E marte, 28.06.2022, 06:28 AM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Neki Lulaj: Bashkatdhetarë të nderuar!

E enjte, 23.01.2014, 08:58 PM


Bashkatdhetarë të nderuar!

Nga Neki Lulaj

Miq të shtrenjtë, dashamirë të afërt të familjeve Gërvalla e Zeka, familjarë e të afërm të dëshmorëve e heronjve nga të gjitha trojeve tona, misionarë të fjalës shqipe, trupa diplomatike e Republikës së Kosovës, vëllezër të ardhur enkas nga Kosova në këtë Akademi Përkujtimore, bashkëkombas e veprimtarë të shquar, përfaqësues klubesh e shoqatash shqiptare që vepronjnë në Gjermani! Më lejoni që t’ju përshendes me respekt të thellë në emër të LSHAKSH në Gjermani, në emër të kryetarit Pal Sokoli  dhe në emrin tim! Sot jemi tubuar në këtë Akademi Përkujtimore që t’i nderojmë me krenari  tre burrat e kombit, tre flakadanët e lirisë së Kosovës, Jusufin, Kadriun e Bardhin. Në këtë tridhjetedy vjetor, i përkujtojmë me mall e dinjitet, edhe etapat  e lavdisë historike:

1)Njëqind e tridhjetë e gjashtë vjetorin e Lidhjes së Prizrenit,

2)Njëqind e gjashtë vjetorin e Kongresit të Alfabetit Shqip,

3)Njëqind e dy vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë,

4)Njezetë vjetori i Themelimit të klubit kulturor "Bardhosh Gërvalla"

5)Gjashtë vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.

Duke respektuar misionin madhor, nderimin dhe respektin për tre heronjtë e kombit, LSH hodhi idenë që t’i bashkangjitet klubit shqiptar “Bardhosh Gërvalla” në këtë Akademi Përkujtimore, që tani e në të ardhmen, do të bëhet tradicional organizimi i një ore letrare në bashkëpunim me aktivistët e devotshëm të këtij klubi që Flakën e Janarit ta festojmë së bashku. Nuk dua të Ju marr kohë që të flas për “Trinomin e Lirisë” (Jusufin, Kadriun e Bardhin), ngase historia shkroi e foli në superlativ për sakrificat e tyre sublime, pastaj edhe bashkveprimtarët e të treve dijnë më shumë se unë, ngase këtu në mesin tonë ka shumë aktivistë veprimtarë dhe atdhetarë që punuan dhe bashkëvepruan me ta.

Uroj që edhe në shekujt që vijnë të hapërojmë së bashku në ngritjen e emrit dhe veprave të tyre deri në piedestal dhe së bashku t’i rrënojmë barrierat atje në vendin tonë për t’i arritur qëllimet për çka ata dhe kalvari i gjatë i dëshmorëve dhe heronjëve shqiptarë nga të gjitha trevat u anatemuan. Edhe një herë ju falenderoj për kohën e ndarë dhe nderin që ua bëni  në përkujtim heronjëve të kombit dhe gjithë shqiptarëve! Lavdi dhe Ju falemnderit!

BOX

Organizuar nga Lidhja e Shkrimtarëve, Artistëve dhe Krijuesve Shqiptarë, me këtë rast u mbajt një orë letrare me karakter garues, ku garuan poetët,  Mentor Thaqi,   Neki Lulaj, Gonxhe Letmi Begisholli, Muhamet Luma, Fran Tanushi,  Brahim Avdyli, Sylë Bajrami, Shaban Çelaj, Beqë Lokaj (që na nderoi me prezencën e tij). Anëtarët e komisionit vlerësues: Neki Lulaj, Brahim Avdyli, Afrim Sylejmani. U shpërblyen si vijon: Vendi i parë, zt.Mentor Thaqi u shpërblye  me veprat e” Jusuf Gërvallës”. Vendi i dytë, zt.Muhamet Luma CD me këngët origjinale të “Jusuf Gërvallës”dhe libri “Trinomi i lirisë”. Vendi i tretë, zt.Sylë Bajrami me librin “Trinomi i lirisë dhe një Mirënjohje. Vendi  i katërt, zt.Shaban Çelaj me  librin “Trinomi i lirisë. Pas Orës letrare dhe ndarjes së shpërblimeve u nenshkrua Memorandimi i mirëkuptimit dhe i bashkëpunimit mes nënkryetarëve Neki Lulaj nga LSHAKSH dhe Kryetarit të klubit kulturor”Bardhosh Gërvalla” zt Afrim Sylejmani që të shndërrohet në Orë tradicionale flaka e janarit mes LSHAKSH dhe klubit “B Gërvalla”. Orën dhe iniciativen tonë e përshëndetën me nga një poezi: Namik Selmani Tiranë, Halil Haxhosaj Kosovë,  Rita Saliu SHBA, kurse si ide të shkëlqyer e pëlqyen dhe e përshëndetën:

zt Hafiz Gagica ish kryertar  LDK për Gjermani dhe botë

zt Astrit Zemaj, konsull i Republikës së Kosovës në Frankfurt

zt. Milazim Vllasaliu, konsul i RK në Frankfurt

zt.Mon Beqiri, gazetar i RTK

zt. Asllan Dibrani, publicist

Krahas pjesëmarrësve të tjerë, antarë i këshillit organizativ të këtij evenimenti kulturor ishte nënkryetari i LSHAKSH në Gjermani (Neki Lulaj), në bashkëveprim me poetin Fran Tanushin, dhe në bashkëpunim të ngushtë me kryetarin e klubit kulturor shqiptar në Ludwigsburg, zt. Afrim Sylejmanin dhe kryesinë e klubit respektiv. (Ludwigsburg, 18 janar 2014)



(Vota: 17 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora