Shtesë » Lajme
Agim Gashi: Zgjedhjet moren fund!
E shtune, 14.12.2013, 02:21 PM
ZGJEDHJET
MOREN FUND!
NGA AGIM GASHI
Kaluan ethet e votimeve. Moren fund sharjen, ndërskamcat, blerjet e shitjet, ofendimet, bërtimat e deri te kërcnimet e friksimet.
Mori fund edhe balotazhi i famshëm i cili solli ndryshime kolosale. Partia në pushtet si humbëse e këtyre zgjedhjeve, duhet ta shef veten dhe ti kërkon falje popullit për gabimet dhe padrejtsitë që i bëri në udhëheqjen e komunave.
Tani, kandidatët fitimtar duhet të presin njerzisht urimet nga humbësit. Kjo vetëm çka ua rritë nderin sepse thonin pleqt tanë me filozofinë e tyre se, më mire humbës ballëlart se sa humbës i koritur.
Befasia më e madhe ndodhi me Prishtinën ku kandidati Isa Mustafa i cili kishte shumë vetëbesim të tepruar në fitoren e tij. Madje, më duket se pat thënë se poqëse e humbi Prishtinën, do të jep dorheqje nga froni i Kryetarit të LDK-së. Gjithkund në boten demokratike në raste të tilla, dorheqjet janë akte morale.
Dosido, kësaj radhe ka fituar populli i Kosovës të cilin po e shofim më të vetëdijësuar, ku duket se ka filluar ti hiqet frika nga shantazhet e bandave politike, ka filluar mos ta shet voten e tij për një pako cigare ose për një mbushje telefoni, dhe se po fillon ta marri tymonin në duart e veta për vendime kolosale.
URIME KOSOVË!
URIME FITUESVE!
HUMBJA E PRISHTINËS, ZHGËNJIM I ELEKTORATIT TË KDK-së
Me një vetëbesim të tepruar dhe me premtime për fitore të pakontestueshme, Isa Mustafa e humbi Prishtinën, një ndër bastionet më të mëdha të LDK-së.
Pastaj, e humbi Prizrenin mu si për inati. Shumica e antarsisë ju ka kshilluar që mos ta emroni z.Eqrem Kryeziun për kandidat sepse humbja me të ëshë e sigurt.Ju nuk keni dëgjuar, ju keni punuar me koken e Juaj dhe për hatrin e Eqës e jo për nevojat e LDK-së. Ju me Eqrem Kryeziun, Prizrenit i mundësuat që përsëri të zhytet në kollapsin e korrupcionit e hajnisë.
Si akt moral e njerzor, mirë do të ishte që Ju z. Mustafa ta ofroni dorheqjen nga kreu i LDK-së,
Na ke zhgënjyer i dashur Isa. Dorheqja do të ishte ngushllim edhe për Ty.
Shpresoj që këto kërkesa të mos i merrni si inate por si kshilla njerzore për të mirën e atdheut e LDK-së rugoviane.
Me rrespekt Agim Gashi- Gjermani i cili që nga formimi i LDK-së ka dhënë shumë ma shumë se disa tjerë, dhe se shumicës së aktivistëve na keni injoruar, si ju ashtu edhe udhëheqja e maparshme, ndersa keni marr njerz për interesa personale që mbinin në LDK si këpurdhat pas shiut.
Besoj se LDK duhet të këndellet dhe të bëhet e pastër rugoviane!
Rroftë LDK me udhëheqës që e meritojnë të jenë në krye të LDK-së!
01.12.2013
Düren