E premte, 26.04.2024, 02:03 PM (GMT+1)

Mendime

Skender Korça: Si (nuk) shemben strukturat paralele serbe në Kosovë?

E enjte, 05.06.2008, 05:39 PM


Skender Korça
Si (nuk) shemben strukturat paralele serbe në Kosovë?

Shkruan: Skender KORÇA - Gjilan

Shembja e strukturave paralele, është tash për tash jo më shumë se një dëshirë. Kompetencat dhe kushtetuta nuk janë ato që do kishin shembur ose jo këto struktura. Është shumë me rëndësi se a do mund të kemi qasjen në këtë komunitet përbrenda kufinjëve të Kosovës në lokalitetet e banuara me serbë, sepse asnjëra qështje si Kushtetuta e as kompetencat nuk do mund të janë armët për të shembur këto struktura.
Serbët me vetëdije të plotë, janë ata që nuk pranojnë integrimet e tyre në Kosovë, por ata e shohin veten si shtetas të Serbisë.
Me çfarë motivi dhe ku e gjejnë atë mbështetje liderët e vendit kur deklarojnë kështu bosh, se  do ja dalin të rrënojnë strukturat paralele dhe sistemin që po aplikojnë serbët në Kosovë për dersia këta as që nuk e njohin Kosovën ndryshe por ende besojnë se është pjesë e Serbisë.
Ka kohë në Kosovë më se dy muaj në veri të Kosovës eksiston një “derë e hapur” përderisa me dhunë hoqën dhe dogjën në pikën kufitare me Serbinë, vendkalimimet dhe që atëherë askush nuk po mundet të sanojë gjendjen jo teknikisht por as juridikisht. Është mbetur “derë e hapur” dhe derë shumë specifike për çdo gjë, përpos kontrollës që bëjnë ushtarët e KFOR-it e askush tjetër nuk ka qasje në te. Presidenti Sejdiu do ishte dashur të deklarohet që atëherë si do ja del të kthejë në funksion këtë pikë kufitare tamam me normat dhe rregullat e rendit eksitues të Republikës së Kosovës.
Telashet tash për tash, si mbyllja e rrugëve dhe bllokimi i tyre sa herë të ju teket serbëve ta bëjnë këtë nuk janë gjëra që japin shenjë për të ndodhur diçka sikur që deklaron Presidenti i Kosovës.
Përderisa në Kosovë ka rregulla për : tatimin, ligjet në rrugë dhe në komunikacion, sistemin e shkollimit dhe edukimit, ligjet dhe trashigimitë kulturore, tek serbët në Kosovë këto gjëra janë vetëm “ligje që thonë ata  se janë të Kosovës ,e jo sipas dëshirës së tyre që duhej të ishin të Serbisë”, dhe për këtë arsye ata thonë se nuk janëasgjë, sepse as që është provuar të respektohen ndonjëherë.
Në Kosovë ka edhe më shumë se kurrë pika të ish SPB-së ku shqiptarët edhe ndonjëherë edhe liderët e Kosovës dhe partive politike, e herë herë të të gjitha institucioneve marrin pasaporta dhe dokumentacione nga Serbia, që ende disa i shfrytëzojnë si të tyre edhe për udhëtime zyrtare.
Në kilometrin e pestë thuaja me qendër radiusi Prishtinën, në Graqanicë është thuaja qerdhja e strukturave paralele, me asnjë dallim me asgjë ndoshta nga ajo e Mitrovicës së veriut. Këtu targat e makinave jo që mbetën vetëm elemente të të kaluarës por ato qarkullojnë më lirshëm se çdo herë më parë.
Gjykata e veriut të Kosovës merret në duar dhe sulmohet sa herë që rebelohen serbët dhe nuk ka fuqi me javë apo me ditë tu a ndalë turrin dhe hovin askush.
SHPK-ja shkon në pushim sikur lehonat me pagesë sepse duhet më i lutur të respektohen rregullat dhe të e “duan SHPK-në”.
Sa janë serbët të gatshëm të paguajnë tatimet e ligjëshmë që janë nxjerrë si detyrime qytetarëve të Kosovës? Asnjëherë dhe kurrë nuk e kanë bërë deri më tani dhe as që do e bëjnë me lutjen e “presidentit të shqiptarëve të Kosovës” si thonë ata.
Në veri të Mitrovicës sistemin e arsimit dhe të shkollimit e kanë vazhduar serbët me normat dhe standartet e shtetit të Serbisë dhe askush nuk ka ide se çfarë ndodhë atje, sepse njejtë nuk e di edhe çka është duke ndodhur në shkollat më në qendër të Kosovës në vendbanimet serbe. Le të mësohet se ata hapur e sulmojnë Kosovën dhe qytetarët e tjerë e lëre më të respektojnë ligjet e arsimit të Republikës së Kosovës.
Kështu pra ta gjejmë një dokumentacion që posedojnë serbët në Kosovë të instucioneve të Republikës së Kosovës për të filluar të besojmë në deklarimin e presidentit të Kosovës.
Nëse do kishim bërë një regjistrim të popullisisë , a do kishim ide se çfarë do deklaroheshin serbët e Kosovës, për shtetësinë e tyre? Kuptojeni se nuk do i dëgjojmë ndryshe pos se janë qytetarë të Serbisë.
Në këtë fokus ëndërrimesh të mira, ëndërra presidenciale lutem që të shfaqet si epizodike dhe e natyrshme jo vetëm në veri, por në të gjitha lokalitetet e banuara me serbë të Kosovës, për të menduar se një ditë një ëndërr e mirë na doli zhgëndërr dhe u gëzua edhe vetë presidenti, se më në fund i doli politikisht kjo gjë.
Po citojmë për të mos ja prishur këtë ëndërr presidentit, për të bërë këtë realitet duhet sunduar ligji për të gjithë, pa i përkëdhelur as me kushtetutë këta serbë të Kosovës, sikruse që Kushetuta e Kosovës-Pakoja e Ahtisarit me duket se “pak” i ka trajtuar si qytetarë të radhës së parë, e pastaj vetë komunitetin shqiptarë të Kosovës si bashkësi 95 % në Kosovë, ku rradhiten si të dytë me rradhë . Kompenencat janë detyrimet tona që do i detyrojnë qytetarët e saj që të janë të sistemuar në të gjitha ligjshmëritë. Për të ushtruar pushtet dhe shtrirje të saj duhet ligj të barabartë e jo ligje paketash që në këtë paketë janë shtresuar sipas interesit dhe reagimit e jo sipas ligjshmërive.
Struktuart paralele do shuhen kur: Sistemi i arsimit i dedikohet të gjithë qytetarëve të saj njejtë, me kushtin e vetën të mësojë secili historinë  tyre, pastaj kur ka unjësim në ligjet e pronës, tatimeve  dhe lëvizjeve kudo edhe në komunikacion. Kur në veri dhe Graqanicë dhe lokalitete tjera të banuara me serbë valon flamuri i Republikës së Kosovës, kur qytetarët serbë të gjithë i nënshtrohen regjstrimit të popullsisë me ligjet e Kosovës, kur qytetaërt serbë të gjithë paisen me dokumentacine të njejta qoftë të ID-së dhe tjera përcjëllëse të Republikës së Kosovës, kur hyrjet dhe daljet e instrumentistëve politik nga Serbia i kontrollon dikush,kur qytetarët serbë të Kosovës marrin pjesë në zgjdhejt e organizuara nga institucionet e Kosovës, e jo kur me zgjedhjet e tyre të veçanta dhe serbe me të cilat ata  mundohen edhe më të thellojnë këtë ndarje duke themeluar edhe më instituconet e tyre me orjentim nga Beogradi, se sa të e pranojnë Kosovën dhe institucionet e saja. Në fund fare kur edhe vetë presidentin dhe instucionet e Kosovës ata i pranojnë si të tyre. Kur do ndodhë kjo do ishte më mirë të deklarojë vetë presidenti duke thënë se më kanë pranuar të gjithë, atehërë flitet se ja paskemi dalë të shembim strukturat paralele të serbëve të Kosovës.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora