E premte, 19.04.2024, 10:29 AM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Dardan Gashi: Islami në Kosovë është në rrezik

E hene, 20.01.2014, 08:10 PM


DARDAN GASHI: ISLAMI NË KOSOVË ËSHTË NË RREZIK - ËSHTË NË RREZIK NGA ISLAMI RADIKAL

Nga Express

Ministri Dardan Gashi dhe deputeti Amir Ahmeti kanë vazhduar replikën me njëri-tjetrin, tash në një përballje në emisionin InfoMagazina të Klan Kosovës.

Debati mes tyre nisi pas një shkrimi të Amir Ahmetit ku antiteistët i quan si “qenie më e ulët e shoqërisë”. Ndaj këtij cilësimi kishte reaguar Dardan Gashi, duke e quajtur deputetin fashist.

“Ju zotëri po përdorni saktësisht termin e njëjtë që ka përdorur Hitleri kundër hebrenjve”, ka thënë Gashi.

“Myslimanët nuk kanë të drejta në Kosovë, ata janë në rrezik”, iu ka përgjigjur Ahmeti Ministrit Gashi.

“Islami në kosovë është në rrezik, e vërtetë është, por është në rrezik nga islami radikal”, ia ka kthyer atij Gashi.

Amir Ahmeri që është deputet i pavarur, gjatë këtij emisioni, ka cituar Milazim Krasniqin e Kim Mehmetin për disa shprehje patetike, por ka vazhduar të qëndrojë prapa cilësimeve ndaj antiteistave.

“Ky është fashizëm, kur ju i thoni dikujt ‘qenie më e ulët shoqërore’, pavarësisht se sa antiteista janë, 10 apo 100 mijë, ky është fashizëm”, ka thënë Gashi.

“Ju njëherë po i fyeni antiteistët, më pas do t’i fyeni katolikët, në fund edhe myslimanët tradicionalë... Kjo është e papranueshme”, ka shtuar Ministri.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora