Kulturë
Demir Krasniqi: Patrioti – gushëpëllumbi
E diele, 26.01.2014, 05:18 PM
Demir KRASNIQI:
PATRIOTI – GUSHËPËLLUMBI (Parodi)
Patrioti – gushëpëllumbi ,
Rrinë gjithë natën s’e merr gjumi !
Me syçelë thurë ca ëndërrime –
Si t’i ndërrojë ca toponime ?!
Toponimet shekullore –
Për t’i ndërrua i shkojnë për dore !
Si xherahu net për net –
Toponimet i bënë synet !
Përsheshë tambël në gjyveç –
Tugjecin e bënë Tygjec !
Bluan kafe me dollap –
Gollakun e bënë Gallap !
Me pehar po pinë rasoj –
Bënë Gollakun – Galabroj !
Galabroj e Galabri –
Ta qet gazin bri me bri !
E zënë gjumi me një anë –
Novo Bërdën e bënë Artanë !
Kamenicën e bënë Dardanë ,
Rogoçicën e bënë Roganë !...
Toponimet i bënë mishmash –
Kamenicën e bënë Gurash !
Toponimet i bënë përshesh –
Dobërçanin e bënë Miresh !...
Komentoni
Artikuj te tjere
Kozeta Zylo: Dhurata Asllani fiton ''Rose Awards''
Skënder Zogaj: Unë jam dëshmitari
Sadulla Zendeli Daja: Si më mbeti emri ''Dajë''
Jonuz Fetahaj: Nga fëmijëria deri te pjekuria
Zog Hysenaj: Mos më prisni
Cikël poetik nga Shaban Cakolli
Sejdi Berisha: Shikimin nga Atdheu
Gjon Keka: Gjuha epirote (arbnore)
Sylejman Morina: Intervistë me Prof. Daniela Petanin
Zyba Hysa: Intervistë me Raimonda Moisiun
Hyqmet Hasko: Shpend Topollaj - “Mallkimi”
Elvi Sidheri: Radika provokimi (i dyanshëm) i rradhës!
Demir Krasniqi: Lutfi Haziri tjetër flet e tjetër vepron
Ilir Muharremi: Raporti regjisor dramaturg
Timo Mërkuri: Trëndafili rrënjët i ka në tokë
Veneta Çallpani: Në kërkim...
Agim Gashi: Zgjohu Skënderbe!
Poezi nga Adem Zaplluzha
Asllan Dibrani: Atdheu na thërret!
Murat Gecaj: Bisede me Prof. Sadete Pllana