Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Demir Krasniqi: Patrioti – gushëpëllumbi

| E diele, 26.01.2014, 05:18 PM |


Demir KRASNIQI:

 

PATRIOTI – GUSHËPËLLUMBI (Parodi)

 

Patrioti – gushëpëllumbi ,

Rrinë gjithë natën s’e merr gjumi !

Me syçelë thurë ca ëndërrime –

Si  t’i  ndërrojë ca toponime ?!

 

Toponimet shekullore –

Për t’i  ndërrua i shkojnë për dore !

Si xherahu net për net –

Toponimet i bënë synet !

 

Përsheshë tambël në gjyveç –

Tugjecin e bënë Tygjec !

Bluan kafe me dollap –

Gollakun e bënë Gallap !

 

Me pehar po pinë rasoj –

Bënë Gollakun – Galabroj !

Galabroj e Galabri –

Ta qet gazin bri me bri !

 

E zënë gjumi me një anë –

Novo Bërdën e bënë Artanë !

Kamenicën e bënë Dardanë ,

Rogoçicën e bënë Roganë !...

 

Toponimet i bënë mishmash –

Kamenicën e bënë Gurash !

Toponimet i bënë përshesh –

Dobërçanin e bënë Miresh !...

Gjilan, më 26.01.2014.