Kulturë
Përparim Hysi: Elegji për Skënder Sallakun
E merkure, 12.02.2014, 08:44 PM
Zot, po ç'bën kështu?
Elegji për Skënder Sallakun
Nga Përparim Hysi
Zot, o Zot, ç'po bën kështu?
Një nga një artistët merr
Sot na more dhe Skënder.
Eh, Skënderi! Eh,Skënderi!
Dil ai dhe ikte terri
Dhe në kohën që qe natë
Sillte buzëqeshjen-mjaltë.
Kohën "dimër" e përqeshi
Buza shkonte vesh më vesh
Por e
Dhe përqeshte se guxonte
Sa në teh të thikës shkonte
Se përgjonte "Polifemi"
Qesh e ngjesh Skënder Melhemi.
Qe melhem e qe ballsam
Dhe
Dil ai, binim përmbys
Qeshje qe a kishte "bisht"
Se ashtu i kishte dukë
Që të "rrihte" me pambuk
"Hyj tek mishi,gjej kasap?!!!"
Si mendoni, mos qe pak?!!!
Në kurriz kishte dhe blanë *
Por në skenë ia bënte bam!
Qeshja mund të dil nga hunda
Qe një kohë e gjithë me "lunga"
Por Skënderi as që pyeste
Donte kohën ta përqeshte
Buza shkonte vesh më vesh
Nga Skënderi si peshqesh.
Tash sa iku. E mor Zoti
Iku,shkoi: drejt në Parajsë!
Tash Parajsa mbushur gaz.
* nga e shoqja me hije në biografi.