E diele, 25.07.2021, 01:00 PM (GMT+1)

Lajme

Agim Gashi: Gëzuar Vitin e Ri

E enjte, 02.01.2014, 07:22 PM


FAMILJAR, MOTRA DHE VËLLEZËR SHQIPTARË KUDO QË JENI!

NGA AGIM GASHI

Vitin 2013 nuk e prita fare. Për festën e këtij Viti isha në Klinikën Universitre në Aachen , në një dhomë të emergjencave speciale dhe në një gjumë të rëndë disa ditësh. Shumë nga Ju, e di që keni ngrit nga një gotë edhe për shëndetin tim-Ju falemnderit!

Ju më kishit shkruar aq shumë me dëshirat që të bëhem mirë, saqë Zoti i mori ato të zemrave shqiptare dhe mi shëdrroj në shëndet të mirë e me një mëlqi të re që e kishte fal një bujar apo bujare (këtë se di), për ta vazhduar jetën e Tij dhe jetën time në trupin tim.

Ju jeni shumë që keni shkru urata për mua dhe gëzohem që jeni shumë, u shtofshi akoma që ne si kombë të jemi sa më shumë por edhe të mirë e bujar.

Po tu shkruaja veç e veç të gjithëve, do të më duheshin njëzet shkronjës të shpejtë për ti kryer deri në fund të vitit. Kjo pra është e pamundshme, andaj unë zgjodha rrugën më të lehtë që në grup të ju përshëndes e falenderoj të gjithëve dhe që mbarë popullit ti Uroj Vitin e Ri 2014.

Nga zemra ju përcjell dëshirat,që ky vit që po vjen të ju gjejë të shëndetshëm, pa dhembje e preokupime, me bukë e ujë të bollshëm, me lumturi e dashuri, dhe në shoqëri të vazhdueshme me gëzimin dhe sukseset. Ky vit, le të jetë edhe vit i rrugëtimit dhe shtegëtimit të mbarë kombit drejt realizimit të aspiratave të mirëfillta tona kombëtare.

Unë sot në ditëlindjen time të dytë prita Urime nga më të dashurit e mi, nga familjarët e miqët, nga ata që ma njofin situatën time shëndetsore e jetësore. Prita, por prita kot. Pothuajse askujt sot si ra ndërmend për mua, edhe pse hudha shkrime e foto si kurr më pare. Azaleja ishte me hallet e veta dhe i kaluam disa çaste të mrekullueshme.

Me këtë u binda se u jam bërë i tepërt. I tepër pothuajse të gjithëve. Tani më duhet të kem kujdes se çka postoj e çka shkruaj. Por, kujdesi më i mire i imi është të ja di hallin vetit.Më thoshte babgjyshi se nuk rrëzohet muri me shpinë. As unë smund do ta rrëzoj kurr.

Një lutje të rëndësishme kam për të gjithë:

Lus miqët dhe ata që smë duan, ata që po kërcnojnë e po denojnë me ligjet e maleve, që për shkrimet dhe veprimet e mia mos fajsoni familjen time të ngushtë e të gjërë, sepse ata nuk kan të bëjnë asgjë me bindjet e mia dhe veprimet e mia. Unë jam njeri i vaçant, andaj Ju lus ti kurseni tjerët të jetojnë në pafajsinë e tyre. Çdo gjë që keni kunder meje, ma thuani mua, ose kryeni veprimet e juaja çfare të doni e kur të doni. Por dijeni se vetëm Zotit tone të Arbërit ia kam frikën. Njerzëve të shëndrruar në djaj, edhe të më vrasin, frikën sua kam!

JU TË DASHURIT E MI NGA JENI E KU TË JENI-

URIME VITI I RI 2014 !

GËZUAR PËR SHUMË MOTE FAMILJARISHT E SHQIPTARISHT

AGIM GASHI-GJERMANI!

30.12-.2013

Düren



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora