Kulturë
Xhavit Gasa: Thërret Radika
E hene, 27.01.2014, 07:23 PM
XHAVIT GASA
THËRRET RADIKA
Jam këtu, në vendin tim,
në rrugën që kam hap vetë,
jam këtu që kur kam lind,
bashkë me tokën, qiellin e retë..
Shtratin tim e kam shtruar vetë,
nga zemra e maleve e kam burimin,
nga uji im të gjithë marrin jetë,
njeriu, kafsha, shpendi, pisha, lisi e bliri...
Eh, sot brinjët po më dhembin,
ujin tim të freskët duan ta vjedhin,
përgjithmonë t'më mbyllin në një tunel...
Thërrasin sot grykat e Radikës,
kërkon ndihmë nga ne o njerëz,
mos t'ja marrim frymën natyrës,
mos t'ja sjellim vdekjen bjeshkës....
SHTËPI E VJETËR
A i dëgjoni,kërcitjet e portës së vjetër,
po i kërcasin brinjët e ndyshkura nën shi,
shtëpia e vjetër mezi po mbahet në këmbë,
rënkon nga mosha, tjegull - thyera në çati....
Arnoje sa të duash, porta e re s'bëhet,
as tjegulla të tjera nuk mban çatia,
ka ardhur koha, më mirë të shemben,
që nga themelet të ndërtohen të dyja....
PASHA LËKUR-KUQ
Që kur isha veç një fëmi,
e provova peshën tënde,
mbi trupin tim kërthi....
Pasha lëkur-kuq zemër-zi,
ti kishe frikë dhe nga unë,
megjithëse isha i vogël trupkërthi....
Pasha lëkur-kuq, zemër-zi,
sot ndjehem shumë krenar,
që nuk thura asnjë varg për ty...
Nuk rashë në gjunjë kurrë,
as nuk t'u bëra servil,
nuk të putha e lëpiva duar e këpucë...
Ti nuk ishe as pasha as njeri,
njeriu pasha-fisnik,
nuk torturon gra e fëmijë...
Trupi i
krusur nga derte e
kokën
thinjat më
zemër të pastër e të madhe...