ju jini ozoni që na mbushni mushkëritë

Ju jini gjaku i pastër në aortë!

Ju në botë, si nëna, mbillni dashuritë

Ju më paqësoret në botë.

 

Në si poet nuk jam i arrirë,

( Ta zëmë se shkruaj vargje të dobëta)

Por një gjë,ama,e di mjaft mirë:

Po të drejtohej bota nga ju,

Njerëzimit nuk do t'i dhimbte koka.

 

Tiranë, 6 mars 2014



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora