E diele, 25.07.2021, 12:54 AM (GMT+1)

Lajme

Arbana Xharra merr çmimin “Rexhai Surroi”

E hene, 23.12.2013, 03:17 PM


Kryeredaktorja e “Zërit”, Arbana Xharra merr çmimin “Rexhai Surroi” për gazetari

Nga Laura Hasani

Grupi KOHA ka ndarë shpërblimet “Rexhai Surroi” për letërsi e gazetari.

Kryeredaktorja e gazetës “Zëri”, Arbana Xharra është shpërblyer me çmimin “Rexhai Surroi” për gazetari për serinë e shkrimeve “Kosova alarmohet nga ekstremistët konservatorë”, ndërsa gazetari i Kohes Ditore, Vehbi Kajtazi u shpërblye për shkrimet hulumtuese rreth korrupsionit e krimit të organizuar në shëndetësi, me  titull “Klinika e vdekjes”.

Ndërsa Ag Apolloni ka marrë çmimin për letërsi me romanin “Ulurima e ujkut”.

Çmimi për Vepër Jetësore iu nda ish gazetarit të “Rilindjes”, Nehat Islami.

Në gjashtëvjetorin e këtij manifestimi, që njëherësh shënon edhe 25 vjetorin e largimin nga jeta në rrethana tragjike të Rexhai Surroit, u promovua edhe vepra e Bensik Mustafajt “Autoportret me teleskop”, botim i “Kohës”.

Kjo ceremoni, tashmë tradicionale, u zhvillua në ambientet e hotelit “Emerald” në periferi të kryeqytetit, në prani zyrtarësh të lartë politikë, personalitetesh të kulturës dhe krijuesish letrarë e gazetarë.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora